AKTUALITET /

Pjesë e një grupi trafiku droge, kush është Dorian Beu që u kap në malin e Tomorit?!

46-vjeçari është pjesë e grupit të trafikut të drogës që u godit nga SPAK në dhjetor 2023, i cili akuzohet për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash. Një nga drejtuesit e grupit ishte Emirjan Beu, kushëri i Dorian Beut.

Shkruar nga Versus
Pjesë e një grupi trafiku droge, kush është Dorian Beu
Dorian Beu

Personi në foto është Dorian Beu, 46 vjeç, i arrestuar në Malin e Tomorit, pasi ishte në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

46-vjeçari është pjesë e grupit të trafikut të drogës që u godit nga SPAK në dhjetor 2023, i cili akuzohet për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash. Një nga drejtuesit e grupit ishte Emirjan Beu, kushëri i Dorian Beut.

Hetimet e SPAK zbuluan se grupi vepronte në Shqipëri dhe Itali dhe drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço. Sipas prokurorisë, ata trafikonin mbi 120 kg kokainë, 15 kg heroinë të pastër, 129 kg marijuanë dhe 92 kg hashash, të cilat u sekuestruan në Itali gjatë disa operacioneve.

Në një lidhje të ngushtë me familjen Beu, Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, avokate që më parë zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda. Ish-zëvendësministrja i kishte premtuar Florida Beut punë në Ministri në këmbim të 2,000 eurove, një arke peshku dhe një telefoni./Versus.al

Poll