Live Updates /

Burri vret gruan në Fier, më pas veten! Tragjedi e paralajmëruar, konflikte të shpeshta mes çiftit me 9 fëmijë

*Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Kuman të Roskovecit në Fier ku një 80 vjeçar vrau me pushkë gruan e tij 75 vjeçare. Autori, Shefit Rrapaj vrau gruan e tij Dashri Rrapaj dhe më pas vrau veten. E gjithë ngjarja ndodhi në banesën ku çifti jetonte prej 20 vitesh. *Tragjedia kishte qenë e paralajmëruar pasi të moshuarit kishin shpesh konflikte me njëri-tjetrin, madje 4 ditë më parë policia kishte shkuar për të shuar sherrin mes tyre. *10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar të vriste veten. Të moshuarit kishin 9 fëmijë, shumica e të cilëve jetonin jashtë vendit, ndërsa ata jetonin me njërin prej djemve. *Policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

Tragjedi e paralajmëruar, dalin fotot e çiftit të të moshuarve që u ndanë nga jeta sot

Burri vret gruan në Fier, më pas veten! Tragjedi e paralajmëruar,
Dashuri dhe Shefit Rrapaj

Fier- Janë publikuar fotot e çiftit të të moshuarve që humbën jetën ditën e sotme në Kuman të Roskovecit.

Bashkëshorti Shefit Rrapaj qëlloi me pushkë gruan e tij, Dashuri Rrapaj. Ngjarja ishte e paralajmëruar për shkak se 4 ditë më parë, policia kishte shkuar në banesë për të shuar një tjetër konflikt mes dy të moshuarve.

Nga 9 fëmijët e çiftit, pjesa më e madhe e tyre jetojnë në emigracion.  Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Versus.al

2 ORE ME PARE

Burri vrau gruan dhe më pas veten, çifti me 9 fëmijë prej vitesh kishin konflikte! 4 ditë më parë, ndërhyri policia

Burri vret gruan në Fier, më pas veten! Tragjedi e paralajmëruar,

Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kuman të Roskovecit ku 80 vjeçari Shefit Rrapaj vrau me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe dhe më pas vrau edhe veten.

Prej më shumë se 20 vitesh, çifti jetonte në këtë zonë pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 9 fëmijëve, 6 vajza dhe 6 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracioni. Vetëm njëri prej djemve jetonte me ta dhe është shoqëruar për në komisariat për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen.

Mësohet se në familje ka patur prej vitesh konflikte të vazhdueshme. Madje vetëm 4 ditë më parë policia kishte ndërhyrë për të sqaruar konfliktet mes çiftit të ndjerë. Gjithashtu, bëhet me dije se 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar të vetëvritej me armë zjarri. Versus.al

5 ORE ME PARE

Tragjedi në Fier, burri vret gruan dhe më pas vetëvritet

Burri vret gruan në Fier, më pas veten! Tragjedi e paralajmëruar,

Fier- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur brenda një familje në fshatin Kuman të Roskovecit ku burri ka vrarë bashkëshorten dhe më pas është vetëvrarë.

80 vjeçari Shefit Rrapaj e ka kryer krimin e rëndë me pushkë duke lënë të vdekur bashkëshorten e tij 75 vjeçare, Dashuri Rrapaj. 

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të tragjedisë. Versus.al

Poll