
Dj Gimbo ishte i eleminuari i mbrëmjes së djeshme në Big Brother VIP në televotimin e tij përballë Brikenës. Sapo doli nga shtëpia, ai u përball me një lajm të pakëndshëm për shokun e tij, reperin Gjesti i cili disa ditë më parë u arrestua nga policia dhe aktualisht mbahet në paraburgim për disa vepra penale.
Ai tha se duhej që Gjesti të kishte pritur për daljen e tij dhe më pas të shkonin të dy së bashku në vendin ku fituesi i BBVIP 4 u arrestua nga policia.
Pjesë nga biseda:
Ledioni: Në çdo rast edhe po të ishte brenda shtëpisë sonte do ta thoja këtë gjë. Ti e di se një prej mbështetësve të tu më të mëdhenj dhe do doje të vinte në një moment si ky me se s’bën është Gjesti. Mirëpo për shkak të një incidenti të ditëve të fundit…
Gimbo: Çfarë incidenti?
Ledioni: Do e mësosh më vonë, një incident ku Gjesti ka shkuar në zyra, akuzohet aktualisht për …
Dj Gimbo: U kry, u kry
Ledioni: Momentalisht ndodhet në pritje të gjykimit i izoluar.
Dj Gimbo: Si të kanë futur brenda pa mua? Pse nuk prite se kishim hyrë bashkë?
Ledioni: Unë jam i bindur se gjërat do të zgjidhen. Por doja të të informoja para se të ulesh.
Dj Gimbo: Lajmin e parë që ma ke dhënë, ma ke dhënë tamam ia kam nis me bereqet. Se di pse më kallzove, por faleminderit që më kallzove. Prandaj po thoja ku është nubi, nubi mshel. Versus.al

