Live Updates /

BKH mësyn në zyrat e PSD për krime zgjedhore në Shkodër, disa të proceduar! Dumani me task-forcën: Mos neglizhoni deklaratat për shitblerje votash

*Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar sot në Malësi të Madhe, Bushat, Mjedë dhe Barbullush në kuadër të veprimeve për parandalimin e krimeve zgjedhore. *Mësohet se bëhet fjalë për një operacion në zyrat e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, ku një person është shoqëruar në komisariat nën dyshimin se ka tentuar të blejë vota. Ndërsa deri më tani bëhet me dije për disa të proceduar nga shtabi elektoral i PSD. *Në Shkodër ishte edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani ku zhvilloi një mbledhje me taskforcën e ngritur kundër krimeve zgjedhore. *Ai u kërkoi strukturave që sa herë që të ketë akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që bëjnë akuza të tilla duhet të thirren për të bërë kallëzim në polici e prokurori dhe të mos neglizhohen.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar sot në Malësi të Madhe, Bushat, Mjedë dhe Barbullush në kuadër të veprimeve për parandalimin e krimeve zgjedhore. *Mësohet se bëhet fjalë për një operacion në zyrat e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, ku një person është shoqëruar në komisariat nën dyshimin se ka tentuar të blejë vota. Ndërsa deri më tani bëhet me dije për disa të proceduar nga shtabi elektoral i PSD. *Në Shkodër ishte edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani ku zhvilloi një mbledhje me taskforcën e ngritur kundër krimeve zgjedhore. *Ai u kërkoi strukturave që sa herë që të ketë akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që bëjnë akuza të tilla duhet të thirren për të bërë kallëzim në polici e prokurori dhe të mos neglizhohen.

4 Postime
4 ORE ME PARE

VIDEO/ Përfundon mbledhja e Task Forcës në Shkodër, zbardhen mesazhet e kreut të SPAK për ndëshkimin e krimeve zgjedhore

BKH mësyn në zyrat e PSD për krime zgjedhore në
Altin Dumani në Shkodër

Ka përfunduar mbledhja e Task Forcës në Shkodër, ku kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi një takim me drejtuesin e prokurorisë, drejtorin e policisë së qarkut dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese.

Gjatë mbledhjes, Altin Dumani ka theksuar rëndësinë e hetimeve për krimet zgjedhore. Sipas burimeve, ai deklaroi se SPAK ka procedime konkrete për këtë çështje dhe se pritshmëritë janë të larta për zbardhjen e këtyre krimeve.

Kreu i SPAK kërkoi gjithashtu që në rastet kur ka akuza për shitblerje vote, individët që i bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori, duke i trajtuar këto raste me seriozitetin e duhur.

Dumani ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së policisë dhe prokurorisë gjatë ditëve të fundit të fushatës elektorale, duke kërkuar një angazhim maksimal për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore.

Ai ka vlerësuar punën e institucioneve të rendit në Shkodër dhe ka shprehur gatishmërinë e SPAK për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat ligjzbatuese./Versus.al

 

5 ORE ME PARE

Operacioni kundër krimeve zgjedhore në Shkodër, BKH dhe Dumani bastisin zyrat e PSD! Disa të shoqëruar

BKH mësyn në zyrat e PSD për krime zgjedhore në
Foto montazh: Altin Dumani, Tom Doshi

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni që po zhvillojnë agjentët e BKH në Shkodër në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Mësohet se janë bastisur zyrat e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Kontrollet janë zhvilluar në Malësi të Madhe, Bushat, Mjedë dhe Barbullush, ndërsa deri më tani ka dhjetëra të proceduar. Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me manipulimin apo cënimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Është shoqëruar një person ku po i merren deklarime në kuadër të një procedimi penal. Personi ka dyshime se ka tentuar të ushtrojë ndikim të paligjshëm tek zgjedhësit për PSD në Bushat. 

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këtë operacion. Versus.al

6 ORE ME PARE

Agjentët e BKH në Shkodër për krime zgjedhore, ka të ndaluar! Në terren zbarkon edhe Altin Dumani

BKH mësyn në zyrat e PSD për krime zgjedhore në

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe policia e Shkodrës, po kryejnë sot kontrolle në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë për parandalimin e krimeve zgjedhore.

Burime bëjnë me dije se ka disa persona të ndaluar. Në zonë, agjentët e BKH po mbështeten nga oficerë dhe patrulla të policisë së Shkodrës. Në terren është edhe kreu i SPAK, Altin Dumani i cili kryeson ‘Task Forcën’ e ngritur për krimet zgjedhore.

Më herët, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte nisur 35 procedime penale, mes të cilave pjesa më e madhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Krimet zgjedhore që hetohen nga task-forca e SPAK:

Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Korrupsioni pasiv në zgjedhje

Grupet kriminale në zgjedhje

Çdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë. Versus.al

8 ORE ME PARE

Krimet zgjedhore, BKH zbarkon në disa zona të Shkodrës! SPAK: Në total 33 procedime për blerjen e votave

BKH mësyn në zyrat e PSD për krime zgjedhore në

BKH dhe Policia e Shkodrës po zhvillojnë kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër. Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla te DVP Shkodër.

Ndërkohë nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, SPAK ka dhënë detaje mbi 35 procedimet penale të nisura për krimet zgjedhore. Mes tyre bëhet fjalë për 29 procedime nën dyshimin e korrupsionit aktiv në zgjedhje, 4 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv, 1 procedim për përdorimin e funksionit publik për qëllime politike dhe 1 procedim tjetër për përdorimin e funksionit publik për arsye politike dhe shpërdorim detyre.

Për 22 kallëzimeve mes qindra materialeve të referuara në SPAK, është vendosur mosfillimi i hetimeve. 16 denoncime janë referuar në prokuroritë e rretheve për moskompetencë të SPAK, 10 denoncime janë dërguar në polici për informacione shtesë dhe 1 material i është bashkangjitur një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa tjetër është ende në proces verifikimi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: