AKTUALITET /

Çfarë po ndodh në Pukë? Forcat RENEA nisen me urgjencë drejt qytetit verior

Mendohet së në banesë fshihet një person i shumëkërkuar.

Shkruar nga Versus
Çfarë po ndodh në Pukë? Forcat RENEA nisen me
Foto ilustruese

Forca të shumta të RENEA-s kanë ‘zbarkuar’ në fshatin Orosh në Pukës teksa që prej mëngjesit blutë e Pukës kanë rrethuar një banesë ku dyshohet se janë fshehur dy persona të armatosur, të cilët mendohet se qëndrojnë aty prej më shumë se 1 muaji.

Banesa në fjalë është e pabanuar prej kohësh ndërsa burime për media bëjnë me dije se është në pronësi të Mehill Jakut. Të njëjtat burime raportojnë se një 1 nga personat është nipi i Jakut. Deri më tani nuk janë bërë me dije identitetet e personave ndërsa policia ka bërë disa herë thirrje për vetëdorëzim, por nuk kanë pasur asnjë reagim pozitiv nga objektivat./Versus.al

 

Poll