EKONOMI & MJEDIS /

NASA zbulon shenja jete në Mars

Roveri Perseverance i NASA-s ka zbuluar shkëmbinj në një kanal të tharë lumi në Mars, të cilët mund të mbajnë shenja të mundshme të jetës mikroskopike të lashtë, raportuan të mërkurën shkencëtarët.

Shkruar nga Versus

NASA zbulon shenja jete në Mars

Roveri Perseverance i NASA-s ka zbuluar formacione shkëmbore në një kanal të lashtë lumi në kraterin Jezero në Mars, që mund të përmbajnë shenja të mundshme të jetës mikroskopike të lashtë. Mostra e analizuar, e 25-ta nga gjithsej 30 të mbledhura deri tani, përmban karbon organik dhe struktura mikroskopike me fosfat hekuri dhe sulfid hekuri, substanca që në Tokë lidhen me aktivitet mikrobik.

NASA zbulon shenja jete në Mars

Megjithëse zbulimi është cilësuar si më premtuesi deri më tani, shkencëtarët theksojnë se është herët për të folur për prova të jetës pa analizë të thelluar laboratorike në Tokë. Mostrat aktualisht ndodhen ende në Mars, dhe misioni për rikthimin e tyre është pezulluar për shkak të kostove të larta dhe vonimit të afateve.

Ekspertët e cilësojnë zbulimin si një hap të rëndësishëm në kërkimin për jetë jashtëtokësore, por paralajmërojnë se proceset gjeologjike jo-biologjike mund të jenë gjithashtu shkaku i formimeve të vëzhguara.

NASA zbulon shenja jete në Mars

NASA mbetet e hapur për opsione të tjera, përfshirë analizën e mostrave në vend nëpërmjet pajisjeve të avancuara, nëse kthimi në Tokë nuk realizohet në afat të afërt.

 

Poll