Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa prej vitesh tashmë organizojnë festivalin më të madh në Kosovë, 'Sunny Hill Festival'.
Këtë vit ai u mbajt nga data 25-28 korrik, ku performuan shumë artistë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Sipas BBC, Dua dhe babai i saj donin të ndryshonin disa gjëra në Kosovë, duke nisur festivalin Sunny Hill, në qytetin e familjes së saj, në Prishtinë.
“Dua të ndryshoj retorikën e asaj që njerëzit mendojnë për Kosovën dhe se ajo është e shkatërruar nga lufta”, tha Dua në një intervistë në fillim të këtij viti.
“Kur jetoja në Kosovë, asnjë nga artistët që doja të shihja nuk zbriti kurrë në skenë", pohoi Dua.
Dua ka lindur në Britaninë e Madhe, por u transferua në Prishtinë si fëmijë pas një lufte në fund të viteve 1990 që la më shumë se 10,000 të vdekur, ndërsa Kosova luftoi për pavarësinë nga Serbia, shkruan BBC.
Kosova e deklaroi pavarësinë e saj në 2008, megjithëse disa vende përfshirë Serbinë refuzojnë ta njohin atë.
"Rivendosja e vendit mori më shumë vite sesa do të donim", thotë Dukagjin Lipa.
Sipas BBC ai tha se e kishte "gjithmonë një ëndërr" të kishte diçka si Sunny Hill në Prishtinë, pasi kishte punuar në industrinë e ngjarjeve të muzikës live për vite përpara se Dua të bëhej një yll ndërkombëtar i popit.
Festivali Sunny Hill u lançua për herë të parë në vitin 2018, 10 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në fillimet e festivalit ishte paksa e vështirë nbindja e artistëve me famë ndërkombëtare për të performuar. Megjithatë, vetëm një vit me vonë, miqtë e bukuroshes shqiptare , Miley Cyrus dhe Calvin Harris ranë dakord të merrnin pjesë duke performuar kështu për herë të parë në rajon.
Kjo ndryshoi edhe mënyrën se si festivali u pa nga aktet e tjera dhe ekipet e tyre drejtuese, shtoi BBC.
“Ne me të vërtetë ia dalim shumë më tepër peshës kur bëhet fjalë për formacionin”, tha Dukagjin për BBC News.
"Kur flas me artistët që i ftoj në festival u them: 'Shiko, mund të mos kesh tekilën që dëshiron, por më beso se do të kesh pajisjet më të mira të zërit që mund të blejnë paratë' ", shtoi ai./ Versus.al







