POLITIKË /

Konferenca e Kryetarëve i lë mandatin Sali Berishës. Bardhi lavdëron Nikollën: E lexoi drejt Kushtetutën

Shkruar nga B.SH

Konferenca e Kryetarëve i lë mandatin Sali Berishës. Bardhi

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit në rendin e ditës ka diskutuar mbi mandatin e deputetit Sali Berisha.

Në mbledhje është vendosur që ish-kryeministrit  të mos i hiqet mandati.

Sipas kryetarës së Kuvendit Lindita Nikolla mungesa e Berishës në Kuvend është i justifikuar. 

“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, është shprehur Nikolla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Deputeti i opozitës Gazment Bardhi përshëndeti vendimin në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

“Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmente të mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha, në përputhje me Kushtetutën t’i krijohet mundesia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë në seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, 

Në dhjetor të vitit të kaluar Berisha u vendos në arrest shtëpie në cilësinë e personit nën hetimit nga SPAK për korrupsion.

Poll