AKTUALITET /

U kap pas arratisjes spektakolare, Imer Krashi pjesë e bandës së Marklen Hakes?

Pas arrestimit, ai dyshohet të jetë një hallkë aktive në grupin kriminal të drejtuar nga Marklen Haka, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

U kap pas arratisjes spektakolare, Imer Krashi pjesë e bandës së

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ndalimit të Imer Krrashit, 31 vjeç, i cili u kap sot nga Policia e Tiranës pas një ndjekjeje spektakolare. Krrashi tentoi t’iu shmangej forcave të rendit me automjetin e tij, duke rrezikuar jetën e qytetarëve në trafik dhe duke shkaktuar një aksident zinxhir me 9 automjete.

Pas arrestimit, ai dyshohet të jetë një hallkë aktive në grupin kriminal të drejtuar nga Marklen Haka, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

U kap pas arratisjes spektakolare, Imer Krashi pjesë e bandës së

Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse edhe Imer Krrashi dyshohet është pjesë e strukturës së organizuar kriminale që drejtohet nga Haka, i cili ndodhet në qendër të një dosjeje voluminoze të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku akuzohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: Trafik ndërkombëtar droge,
Grup i strukturuar kriminal,
Pastrimi i parave,
Kryerje e veprave penale në bashkëpunim, dhe
Urdhërim apo pjesëmarrje në ngjarje me armë dhe atentate të bujshme.

Ajo që bie në sy është se Imer Krrashi ka rezultuar më parë me një tjetër identitet Imer Masha, me origjinë nga Kruja. Ndryshimi i emrit shton dyshimet se ai ka ndërmarrë hapa për të shmangur hetimet dhe për të vepruar në prapaskenë pa u ekspozuar.

Emri i Marklen Hakës nga ana tjetër është përmendur në disa dosje të bujshme penale, ku lidhet me krimin e organizuar në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera, si dhe me lidhje të dyshuara me persona brenda sistemit të drejtësisë e policisë. Grupi i tij është identifikuar si një ndër më aktivët në trafikimin e lëndëve narkotike dhe qarkullimin e armëve në territorin shqiptar dhe më gjerë.

Arrestimi i Krrashit mund të jetë një hallkë kyçe në hetimet në vijim ndaj rrjetit të Marklen Hakës, pasi autoritetet dyshojnë se 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në veprimtari logjistike dhe ndihmë për fshirjen e gjurmëve të grupit.

Hetimet janë në vijim dhe Prokuroria e Posaçme pritet të japë të tjera detaje në orët apo ditët në vijim.

Poll