POLITIKË /

FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë rozë, Rama shfaqet krah figurave të vjetra të partisë

33 vjetori i themelimit të PS, bëri bashkë, ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe ish-zyrtarë të lartë të partisë.

Shkruar nga B.V
FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë
Kryemnistri Edi Rama mes ish-deputetëve të PS

Ashtu siç është kthyer në traditë, Partia Socialiste festoi dje 33 vjetorin e themelimit në një festë të organizuar në selinë rozë. Ky përvjetor i krjimit bëri bashkë, figura të vjetra të partisë, ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe mbështetës.

Në një organizim të ngjashëm me ato të viteve të kaluara, nuk u mbajtën fjalime ndërsa kryeministri Edi Rama u pa në shoqërinë e ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ish-deputetit Spartak Braho dhe ish-deputetes Arta Dade mes të cilëve tha vetëm frazën “Rroftë Partia Socialiste”.

Mest ë pranishmëve ishte edh eish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila u tha se pas shkarkimit nga detyra kishte marrëdhënie jo të mira me Ramën i cili edhe e kishte kritikuar haptas për veprimtarinë e saj të ulët në rrjetet sociale mbi aktivitete të PS.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Blendi Klosi ishte i vetmi që mbajti një fjalim ku tha se sot Partia Socialiste është më e fortë se kurrë dhe gati për të fituar edhe më shumë gara elektorale.

“Mirëserdhët në festën e partisë së madhe, që ka dëshmuar, siç është sot një bashkim i themeluesve, por e shumë të rinjve që janë bashkuar ndër vite. Sot në këtë festë vijmë më të fortë se kurrë, me shumë arritje se ja kemi dalë të jemi pranë njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë. PS vjen e fortë, e përgatitur për të fituar shumë gara të ardhshme elektorale”, u shpreh Klosi ndër të tjera.

Gjatë ceremonisë u mbajt edhe një minutë heshtje për ish-kryebashkiakun socialist të Elbasanit, Qazim Sejdini i cili u nda dje nga jeta në moshën 73 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë. Versus.al

FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë   FOTOT/ 33 vjetori i themelimit të PS, festë në selinë  

Poll