EKONOMI & MJEDIS /

Niveli më i ulët që nga 2008/ Zgjedhjet ‘vendosin’ rekord të ri për këmbimin e euros?

Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro po këmbehet mesatarisht për 97.99 lekë.

Shkruar nga Versus

Niveli më i ulët që nga 2008/ Zgjedhjet ‘vendosin’

Monedha europiane ka zbritur nën kufirin psikologjik të 98 lekëve, për herë të parë që nga tetori i vitit 2008, kur Euro hyri për herë të parë në qarkullim në Shqipëri. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro po këmbehet mesatarisht për 97.99 lekë.

Rënie të ndjeshme ka shënuar edhe dollari amerikan, i cili aktualisht këmbehet për 86.54 lekë – niveli më i ulët në 17 vitet e fundit.

Sipas ekspertëve, zgjedhjet vendore të 11 majit dhe shtimi i ndjeshëm i fluksit të turistëve janë ndër faktorët kryesorë që po ushtrojnë presion mbi forcimin e lekut. Tendenca e dobësimit të valutave të huaja pritet të vijojë edhe në muajt në vazhdim.

Në përpjekje për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë masivisht në tregun valutor. Vetëm në vitin 2024, BSH ka blerë rreth 933 milionë euro – një nivel rekord që përfaqëson një rritje prej 249% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, me inflacionin që vijon të qëndrojë nën objektivin 3%, ekspertët parashikojnë se Banka Qendrore mund të ndërmarrë sërish ndërhyrje në treg, në rast se rënia e Euros do të thellohet më tej. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: