
Shumë për përdoruesve të rrjeteve sociale sidomos të TIktok-ut e quajtën dështim koncertin e fundit të Noizyt dhënë në stadiumin Air Albania.
Sipas tyre duke parë pamjet, stadiumi nuk ishte plot, ashtu sikurse Noizy dhe ekipi i tij shpresonte të ishte.
Shumë ulëse ishin bosh, e pjesa e publikut që ishte në këmbë, dukej e boshatisur.
Por së fundmi në një reagim në rrjetet sociale, Noizy pretendon se për koncertin e tij janë shitur 22 mijë bileta, ndërsa ka krahasuar pjesëmarrjen dhe me koncertet e mbajtur më herët nga Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata. Sipas tij, kërkesa që ai ka pasur për ta bërë skenën në mes të fushës, ka prodhuar idenë se pjesëmarrja ka qenë më e vogël.
"Nuk ka si të jetë dështim një koncert ku u shitën më shumë se 22 mijë bileta. Është e thjeshtë për ta vërtetuar se kompanisë mund ti merren shifrat ekzakte. A ka pasur gabime Alpha Shoë 3? Po, sepse unë vendosa ta bëja skenën në mes të fushës, 360 gradë. Vetëm fusha merr 5 mijë veta. Unë nuk e kisha bllokuar një anë të stadiumit. Kur ti merr një anë të fushës, automatikisht dalin njerëzit para dhe ti bllokon me skenën 15% të fushës. Zonat VIP bëhen anash dhe ato cepat që keni parë bosh duhet të ishin zonat VIP”, shpjegon Noizy në video.
Dhe si për t’i sfiduar të gjithë ata që e kritikojnë, Noizy thotë se është i gatshëm që të mbajë një tjetër koncert të ngjashëm në muajin Gusht.
“Ju që keni qejf ta quani dështim, është totalisht e drejta juaj, por ata njerëz që ishin aty e dinë si ishte situata. Pati probleme se shiu atë mëngjes na shkatërroi ekranet. Nuk patëm mundësi t'i ndiznim. Ky ishte i vetmi gabim. Ju e dini që po të dua e bëj një Alpha Shoë tjetër në gusht. Keni qejf ta bëj një tjetër?", vijoi më tej reperi në video.
Për arsye që nuk dihen ende, Noizy e ka fshirë më pas videon nga instagrami i tij.







