MAGAZINË /

FOTOT/ Balerina shqiptare Françeska Nuredini konfirmon lidhjen me Elodie? Puthja pasionante në Japoni me këngëtaren italiane ndez rrjetin

Elodie ka ndezur rrjetin pasi publikoi një foto intime me balerinën shqiptare Françeska Nuredini gjatë pushimeve në Japoni

Shkruar nga Versus

FOTOT/ Balerina shqiptare Françeska Nuredini konfirmon lidhjen me Elodie?

Këngëtarja italiane Elodie duket se ka vendosur të mos e fshehë më marrëdhënien e saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini.

Artistja ka publikuar në rrjetet sociale një seri fotosh nga pushimet në Japoni, ku mes peizazheve dhe momenteve tradicionale spikat një imazh shumë intim: Elodie dhe Françeska shfaqen duke u puthur dhe përqafuar, në atë që fansat po e konsiderojnë si “konfirmimin” e parë publik të lidhjes së tyre.

FOTOT/ Balerina shqiptare Françeska Nuredini konfirmon lidhjen me Elodie?

Prej muajsh, në rrjet kanë qarkulluar foto dhe video të dyshes së bashku, por kjo është hera e parë që vetë këngëtarja ndan një moment kaq personal. Postimi ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në mediat rozë italiane dhe rrjetet sociale.

Gjatë muajve të fundit, çifti ka ndarë disa udhëtime dhe momente të përbashkëta, nga Venecia në Ditën e Shën Valentinit deri te pushimet në Ibiza. Ndërsa Japonia duket se ka qenë një nga destinacionet më speciale për to, ku kanë përjetuar eksperienca tradicionale si ceremonia e çajit, vizitat në tempuj historikë dhe shëtitjet në qytetet japoneze.

Historia mes Elodie dhe Françeskës ka lindur në skenë. Balerina shqiptare, vetëm 24 vjeç, është pjesë e trupës së vallëzimit të këngëtares dhe e ka shoqëruar në turnetë e fundit muzikore.

Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Françeska Nuredini e kishte përshkruar bashkëpunimin me Elodie si një eksperiencë shumë të rëndësishme artistike dhe personale.

Poll