MAGAZINË /

Po performonte live në skenë, këngëtarja shqiptare ngacmohet nga djali i miliarderit grek

Shkruar nga Versus

Po performonte live në skenë, këngëtarja shqiptare ngacmohet

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, u përball me një situatë jo edhe aq të mirë në skenë.

Ndërsa po performonte u ngacmua nga djali i miliarderit grek, Evangelos Marinakis.

Në videot e bëra virale shihet se djali i Marinakis kap Foureira në mënyrë të papërshtatshme.

Po performonte live në skenë, këngëtarja shqiptare ngacmohet

Artistja mundohet që të largohet nga ai dhe të vazhdojë me interpretimin e këngës.

Eleni dukej të ishte bezdisur, por nuk po gjente një mënyrë që të shmangej nga ai.

Evangelos zotëron klubet e futbollit, ‘Olimpiacos’ dhe ‘Nottingham Forest’ si dhe rrjetet televizive greke, Mega Channel dhe One Channel.

Po performonte live në skenë, këngëtarja shqiptare ngacmohet

Kjo mbase edhe është arsyeja që ky lajm nuk është pasqyruar në mediat greke.

Kujtojmë që Foureira u bë e famshme me këngën “Fuego”, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”.

Poll