AKTUALITET /

Bangladesh dhe Egjipt, zbulohet numri i emigrantëve që janë nisur drejt Gjadrit me anijen ushtarake italiane

Shkruar nga Versus

Bangladesh dhe Egjipt, zbulohet numri i emigrantëve që janë nisur

Zbulohet dhe numri i emigrantëve të parë që pritet të mbërrijnë me anijen e parë italiane në Shëngjin dhe më pas në Gjadër.

 “Ansa” shkruan se, në bordin e anijes “Libra” të Marinës ndodhen 16 emigrantë të nisur drejt Shqipërisë, ku do të transferohen në qendra të hapura nën juridiksionin italian. 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.

Anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit është nisur sot nga Italia.

Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta “La Repubblica” më herët, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: