Vajzat që shihni në foto janë dy tutoret ruse dhe ukrainase të arrestuara nga policia e Tiranës për organizimin e rrjetit të prostitucionit me escorta të huaja që ofronin shërbime seksuale në kryeqytet.
Elena Maslova 37 vjeçe nga Rusia dhe 27 vjeçarja, Anna Tkachenko nga Ukraina u kapën teksa merrnin paratë nga escortat e huaja të cilat i kishin nën menaxhim si punonjëse seksi.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe shuma të konsiderueshme parash të cilat dyshohet se vijnë nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit. Ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 11 vajza me shtetësi të huaj. Versus.al







