Live Updates /

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen në Ndroq, shkak dyshohet konfliktet e drogës

*Alfred Dedja është ekzekutuar pasditen e sotme në Ndroq. Ai është qëlluar me armë pranë një lokali të njohur në këtë zonë, ndërsa duket se ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. *Autori i është afruar në këmbë për ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë ‘Benz’ të zi. Këto detaje janë dhënë nga dëshmitarë okularë të ngjarjes, të cilët kanë lajmëruar dhe policinë. *Burime zyrtare nga policia e kryqeytetit kanë bërë të ditur se, është identifikuar autori i vrasjes së Alfred Dedjas, ndërsa krimi ka ndodhur për pazare droge të prishura mes viktimës dhe autorit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Alfred Dedja është ekzekutuar pasditen e sotme në Ndroq. Ai është qëlluar me armë pranë një lokali të njohur në këtë zonë, ndërsa duket se ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. *Autori i është afruar në këmbë për ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë ‘Benz’ të zi. Këto detaje janë dhënë nga dëshmitarë okularë të ngjarjes, të cilët kanë lajmëruar dhe policinë. *Burime zyrtare nga policia e kryqeytetit kanë bërë të ditur se, është identifikuar autori i vrasjes së Alfred Dedjas, ndërsa krimi ka ndodhur për pazare droge të prishura mes viktimës dhe autorit.

7 Postime
4 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ky është viktima e vrasjes së Ndroqit dhe autori i krimit

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen

Dalin fotot e viktimës së Ndroqit, Alfred Dedja dhe autorit të vrasjes, Julian Gjoshi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në një lokal në zonën e Ndroqit ku viktima ishte duke konsumuar një drekë me disa miq të tij.

Ndërkaq burime bëjnë me dije se edhe viktima Alfred Dedja ka pasur armë, pasi policia i ka gjetur një pistoletë në trup.

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen
Alfred Dedja

50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi ‘Golden’.

Ka dyshime se viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe se ngjarja  mendohet se ka të bejë me prishjen e pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit.

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen
Julian Gjoshi

Viktima ka qenë në tavolinë në lokal dhe autori sapo është futur ne lokal,  është ulur në tavolinë tjetër. Më pas, viktima i është afruar, aty kanë debatuar dhe Julian Gjoshi e ka qëlluar. Autori dhe viktima kanë pasur njohje me njëri-tjetrin.

Vrasja e 50-vjeçarit Alfred Dedja me armë zjarri në mes të ditës sot në një lokal në fshatin Ndroq në periferi të Tiranës ka tmerruar klientët që ndodheshin në lokal në momentin kur 50-vjeçari u ekzekutua me gjakftohtësi nga agresori.

4 MUAJ ME PARE

Si Altin Hajri në vitin 2021 i kërkonte deputetit Jurgis Çyrbja, lirimin e kunatit që sot kreu vrasjen në Ndroq

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen

Arrestimi në Tiranë në muajin Janar 2021 i Julian Gjoshit, kunatit të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak, ka mobilizuar Hajrin që të kërkojë ndihmë tek zyrtari i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Mes Çyrbes dhe Altin Hajrit, ka një mori bisedash në aplikacionin “Sky”, ku Hajri kërkon që Çyrbja ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit, pasi siç i shkruan ai në “Sky”, “…e mytën kalamajt, daja…”.

Në mesazhet e dërguara del dhe ndihma që ka dhënë një personazh i quajtur “Ols”, i cili dyshohet se është funksionar i Drejtësisë, mik i Jurgis Çyrbes, por pa dalë se kush është konkretisht.

Julian Gjoshi, ishte arrestuar në mbrëmjen e 18 Janarit 2021 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, si dhe “Drejtim mjetit në gjendje të dehur”. Bashkë me të ishte në makinë dhe një person tjetër, i quajtur Edvin Barçi i thirrur me nofkën “Boli”.

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen

Kjo është foto e pistoletës “Bereta” që policia e sekuestroi në makinën e Julian Gjoshit mbrëmjen e 18 janarit në Tiranë. Julian Gjoshi qëndroi vetëm 11 muaj në paraburgim dhe më pas doli në 23 dhjetor 2021, vetëm 7 ditë para Vitit të Ri.

Por teksa Gjoshi, mbahej i arrestuar në ambientet e Policisë së Tiranës dhe pritej të dilte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, kunati i tij bisedon në aplikacionin “Sky” duke e njoftuar për arrestimin e kunatit.

Altin Hajri i shkruan në “Sky” Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

“…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

Më tej Altin Hajri, vijon t’i shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë:

“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

Personazhi “Ols”, duket se ka luajtur një rol të veçantë për lehtësimin e pozitës juridike dhe masës së sigurisë për të arrestuarin Julian Gjoshi. Kjo pasi në 21 janar 2021, ashtu siç shkruan Hajri në “Sky”, Julian Gjoshi ka dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Tiranës në 21 janar 2021, ku gjyqtari A.B me kërkesë të prokurorit të Tiranës, H. M, ka caktuar për Julian Gjoshin “arrest me burg” me afat 21 ditë.

Prokurori H. M, megjithëse ishte koshient se arma ishte luftarake dhe pa lejë, ndryshoi qëndrim gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për Julian Gjoshin, ku nga qëndrimi fillestar “arrest në burg” pa afat që kërkoi para gjyqtarit A.M, ndryshoi në një qëndrim të dytë në “arrest në burg” me afat 21 ditë.

Ky ndryshim qëndrimesh, për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Julian Gjoshi, u argumentua nga prokurori me arsyen deri në daljen e rezultatit të aktit të ekspertimit balistik të pistoletës së sekuestruar nga policia.

Nisur nga kjo situatë gjyqtari i Tiranës A.M, ka pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 21 ditë, për kunatin e Altin Hajrit, Julian Gjoshi.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falënderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij, Julian Gjoshi, moment gjatë të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte lidhur me problemin që kishte me organet ligj zbatuese.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falënderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person, mikun e tij të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të çmuar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

“…Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”-i shkruan Jurgis Çyrbes, personi në kërkim Altin Hajri.

Ndër të tjera personi në kërkim Hajri i shkruan, Jurgis Çyrbjas, si më poshtë vijon:

“…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.

Por në datën 2 shkurt 2021, përmes aktit balistik Nr. 1159 të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore, është konkluduar se arma pistoletë që ju kap të arrestuarit Julian Gjoshi, ishte në gjëndje teknike e rregullt dhe kryente qitje normale.

Dhjetë fishekët e sekuestruar hyjnë në kategorinë e plumbave standard luftarak të kalibrit 9 mm. Ndërkohë gëzhojat e regjistruara në sistemin “Arsenal”, ka rezultuar se nuk u identifikuan të qitura nga pistoleta e sekuestruar tip “Berata” me numër serial Pj12535.

Nisur nga ky konkluzion shkencor, sërish prokurori i Tiranës H.M, në datën 9 shkurt 2021 ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarin Julian Gjoshi, kunatin e Altin Hajrit.

Ndërkohë që një ditë më pas në datën 10 shkurt, gjyqtari i Tiranës A.M, ka pranuar kërkesën e prokurorit duke lënë në burg Julian Gjoshin. Ky vendim në 19 Prill 2021 është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe në muajin qershor 2021 çështja hetimore  kundër Julian Gjoshit është dërguar në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” dhe “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur”.

Dosja është marrë në shqyrtim nga gjyqtarja Shefkie Demiraj. Julian Gjoshi ka hyrë në këtë proces me gjykim të shkurtuar dhe prokurori i Tiranës H.M, në pretencën e tij ka kërkuar para deklarimin fajtor dhe dënimin përfundimtar të Julian Gjoshit me 4 vjet burgim për dy akuzat e mësipërme.

Në 23 dhjetor 2021, gjyqtarja Shefkie Demiraj, vendosi të pranojë pretencën e prokurorit, duke dënuar me 4 vjet burg Julian Gjoshin, kunatin e Altin Hajrit.

Por në ndryshim nga prokurori, gjyqtarja Demiraj vendosi të aplikojë nenin 59 të Kodit Penal, duke urdhëruar pezullimin e vuajtjes së dënimit me burg, duke e liruar nga qelia Julian Gjoshin dhe vënë atë në shërbim prove me kushtin që gjatë një periudhe 3 vjeçare ai të mos kryejë asnjë vepër penale.

Por rezulton e provuar se këtë kusht të vendosur nga gjykata e Tiranës, Julian Gjoshi, nuk e ka respektuar pasi në 25 prill 23 është përfshirë në një aksident rrugor duke goditur me mjetin e tij “Land Rover”, shtetasen Stejsi Çela. Kjo çështje tashmë është pushuar nga prokuroria e Tiranës.

 

4 MUAJ ME PARE

EMRI/ Kunati i të fortit të Shijakut Altin Hajri, kreu vasjen në Ndroq

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen

Është identifikuar dhe autori i vrasjes në Ndroq.

Ai është Julian Gjoshi nga Shijaku që është futur brenda lokalit ku ndodhej Alfred Dedja dhe e ka ekzekutuar.

Por Gjoshi nuk është i panjohur për policinë. Ai më herët ka qenë i arrestuar për 'armë mbajtje pa leje', rreth muajit Janar 2021. Dhe për këtë arsye, Jurgys Çyrbja, deputet i PS-së në kohën e arrestimit të Gjoshit, kishte ndërhyrë për lirimin e tij.

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen
Pistoleta qe ju kap Julian Gjoshit ne momentin e arrestimit

Ndërhyrja e tij ka ndodhur për faktin se, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut, i cili është në arrati.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur kërkimet për makinën tip ‘Benz ML’ nga ku u qëllua Alfred Dedja pasditen e sotme.

Uniformat blu, mbi bazën e provave paraprake kanë identifikuar autorin e dyshuar të krimit, që e shpallën në kërkim.

Gjithashtu është ngritur edhe pista e parë e dyshuar. Bëhet fjalë për prishje të paqareve të drogës, referuar të dhënave operative paraprake.

4 MUAJ ME PARE

DETAJE/ E kaluara problematike, kush është 50-vjeçari që u ekzekutua me armë në Ndroq

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen

Personi që mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në një lokal, në Ndroq, është identifikuar si Alfred Dedja.

Mësohet se Dedja është qëlluar brenda një lokali në Ndroq. Ajo që dihet për viktimën është se është një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge.

Në vitin 2014, Alfred Dedja është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Ai rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Ndërsa në vitin 2017, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar.

 

4 MUAJ ME PARE

Vrasja në Tiranë për konflikte droge, identifikohet autori

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Ndroq të Tiranës.

Burime zyrtare nga policia e kryqeytetit kanë bërë të ditur se, është identifikuar autori i vrasjes së Alfred Dedjas, rreth 50 vjeç.

Policia thotë se po bëhen kërkime për kapjen e autorit.

Nga hetimet e para mësohet se, krimi mund të ketë ndodhur për pazare droge të prishura mes viktimës dhe autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

4 MUAJ ME PARE

EMRI/ Ekzekutimi në Ndroq, autori pasi e qëlloi me armë brenda lokalit, iku me një ‘Benz’ të zi

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen

Alfred Dedja është ekzekutuar pasditen e sotme në Ndroq.

Ai është qëlluar me armë brenda një lokali të njohur në këtë zonë, ndërsa duket se ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, autori i është afruar në këmbë e ka qëlluar për vdekje objektivin e tij, dhe më pas është larguar me një makinë ‘Benz’ të zi.

Këto detaje janë dhënë nga dëshmitarë okularë të ngjarjes, të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorët, pasi besohet se në krim kanë marrë pjesë të paktën dy veta.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta në këtë zonë, duke bllokuar të gjitha rrugët dalëse, ndërsa po bëhen kontrolle të shumta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen  

4 MUAJ ME PARE

EMRI/ Vrasje afër një lokali në Tiranë

EMRAT/ Kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut kreu vrasjen

Një vrasje ka ndodhur rreth ores 15:30 minuta në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në zonën e periferisë, në Ndroq.

Mësohet se viktima është identifikuar si Alfred D., ndërsa policia ka nisur hetimet.

Deri më tani ende nuk ka të dhëna në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pranë nje lokali të njohur në këtë zonë, ndërsa ende nuk ka të dhëna të tjera.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: