AKTUALITET /

“Më vrisni mua, pastaj shqiptarët myslimanë në kishën time”, ndahet nga jeta prifti simbol i humanizmit, Dom Kelmend Spaqi

Gjatë luftës së Kosovës lajmëronte iftarin me këmbanat e kishës, ndahet nga jeta Dom Kelmend Spaqi

Shkruar nga Versus

“Më vrisni mua, pastaj shqiptarët myslimanë në

Dom Kelmend Spaqi, Prifti simbol i humanizmit dhe bashkëjetesës fetare gjatë luftës në Kosovë, ka ndërruar jetë pas një problemi shëndetësor.

Me origjinë nga Mirdita, Dom Kelmend Spaqi u dallua për guximin e tij në një nga periudhat më të vështira për shqiptarët në Kosovë. Si famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, ai u bë simbol i solidaritetit ndërfetar dhe mbrojtjes së civilëve, duke vendosur jetën e të tjerëve mbi veten e tij dhe rrezikun që i kanosej.

Një nga historitë më domethënëse lidhet me muajin e shenjtë të Ramazanit gjatë viteve 1998–1999. Në një kohë kur shumë familje myslimane ishin të strehuara në zonën e Gllogjanit dhe fshatrave përreth, Dom Kelmendi rrihte kambanat e kishës për të sinjalizuar kohën e iftarit. Ky gjest i rrallë u bë simbol i respektit dhe bashkëjetesës mes besimeve.

Po aq e fortë është edhe historia e vitit 1999, kur gjatë rrethimit te kishes, oficeret serb i kërkojne ndarjen e civilëve të strehuar në kishë sipas përkatësisë fetare. Përballë kësaj kërkese, Dom Kelmend Spaqi refuzoi me vendosmëri, duke deklaruar se aty nuk kishte myslimanë apo katolikë, por vetëm shqiptarë të pafajshëm.

Madje, sipas rrëfimeve, në disa raste forcat serbe kishin tentuar të hynin në kishë për të vrarë civilët e strehuar brenda, por prifti ishte vënë përpara tyre, duke kërkuar që fillimisht të ekzekutohej ai dhe murgeshat, e më pas banorët. Versus.al

Poll