AKTUALITET /

Aksidenti i frikshëm te Kisha e Laçit, Porche bëhet “sallatë” (FOTO)

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e cila të çon drejt Kishës së Laçit. Nga përplasja e fortë kanë marrë lëndime dy personat që ndodheshin në mjetin luksoz.

Shkruar nga Versus

 

Aksidenti i frikshëm te Kisha e Laçit, Porche bëhet

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Laç, ku një mjet tip “Porche” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e cila të çon drejt Kishës së Laçit. Nga përplasja e fortë kanë marrë lëndime dy personat që ndodheshin në mjetin luksoz.

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja angleze D.S, 26 vjeçe, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /Versus.al/

A mendoni se zgjedhjet e 11 majit demostruan vullnetin e popullit?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di