AKTUALITET /

Tentoi të vriste 21 vjeçarin pas sherrit banal, arrestohet në mes të rrugës personi me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Versus

Tentoi të vriste 21 vjeçarin pas sherrit banal, arrestohet në

Policia e Tiranës ka arrestuar në zonën e Freskut një 32 vjeçar të shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi më 16 janar të këtij viti kishte tentuar të vrsite një 21 vjeçar pas një konflikti banal që kishin patur.

Autori me rrezikshmëri të lartë, Elvis Koçeku u arrestua nga oficerët e forcave Operacionale në mes të rrugës teksa ishte pasagjer në një automjet tip “Audi”. Gjithashtu u arrestua edhe shoferi Eduard Kësolla, 27 vjeç nën dyshimin për përkrahjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll