Live Updates /

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, autorët përdorën mjetin nën pronësi të kompanisë së tij! Dyshime për përplasje në biznes

*Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri në Elbasan, biznesmeni 43 vjeçar, Edmond Hyka alias Moni Mëhalla. Ngjarja ndodhi sapo kishte dalë nga zyra e karburantit “Xhaxhi Oil” nën pronësinë e tij. Autorët ishin 2 persona të maskuar dhe njëri prej tyre e qëlloi 5 herë me pistoletë, ndërsa 2 prej plumbave e kapën në kokë. *Pas ngjarjes, mjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët u gjet i shkrumbuar në fshatin Mirakë në aksin Elbasan-Librazhd. *Policia ka shoqëruar 10 persona për t’i pyetur lidhur me ngjarjen. Por një detaj i papritur është zbuluar gjatë hetimeve. Makina e përdorur nga autorët për të kryer vrasjen është nën pronësi të një prej bizneseve të 43 vjeçarit të vrarë. Ky i fundit kishte një pikë karburanti dhe një rrjet shërbimi taksish në Elbasan të quajtur “El Taxi”. *Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për përplasje në biznes. Ndërsa vetë viktima ishte person me precedentë penalë teksa së fundmi ishte në proces gjyqësor për armëmbajtje pa leje e narkotikë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
31 MINUTA ME PARE

Detaji “misterioz” në vrasjen e biznesmenit në Elbasan, mjeti i autorëve në pronësi të kompanisë së viktimës

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, autorët përdorën mjetin
Mjeti i shkrumbuar

Elbasan- Ndërkohë që policia po merr në pyetje rreth 10 persona që janë shoqëruar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmë, një detaj i papritur është bërë publik në media së fundmi.

Mjeti i autorëve i cili u gjet i djegur në fshatin Mirakë në aksin Elbasan-Librazhd rezulton të jetë nën pronësi të kompanisë së 43 vjeçarit të vrarë, Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

Deri më tani pista e hetimeve është mundësia që biznesmeni të ketë patur përplasje me persona të tjerë për shkak të bizneseve. Viktima kishte nën pronësi karburantin “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja dhe rrjetin e shërbimit të taksive “El-Taxi”.

Në mjetin e shkrumbuar që përdorën autorët tip “Audi” ngjyrë e zezë u gjetë edhe një pistoletë që dyshohet se u përdor nga njëri prej 2 autorëve të maskuar që kryen krimin. Versus.al

4 ORE ME PARE

I njëjti skenar, pas vrasjes së biznesmenit në Elbasan, gjendet makina e djegur e autorëve

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, autorët përdorën mjetin
Foto nga vendngjarja

Ashtu si në atentatet e tjera mafioze në vend, edhe pas vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka mbrëmjen e djeshme në Elbasan, është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se është përdorur nga dy autorët.

Mjeti është gjetur në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Mirakë. Policia nuk ka ende asnjë gjurmë që mund të ndihmojë në zbulimin e 2 autorëve të ngjarjes së rëndë.

Ndërsa janë shoqëruar në polici 10 persona. Dyshimet janë se vrasja mund të ketë ndodhur pas një konflikti që i ndjeri ka patur gjatë javës. Versus.al

6 ORE ME PARE

Vrasja që tronditi Elbasanin, 2 autorët që ekzekutuan biznesmenin, u larguan drejt Librazhdit

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, autorët përdorën mjetin
Viktima, Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla

Mbrëmjen e djeshme Elbasani u trondit nga vrasja me armë zjarri e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla. 43 vjeçari u qëllua me 2 plumba në kokë teksa ndodhej në karburantin e tij "Xhaxhi Oil" dhe po qëndronte brenda mjetit tip "Range Rover". 

Autorët kanë qenë 2 persona të cilët pasi kryen vrasjen me pistoletë, u larguan drejt Librazhdit. 

Mëhalla gjithashtu ishte pronar i rrjetit të taksive "El Taxi" në Elbasan ndërsa jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit pavarësisht se aktivitetin e biznesit e ushtronte në Elbasan. 

Grupi hetimor ende nuk ka arritur të gjejë gjurmë të dy autorëve të cilët duket se kanë qenë të mirëorganizuar për t'u larguar pa lënë gjurmë. Mëhalla ishte në proces gjyqësor për armëmbajtje pa leje dhe zotërim të sendeve të paligjshme. Versus.al

Poll