AKTUALITET /

SPAK kontrollon “Klajdi Resort”: Sequestrohet telefoni i pronarit Orman Kokoshi

Shkruar nga Versus

 

SPAK kontrollon “Klajdi Resort”: Sequestrohet telefoni i pronarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një kontroll në ambientet e “Klajdi Resort”, si pjesë e hetimeve që po kryen ndaj një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të kokainës në Europë.

Gjatë operacionit, hetuesit sekuestruan telefonin celular të pronarit, Orman Kokoshi, i cili po administrohet si provë në kuadër të çështjes penale.

Ky veprim është vazhdim i hetimeve pas goditjes së një organizate kriminale shqiptare, që sipas SPAK, kishte kapacitet të ndikonte në çmimin e kokainës në tregjet europiane. Grupi është i lidhur me sekuestrimin e rreth 17 tonëve drogë në Belgjikë dhe Gjermani, një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në kontinent. /Versus.al

Poll