Live Updates /

Dy të armatosurit i vetëdorëzohen RENEA-së në Orosh, prej orësh kërcënuan policinë

Julian Cumarraku dhe shoku i tij Arben Uka që janë rrethuar nga policia lokale dhe RENEA- në fshatin Orosh të Fushë-Arrzit

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Julian Cumarraku dhe shoku i tij Arben Uka që janë rrethuar nga policia lokale dhe RENEA- në fshatin Orosh të Fushë-Arrzit

5 Postime
31 MINUTA ME PARE

Vetëdorëzohen Julian Cumrraku dhe Arben Uka

Dy të armatosurit i vetëdorëzohen RENEA-së në Orosh,

Juljan Cumraku dhe Arben Uka, dy personat e armatosur që kërcënuan policinë me armë zjarri, janë vetëdorëzuar pas shumë orësh negociata nga RENEA dhe familjarët e dy të dyshuarve.

RENEA është futur në banesë për të kontrolluar me qenë dhe për të gjetur armët dhe eksplozivët që mund të kenë fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit

RENEA tentoi kontaktin përmes vëllait dhe më pas motrës së njërit prej të rrethuarve, duke arritur t’i bindin që të dalin paqësisht nga objekti ku ishin strehuar.

Operacioni antiterror, i cili ka vijuar për orë të tëra me pjesëmarrjen e forcave të specializuara, mbetet ende aktiv.

Policia po vijon kontrollin për të zbardhur të plotë aktivitetin e Juljan Cumrakut dhe Arben Ukës.

 

1 ORE ME PARE

RENEA dërgon për negociata vëllain e njërit prej dy të armatosurve në Orosh

Dy të armatosurit i vetëdorëzohen RENEA-së në Orosh,
Momenti kur policia dërgon negociatorin

Julian Cumrraku dhe Arben Uka të cilët kërcënuan policinë lokale me armë zjarri kur kjo e fundit u kërkoi të dorëzoheshin vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në një godinë të pabanuar në Orosh të Fushë-Arrëzit. RENEA dhe Antiterrori kanë rrethuar zonën ku ndodhet banesa e vetmuar.

Policia u ka bërë vazhdimisht thirrje me altoparlant që Julian Cumrraku dhe Arben Uka të dorëzohen por ka rezultuar pa sukses.

Në këto kushte të vështira policia ka marrë vëllain e njërit prej autorëve të dyshuar që të negociojë për dorëzimin e tyre.

Dy personat në fjalë mësohet se janë të armatosur dhe kërcojnë autoritetet se do të hapin zjarr nëse nuk largohen.

Julian Cumrraku 24 vjeç mësohet se bën thirrjen "Allahu Ekber" ndërsa së bashku me Arben Ukën kanë qenë nën vëzhgim nga Antiterrori.

Dy personat qëndrojnë prej një muaji në ngujuar në këtë godinë e cila tashmë është e rrethuar në çdo cep ndërsa të tjera detaje pritet të mësohen në vijim.

3 ORE ME PARE

Dy të armatosurit i vetëdorëzohen RENEA-së në Orosh, prej orësh kërcënuan policinë

 

3 ORE ME PARE

ESKLUZIVE/ Julian Cumrraku dhe Arben Uka ishin nën vëzhgim nga anti-terrori

Dy të armatosurit i vetëdorëzohen RENEA-së në Orosh,

Julian Cumrraku dhe shoku i tij Arben Uka që janë rrethuar nga policia lokale dhe RENEA- në fshatin Orosh të Fushë-Arrzit që prej orëve të para të mëngjesit qëndrojnë të ngujuar dhe kërcënojnë policinë të mos i afrohet banesës.

Në vendin që ndodhet banesa nuk ka valë telefoni për të mundësuar komunikimin.

Burime për Versus.al bëjnë me dije se dy personat e dyshuar po survejoheshin prej disa muajsh nga anti-terrori pasi kishte dyshime për veprimtarinë e tyre. Ata janë zbuluar rastësisht gjatë një kontrolli pasi dyshoheshin për armë dhe lëndë narkotike. Ata kanë qëlluar me armë në ajër të paktën njëherë dhe ky fakt konfirmohet nga banorët e zonës.

Gjatë kohësh që policia iu ka bërë thirrje të dorëzohen kanë bërë thirrje “Allahu ekber”. Policia po tenton të negociojë duke dërguar vëllain e njërit prej tyre.

Të dy personat nuk kanë qenë precedent penal më parë, por dyshohet se Arben Uka ka qenë më parë në Siri në mbështetje të grupeve terroriste. Në fshat ka mbërritur gjithashtu dhe një autoambulancë. /Versus.al

4 ORE ME PARE

EMRI/ Aksioni i RENEA-s në fshatin Orosh, identifikohen dy personat që kërcënuan me armë policinë

Dy të armatosurit i vetëdorëzohen RENEA-së në Orosh,
Pamje nga vendngjarja

24 vjeçari Julian Cumrraku dhe Arben Uka janë personat e rrethuar nga policia në Orosh të Fushë-Arrëzit, të cilët dyshohen se kanë kërcënuar me armë punonjësit e policisë të cilët iu kanë kërkuar që të dyshuarit të dorëzoheshin.

Ata dyshohet se janë të armatosur me kallashnikov dhe armë të tjera të rënda gjë e cila ka penguar forcat e policisë të ndërhyjnë menjëherë për ti arrestuar. Banesa ku ata janë fshehur ndodhet në një zonë të vetmuar dhe nuk ka valë telefoni për të komunikuar. 

Policia lokale kërkoi ndihmën e RENEA-s për të ndërhyrë pasi dyshohet se dy personat që janë fshehur në një banesën e braktisur në pronësi të Mëhill Jakut janë të armatosur dhe kishin rreth një muaj që qëndronin aty.

Dyshohet se njëri nga personat e armatosur është nipi i pronarit të banesës. RENEA ka arritur në vendngjarje dhe u ka bërë thirrje të dorëzohen por ata kanë refuzuar dhe kërcënuar se do të qëllojnë./Versus.al

Poll