Ish-Kryetari socialist i Bashkise se Bulqizes Lefter Alla është liruar nga burgu pas denimit për mosbarazi në tendër.
Alla rezulton se është liruar që në muajin Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit, por lirimi i tij ka kaluar në heshtje.
Pak muaj më parë Gjykata Posaçme e Apelit e dënoi me 3 vite burg Lefter Allën, i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës. Për ish nënkryetarën Enkeleda Lleshi dënimi i saj u konvertu në shërbim prove. Lirim me kusht përfituan edhe 4 ish punonjës të bashkisë të cilët nga SPAK akuzën për shkeljes së barazisë në tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në bashkëpunim me ish zyrtaret e bashkisë u akuzua se favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujesjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.
Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për ujësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Tennderi për ndërtimin e ujësjellësit ishte me vlere rreth 3 milion euro.








