Kejsi Spaillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen me dashje në bashkëpunim të Antonio Karafilit në qershor 2018 në Voskopojë. Fillimisht, ngjarja u cilësua si vetëvrasje, por hetimet e mëvonshme zbuluan se ishte një vrasje e inskenuar. Versus.al ka gjetur foto të vona të 24 vjeçares në ngarkim të së cilës janë ngritur akuza të rënda.
Detajet e ngjarjes
Sipas hetimeve, Kejsi Spaillari, atëherë 17 vjeçe, dhe partneri i saj paralel, Rexhep Vathi, e mbytën Karafilin me çarçaf dhe e varën në një pemë për ta paraqitur si vetëvrasje. Karafili kishte dyshime për tradhtinë e të dashurës së tij, çka çoi në konflikte mes tyre. Megjithatë, provat treguan se ai u vra në një pyll dhe më pas u var në pemë për të fshehur krimin.
Detaje të tjera që ngritën dyshime për versionin e vetëvrasjes përfshijnë faktin se trupi i Karafilit ishte varur në një degë pishe vetëm 1.48 metra nga toka, ndërsa ai ishte rreth 1.8 metra i gjatë, dhe këmbët e tij preknin tokën. Gjithashtu, ai kishte shenja dhune në fytyrë .
Pasojat dhe zhvillimet e fundit
Pas mbylljes së çështjes si vetëvrasje, Kejsi Spaillari u zhvendos në Kanada, ku krijoi një familje. Ndërkohë, Rexhep Vathi kreu vetëvrasje në vitin 2024. Mesazhe të zbuluara nga ditët e para të krimit, ku Vathi shprehte i kërkonte Spahillarit të ishte e kujdesshme, çuan në rihapjen e hetimeve dhe zbardhjen e ngjarjes Aktualisht, Kejsi Spaillari është në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të përballet me akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim. /Versus.al/








