EKONOMI & MJEDIS /

Çmimi i karburantit në Shqipëri 70 lekë më shtrenjtë se në Kosovë, ministri: Shteti mbahet me taksa

Shkruar nga Versus
Çmimi i karburantit në Shqipëri 70 lekë më
Deputeti Bledion Nallbati dhe ministri Petrit Malaj

Ndër politikat buxhetore të ndjekura nga qeveria, pjesë e diskutimeve ishte çmimi i shtrenjtë që paguajnë shqiptarët për karburantet. Ndaj kësaj pyetjes së bërë nga Xhelal Mziu për arsyen e këtij çmimi të shtrenjtë, ministri Petrit Malaj u përgjigj thjesht duke thënë “shteti mbahet me taksa”.

Por kjo përgjigjie nuk kënaqi deputetin demokrat Bledion Nallbati i cili nuk e konsideroi këtë një arsyetim të vlefshëm.

“Si ka mundësi që Maqëdonia, Kosova furnizohen me karburant në të njëjtin vend ku furnizohet Shqipëria, vijnë e marin këtu, paguajnë shtesë edhe transportin dhe janë 70 lekë më poshtë se Shqipëria. Përgjigjia juaj ishte se shteti mbahet me taksa, po ata si mbahen me tarhana?”- pyeti Nallbati.

Ndërsa përgjigjia e ministrit ishte e njëjtë, duke shtuar se nuk ka ndërmend të përgjigjet sipas pritshmërive të deputetëve të opozitës.

“Nëse do më lejonit të mbaja fjalimin, pyetjet tuaja do kishin marrë përgjigjie. Përsa i përket projeksioneve tona, 15.2 mld lekë do merren nga tatimet dhe doganat, 14.8 mld lekë nga rritja ekonomike dhe 9.2 mld lekë si rezultat i politikave buxhetore të pagave. Për karburantet, unë përgjigjen time e dhashë, mbase nuk u përgjigjet pritshmërive tuaja, por unë nuk do u përgjigjem pritshmërive tuaja, por mbi faktet”- u përgjigj ministri. Versus.al

Poll