
Andrea Bregasi, i arrestuar në lidhje me atentatin në Don Bosko, ka ndërruar jetë në burg në spitalin e Fushë- Krujës, si pasojë e një arresti kardiak.
Mësohet si 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.
Bregasi ishte vënë në pranga më 11 korrik në Durrës teksa lëvizte i armatosur me pistoletë.
Ai u kap në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar ku iu gjet arma e zjarrit dhe municioni luftarak që posedohej pa leje.
Pas verifikimeve rezultoi se Bregasi ishte në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasje të mbetur në tentativë.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur vitin e kaluar në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Ai qëlloi me armë në drejtim të makinës që drejtonte Rudolf Zefi, ndërsa pasagjerë ishin dy vëllezërit e tij.
Fatmirësisht Zefi shpëtoi pa lëndime dhe denoncoi rastin në polici.
Pas ngjarjes, Bregasi u shpall në kërkim, ku madje policia vendosi 5 mijë euro shpërblim për kapjen e tij.
Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më parë për grabitje me armë në një argjendari.
Ai është liruar nga burgu në Dhjetorin e 2022 pas përfundimit të dënimit.







