EKONOMI & MJEDIS /

10 milionë $ nga buxheti i shtetit për startup-in inovativ të Mira Muratit! Shqipëria bëhet aksionere në “Machine Thinking Lab”

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar rishikimin e parë të buxhetit për vitin 2025, ku një nga pikat më të spikatura është financimi i një projekti të nivelit global: 10 milionë dollarë për startup-in e inteligjencës artificiale “Machine Thinking Lab”, i drejtuar nga Mira Murati, shqiptarja që është bërë një nga figurat më të rëndësishme të teknologjisë botërore.

Shkruar nga Versus
10 milionë $ nga buxheti i shtetit për startup-in inovativ të
Mira Murati

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar rishikimin e parë të buxhetit për vitin 2025, ku një nga pikat më të spikatura është financimi i një projekti të nivelit global: 10 milionë dollarë për startup-in e inteligjencës artificiale “Machine Thinking Lab”, i drejtuar nga Mira Murati, shqiptarja që është bërë një nga figurat më të rëndësishme të teknologjisë botërore.

Sipas aktit normativ të miratuar, Qeveria Shqiptare, përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), do të marrë pjesë si aksionere në këtë sipërmarrje, duke investuar një miliard lekë, që do të mbulohen nga të ardhurat e siguruara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

“Ky është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e AI-së, me potencial për të sjellë përfitime strategjike për Shqipërinë si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë imazherik”, thuhet në relacionin shoqërues.

“Machine Thinking Lab”, që ka të bëjë me kërkime dhe zhvillime të avancuara në inteligjencën artificiale, do të shërbejë si një urë midis Shqipërisë dhe ekosistemit teknologjik ndërkombëtar. Ky është ndër rastet e para kur shteti shqiptar investon në një startup me ndikim të tillë të drejtpërdrejtë në teknologjinë globale, dhe jo në formën klasike të subvencioneve apo fondeve për infrastrukturë.

Një hap strategjik për Shqipërinë si qendër teknologjike

Qeveria thekson se ky investim nuk është vetëm një mbështetje për një sipërmarrje shqiptare me vizion ndërkombëtar, por edhe një lëvizje strategjike për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër kërkimi dhe zhvillimi në fushën e inteligjencës artificiale. Partneriteti me një emër si Mira Murati, e njohur globalisht si drejtuesja e teknologjive të avancuara në OpenAI – konsiderohet një mundësi e rrallë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e reputacionit të vendit në sektorët më modernë të ekonomisë. Versus.al

Poll