Live Updates /

Bisedat në Sky Ecc/ Bardhi akuza se bandat zgjodhën drejtorin e policisë në Shkodër. Ministri Hoxha: Emërimi 2 vite më pas. Sulaj: Kallëzim për shpifje

*Gazment Bardhi bëri publike sot në Parlament disa biseda, të cilat sipas tij janë kryer në Sky Eç mes disa eksponentëve të krimit në Shkodër ku kërkohej përzgjedhja e Edmond Sulës në krye të drejtorisë të Policisë të këtij qarku. *Sipas Bardhit ‘Mondi’ i përmendur në biseda është sot drejtor i kësaj policie *Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka deklaruar se këto biseda janë transkriptuar në vitin 2021, ndërsa oficeri i karrrierës Sulaj është emëruar rreth 2 vite më pas. *Në lidhje me akuzat ka reaguar dhe drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Edmond Sulaj i cili I ka konsideruar si sulme në prag të konkurseve për drejtues, ndërsa ka paralajmëruar dhe kallëzim për shpifje *Bardhi është përplasur në Kuvend dhe me ministrin Hoxha duke akuzuar se Pëllumb Gjoka dhe anëtarët e fisit Bajri vendosin se kush emërohet në Policinë e Shkodrës

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Gazment Bardhi bëri publike sot në Parlament disa biseda, të cilat sipas tij janë kryer në Sky Eç mes disa eksponentëve të krimit në Shkodër ku kërkohej përzgjedhja e Edmond Sulës në krye të drejtorisë të Policisë të këtij qarku. *Sipas Bardhit ‘Mondi’ i përmendur në biseda është sot drejtor i kësaj policie *Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka deklaruar se këto biseda janë transkriptuar në vitin 2021, ndërsa oficeri i karrrierës Sulaj është emëruar rreth 2 vite më pas. *Në lidhje me akuzat ka reaguar dhe drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Edmond Sulaj i cili I ka konsideruar si sulme në prag të konkurseve për drejtues, ndërsa ka paralajmëruar dhe kallëzim për shpifje *Bardhi është përplasur në Kuvend dhe me ministrin Hoxha duke akuzuar se Pëllumb Gjoka dhe anëtarët e fisit Bajri vendosin se kush emërohet në Policinë e Shkodrës

4 Postime
7 MUAJ ME PARE

“Mondi i Shkodrës në bisedat e Sky”/ Ministri Hoxha i përgjigjet Bardhit: E pavërtetë! Sulaj, oficer model

Bisedat në Sky Ecc/ Bardhi akuza se bandat zgjodhën drejtorin e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, hodhi akuza të forta në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, duke publikuar, sipas tij, disa pjesë nga biseda sekrete dhe të koduara të bëra në platformen SKY ECC. Në Kuvend ai lexoi një dialog të zhvilluar nga abonentë të paidenifikuar prej Bardhit, që tregonin sipas tij sesi emëroheshin drejtuesit e policisë. Bardhi, këmbënguli se në përgjim flitet për zgjedhjen e drejtorit aktual të policisë së shkodrës Edmond Aulaj. Mirëpo, këtë pretendim të Bardhit e ka hedhur poshtë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ky i fundit deklaroi se Edmond Sulaj ka gradën drejtues i parë dhe se është një oficer model që i shërben vendit me përkushtim.

Ministri Ervin Hoxha: Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.

Gazment Bardhi: Nuk përmenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumentave zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe të ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumenta se unë nuk flas pa dokumenta dhe Pëllumb Gjoka. Të fola për emërimin e Pëllumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” o tij po i bëhej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos më trego mua raportin e EUROPOL, se e di më mirë se ty”.

Ndërsa në lidhje me pretendimin e ngritur nga Bardhi se zgjedhja e kreut të ri të Gardës së Republikës, është një rast korrupsioni dhe se Ermal Onuzi ishte një emër i paracaktuar më parë, ministri Hoxha e cilësoi si gënjeshtren e dytë të kreut të grupit parlamentar të PD-së.

"Unë nuk e kuptova pjesën e Komandatit të Gardës, sepse konkursi është bërë shumë serioz dhe unë nuk e kam idenë e parashikimeve që keni bërë ju dhe nuk keni pse të shqetësoheni në largpamësinë tuaj për përzgjedhjen e profilit duke e gjetur ju fituesin para se ai të konkuronte. Komandanti i Gardës së Republikës është përzgjedhur mbi frymën e ligjit. Qëllimi kryesor ishte rregullimi i kohëzgjatjes së ruajtjes së personaliteteve dhe të banesave, përmirësimi i së drejtës dhe kompesimit financiar për punonjësit dhe drejtuesit të Gardës dhe qëllimi numër tre ishte hartimi i një procedure dhe caktimi i kushteve për kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës. Pra këto kritere ndryshojnë komplet me kriteret e janarit 2021."  -tha ministi i Brendshëm Ervin Hoxha. 

7 MUAJ ME PARE

'Zëdhënës të Pëllumb Gjokës', replika mes Bardhit dhe Hoxhës, 'kërcënon' Braçe: Mos më bëni të hap librat...

Bisedat në Sky Ecc/ Bardhi akuza se bandat zgjodhën drejtorin e
Erion Braçe, Gazment Bardhi, Ervin Hoxha

Akuzat e deputetit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kanë krijuar replika mes ministrit të brendshëm, Ervin Hoxhës dhe deputetit të maxhorancës Erion Braçes.

Në denoncimin e tij sot në parlament Bardhi hodhi akuza lidhur me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës duke përmendur disa komunikime të zbardhura në ‘SKYECC’ mes bandave kriminale ku këto të fundit kërkonin me doemos emrin e Edmond Sulajt për të qenë në krye të policisë në qytetin verilindor. 

Por Ministri i Brendshëm u shpreh se biseda në Enchrochatt është bërë në vitin 2021 ndërsa Sulaj është emëruar në vitin 2023.

Ndërkohë që argumenti i Ministrit është mbështetur dhe nga deputeti Erion Braçe.

Ky i fundit i akuzuar nga Bardhi si zëdhënës i Pëllumb Gjokës u shpreh 'se sa për zëdhënës të filan banditit apo të fistek banditit mos më bëni të hap libra se po hapa librat, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampersat'.

Gjithashtu përplasje mes Ministrit Hoxha dhe Bardhit kishte dhe përsa i përket emërimit të ri të drejtorit të Gardës.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike maxhoranca ndryshoi ligjin e Gardës për llogari të një oligarku i cili kërkonte në krye të këtij institucioni Ermal Onuzin.

Ministri Hoxha: Në lidhje me bisedën Encrochat duhet të them se Edmond Sulaj mban drejtorin e policisë Qarkut Shkodër, kam pasur nderin të punoj me të dhe është një nga oficerët në karrierë që ka treguar aftësi dhe integritet në karrierën e tij në 27 vite punë. Kjo është gënjeshtër. Biseda del në vitin 2021, ndërkohë që Edmondi është zgjedhur në vitin 2023. Tani gënjeshtra e dytë që unë nuk e kuptova pjesën e Komandatit të Gardës sepse konkursi është bërë shumë serioz dhe unë nuk e kam idenë e parashikimeve që keni bërë ju dhe nuk keni pse të shqetësoheni në largpamësinë tuaj për përzgjedhjen e profilit duke e gjetur ju fituesin para se ai të konkuronte.

Pra ju keni gjetur dhe fituesin para se të konkuronte? Kjo është ajo që po mundohen tju shpjegoj. Komandanti i Gardës së Republikës është përzgjedhur mbi frymën e ligjit. Qëllimi kryesor ishte rregullimi i kohëzgjatjes së ruajtjes së personaliteteve dhe të banesave, përmisimi i së drejtës dhe kompesimit financiar për punonjësit dhe drejtuesit të Gardës dhe qëllimi numër tre ishte hartimi i një procedure dhe caktimi i kushteve për kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës. Pra këto kritere ndryshojnë komplet me kriteret e janarit 2021.

Bardhi: Në fakt e prisja që Ministri të përgjigjej pas pesë orësh se do t'i duhej të koordinonte mesazhin me Pëllumb Gjokën. E kuptova që ta ka shkruar dhe ti thjesht e lexove. Ajo që unë thashë për bisedën është se Drejtori i Policisë së Shkodrës është emëruar 1 muaj pasi miku i Pëllumb Gjokës u bë Ministër i Brendshëm dhe sipas asaj që unë publikova ka qënë kërkesë e drejtpërdrejtë e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që prisnin që miku i tyre të bëhej Ministër. Dhe zoti e deshti që miku u bë Ministër dhe Drejtori me kërkesë siç ishte e këtij grupi kriminal u emërua në detyrë. Unë nuk bëra CV e personit në fjalë, nuk kam punë me personin në fjalë kam punë me bashkëpunimin mes politikës dhe krimit të organizuar. Nuk e dija që Pëllumb Gjoka i ka shtuar zëdhënësit në këtë sallë. Por sot kuptova që ka shumë zëdhënës së tij në sallën e seancave plenare. Sa i takon Drejtorit të Gardës faleminderit që lexove sqarimin e oligarkut që urdhëroi ndryshimin e ligjit në mars të 2024. Zoti ministër, maxhoranca e juaj ndryshuat kriteret për emërimin e Drejtorit të Gardës. Kriteret i ndryshuat se kishit paracaktuar emërimin e Ermal Onuzit në krye të Gardës se nuk i plotësonte kriteret sipas ligjit që ishte në fuqi. Sa po hyri në fuqi ligji bëtë sikur bëtë një konkurs dhe çuat atë që ju kishte urdhëruar të bënte ligjin. Kemi qënë këtu dhe e kemi denoncuar se ligji është sponsorizim i një oligarku që të emëroj Drejtor të Gardës, Ermal Onuzin dhe ju nuk bëtë asgjë më shumë dhe asgjë më pak provuar se ndryshimet në atë ligj u bënë të porositura për llogari të një individi.

Braçe: Në fillim të fjalës time bëra një apel që në sallën e Kuvendit patjetër që duhet të mbrohet interesi publik dhe është shumë e rëndësishme që të mbrohet. Dhe unë mendoj se interesi publik mbrohet mbi të vërteta. Kam që në mëngjes në sallën e Kuvendit dhe kam dëgjuar më shumë vëmëndje madje kam mbajtur dhe shënime. Këtu në sallën e Kuvendit u lexua komunikim midis dy kodeve në ENCHROCHAT të supozuara, të dyshuar banditë. Dhe në ato komunikime flitet për Mondin. Dhe këtu u tha që ai Mondi është drejtori i policisë së Shkodrës qartazi fare. Tani unë po ju them që Mondi është bërë drejtor i policisë së Shkodrës në tetor të vitit 2023. Ndërkohë që komunikimi në ENCHROCHAT është I vitit 2021, kaq dhe e thjeshtë. 2021 si limiti i fundit kur mund të jertë përdorur ENCHROCHAT lart e poshtë nëpër dynja dhe në këtë vend, kaq dhe shumë e thjeshtë. Tani sa për zëdhënës të filan banditit apo të fistek banditit mos më bëni të hap libra. Kaq shumë e thjeshtë, se po hapa libra, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampersat./ Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

“Na duhet një dimër Mondi”/ Akuzat e Bardhit, reagon drejtori i Policisë së Shkodrës: Shpifje, do të bëj kallëzim

Bisedat në Sky Ecc/ Bardhi akuza se bandat zgjodhën drejtorin e
Edmond Sulaj

Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Edmond Sulaj, ka reaguar sot pas deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi se përzgjedhja e tij në krye të kësaj drejtorie ka qenë kërkesë e disa eksponentëve të krimit në Shkodër, biseda të dala nga transkriptet në Sky Ecc.

Sulaj i ka quajtur sulme të kordinuara, tashmë dhe në prag të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit, ndërsa ka paralajmëruar dhe kallëzim penal për Bardhin. 

Reagimi i Edmond Sulaj:   

Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cënojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit.

Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite  më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi.

Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal. Faleminderit! / Versus.al

7 MUAJ ME PARE

“O vëlla, Mondi na duhet një dimër atje”, Bardhi i lexon Ramës komunikimet e bandave për drejtorin e ri të policisë së Shkodrës

Bisedat në Sky Ecc/ Bardhi akuza se bandat zgjodhën drejtorin e

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hodhi sot akuza të forta në Kuvend lidhur me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës, duke përmendur disa komunikime të zbardhura në “sky ecc” mes bandave kriminale ku emri i Edmond Sulajt përmendet mes tyre si i domosdoshëm për të qenë në krye.

Për këtë fakt, Bardhi iu kthye Ramës duke e akuzuar si të lidhur me krimin e organizuar.

“E dija që ishte ekspert i inceneratorëve por që je edhe ekspert i mbetjeve të rrezikshme, këtë nuk ma merrte mendja. Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar, tani po të pyes sesi ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës. Kodi Pin i sky ecc, “o vlla s’ka llafe për atë mikun tënd ministër të brendshëm, përgjigjet ky tjetri: po por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë tjetri ‘Mua mondi më duhet aty vëlla”, Mondi është drejtori aktual i policisë në Shkodër. Vjen ti këtu dhe akuzon opozitën. Për çfarë? Se të thotë ty se je i lidhur me krimin e organizuar? Ky nuk di asgjë, këtij i hanë të tjerët dardha pas shpine, fajin ia ka opozita se e baltos me akuza kriminale ndaj tij”- u shpreh Bardhi.

Për këtë pretendim, Bardhi tha se do të publikojë fakte të tjera në vazhdim të cilat sipas tij dëshmojnë se bandat kriminale të Shkodrës kanë ndikuar në emërimin e drejtorit të policisë vendore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: