MAGAZINË /

Çekët dhe gjeorgjianët “ndahen në paqe”, Gjeorgjia si debutuese merr pikën e parë në histori

Pasi siguroi pjesëmarrjen për herë të parë në një kompeticion europian, tashmë Gjeorgjia ka marrë edhe pikën e parë.

Shkruar nga Versus

Çekët dhe gjeorgjianët “ndahen në paqe”,

Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja me Gjeorgjisë dhe Çekisë në ndeshjen e dytë të grupit F. Për të dyja kombëtaret, ishte pika e parë në këtë turne. Ndërsa për Gjeorgjinë ishte më e veçantë duke qenë se është pika e parë që merr në histori të këtij kompeticioni duke qenë se ky është viti i parë që merr pjesë. Në ndeshjen e kaluar Gjerogjia u mposht nga turqit në një ndeshje me dhjetëra raste mes dy skuadrave. 

Sa i takon ndeshjes, ishin çekët që gjetën rrugën e rrjetës të parët me Hlozek, por goli u anulua për një prekje të topit me dorë të sulmuesit. Në fundin e pjesës së parë, Gjeorgjia kaloi në avantazh me anë të Mikautadze, i cili shndërroi në gol një penallti të akorduar nga sistemi VAR. Versus.al

Tags:

euro 2024

Poll