EKONOMI & MJEDIS /

FOTO / Dallgë 3.5 metra në Australi, 'fshijnë nga faqja e dheut' disa persona

Një peshkatar i cili ishte mbi shkëmbinj vdiq të dielën pranë Sidneit, pasi u përfshi nga dallgë gjigande, duke e çuar në gjashtë numrin e mbytjeve gjatë fundjavës së Pashkëve në Australi, ku valë të mëdha u përplasën në bregun lindor.

Shkruar nga Versus

FOTO / Dallgë 3.5 metra në Australi, 'fshijnë nga faqja e

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e dallgëve gjigande në Australi këtë fundjavë.  

Shërbimet e urgjencës u përpoqën të shpëtonin dy persona të cilët ishin duke peshkuar në plazhin Wattamolla, por njëri prej tyre nuk mundi t'ia dilte, tha në një deklaratë policia lokale. Peshkatari i dytë, një djalë 14-vjeçar ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.

Të shtunën, dallgët që arrinin 3.5 metra vende-vende "fshinë nga faqja e dheut" një tjetër peshkatar në jug të shtetit të Uellsit të Ri Jugor. Tre persona ishin mbytur tashmë të premten në Neë South ëales, ndërsa një grua vdiq pranë Melburnit (juglindje).

FOTO / Dallgë 3.5 metra në Australi, 'fshijnë nga faqja e
Dy persona janë zhdukur në det që nga e premtja, njëri jashtë Sidneit dhe tjetri jashtë Melburnit. Kërkimi vazhdon për gjetjen e tyre. Surf Life Saving Australia (SLSA) lëshoi ​​një paralajmërim të enjten se dallgët e forta do të krijonin kushte të rrezikshme surfing përgjatë brigjeve të Uellsit të Ri Jugor dhe Victoria.

FOTO / Dallgë 3.5 metra në Australi, 'fshijnë nga faqja e

 

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: