MAGAZINË /

Enkel Demi dhe Ornela Bregu do të drejtojnë Festivalin e 63-të të Këngës, zbulohet risia e spektaklit

Për herë të parë, Diaspora do të ketë mundësinë të votojë për të zgjedhur fituesin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Shkruar nga Versus

Enkel Demi dhe Ornela Bregu do të drejtojnë Festivalin e 63-të

Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar ka zbuluar moderatorët për këtë vit. Enkel Demi dhe Ornela Bregu do të jenë ata që do të drejtojnë eventin nga data 19 deri në 22 dhjetor, ndërsa Dalina Buzin do të jetë prezente në zonën ku do të performojnë këngëtarët.

Drejtoresha artistike e këtij festivali është këngëtarja e njohur Elhaida Dani, e cila ka ndarë këtë informacion me fansat e saj ditë më parë.

Përveç kësaj, këtë vit festivali sjell risi të reja. Për herë të parë, Diaspora do të ketë mundësinë të votojë për të zgjedhur fituesin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Një komision i përbërë nga specialistë të muzikës ka shpallur një listë prej 30 këngëve që do të konkurrojnë për çmimet e festivalit, si dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizionin që do të mbahet në maj të vitit 2025 në Bazel, Zvicër.

Në listën e përzgjedhur janë të përfshirë artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të emrave që kanë shkruar histori dhe gjithashtu artistë të rinj që po bëjnë emër./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: