Në një rapor të fundit Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL) ka prezantuar një raport të ri mbi mashtrimet në shkallë globale, një raport që tregon se përdorimi i teknologjisë nga grupet e krimit të organizuar, me frekuencë në rritje, i lejon ata të përzgjedhin më mirë viktimat e tij rreth botës.
Me përdorimin e inteligjencës artificiale , tashmë modele të mëdha gjuhësore dhe kriptovaluta, të kombinuara me modele biznesi si phishing dhe ransomware, mund të kryhen mashtrime më të sofistikuara dhe profesionale pa pasur nevojë për aftësi të avancuara teknike.
Informacioni i dhënë nga institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit për këtë lloj mashtrimi nxjerr në pah edhe zgjerimin ndërkombëtar të trafikimit të qenieve njerëzore për ekzekutimin e detyruar të veprimtarive të paligjshme në call center.
“Ne po përballemi me një valë të fortë mashtrimesh në të cilat po bien gjithnjë e më shumë njerëz viktimë dhe kompani, në një shkallë të gjerë në të gjitha anët e botës”, është shpreh Jürgen Stock, Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit.
Konkluzione të tjera të raportit zbulojnë se tendencat më të shpeshta globale janë mashtrimet e investimeve, mashtrimet me paradhënie, mashtrimet sentimentale në internet dhe mashtrimet me email të biznesit përmes vjedhjes së identitetit.
Në fillim të vitit, Forumi Ekonomik Botëror kreu një anketë me më shumë se 1500 njerëz në lidhje me rreziqet më të mëdha në botë afat të shkurtër dhe u zbulua se inteligjenca artificiale është rreziku me të cilin përballet shoqëria.
Raporti i Interpolit arrin në përfundimin se ky krim global në rritje duhet të përballet në mënyrë më efektive dhe duhet të plotësohen boshllëqet e rëndësishme të informacionit. Prandaj, ata rekomandojnë krijimin e aleancave publike-private për të përballuar mashtrimet.
Organizata ka ndihmuar vendet anëtare të kapen më shumë se 500 milionë dollarë të ardhura nga veprimtaritë kriminale, kryesisht nga mashtrimet kibernetike.







