AKTUALITET /

I moshuari gjendet i pajetë brenda banesës në Korçë! Policia: U godit me sende të forta

Në trupin e të ndjerit janë konstatuar shenja dhune.

Shkruar nga Versus

I moshuari gjendet i pajetë brenda banesës në Korçë!

Korçë- Një 78 vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në fshatin Bulgarec.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia ka zbuluar se në trupin e pajetë të të moshuarit kishte shenja dhune.

Dyshohet se Gëzim Vija është goditur me sende të forta, gjë që i ka sjellë edhe humbjen e jetës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Versus.al

Poll