EKONOMI & MJEDIS /

Euro në pikiatë, ekspertët: Ja sa do të bjerë akoma dhe pse nuk shpëton dot 

Monedha europiane ka kushtuar 100.3 lekë, duke humbur vazhdimisht pikë që nga fillimi i javës

Shkruar nga Versus

Euro në pikiatë, ekspertët: Ja sa do të bjerë akoma dhe

Euro e ka mbyllur këtë javë në kursin e këmbimit me lekun, në nivelin më të ulët që nga viti 2001, kur është hedhur në qarkullim.

Monedha europiane ka kushtuar 100.3 lekë, duke humbur vazhdimisht pikë që nga fillimi i javës.

Euro në pikiatë, ekspertët: Ja sa do të bjerë akoma dhe

Për periudhën janar-gusht, Euro është këmbyer mesatarisht me 101.7 lekë, nga 111 lekë që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie 8.3%.Ndërsa në raport me janar- gusht 2022, kur këmbehej mesatarisht me 120 lekë, monedha e përbashkët vlen gati 20 lekë më pak, me rënie 15%.

Ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga burimet informale, që janë gjithmonë të pranishme, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Rënia e euros ka goditur ndjeshëm eksportuesit, të cilët kanë parë rënie të të ardhurave, madje shumë sipërmarrje në industrinë fason kanë deklaruar që janë në prag falimentimi. Një tjetër sektor i goditur është turizmi, me hotelet që u detyruan të rrisin çmimet për të amortizuar rënien e Euros, çka nga ana tjetër çoi në tkurrje të kërkesës dhe prenotimeve.

Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të pësoj zhvlerësim të mëtejshëm në vijim. Kjo e nxitur nga flukset turistike  në vend duke marrë parasysh faktin që jemi në pikun e sezonit turistik të verës. Po ashtu të tjerë faktor që kanë ndikuar në shtimin e valutës në treg janë edhe investimet e huaja dhe shitja e pasurive të paluajtshme.

Megjithatë  ecuria e kursit të këmbimit euro-lek pritet të  ndikohet edhe nga vendimi i radhës i bankës së Shqipërisë në lidhje me normat e interesit. Ekspertët parashikojnë që në linjë me Bankën Europiane Qendrore Banka e Shqipërisë mund të ulë përsëri normën e interesit çka mund të ndalonte disi forcimin e monedhës vendase.

 

 

Tags:

euro renie

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: