Live Updates /

Firmoset marrëveshja energjitike mes Italisë-Emirateve- Shqipërisë! Meloni: Ndihem krenare! Rama: Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon!

*Është nënshkruar sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri. *Kjo marrëveshje u nënshkrua nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, qeveria e Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Emiarateve të Bashkuara *Në ceremoninë e nënshkrimit ishin kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse. *Kryeministri Rama e konsideroi këtë marrëveshje si një transformim total dhe formësim të të ardhes së Shqipërisë si një vend që fiton pavarësi energjitike dhe drej realizimit të objektivit për eksportimin e energjisë si një lojtar kycc në rajonin e Ballkanit. *Kryeministrja e italisë, Giorgia Meloni u shpreh se ndihet krenare për këtë nismë e cila tregon në mënyrë të prekshme se si mund të ndërtohen forma të reja bashkëpunimi edhe midis partnerëve që mund të duken të largët, të paktën gjeografikisht

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 JAVE ME PARE

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon!

Firmoset marrëveshja energjitike mes Italisë-Emirateve-

Është nënshkruan në Abu Dabu marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjitikës Belinda Balluku.

Ndërsa në fillim të fjalës së tij kryeministri shqiptar, Edi Rama falenderoi lartësinë e tij Shei Muhamed Zayed për mbështetjen e vazhdueshme. Rama shtoi më tej se falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes së ata kanë po diversifikohet sektori energjitik. 

''Nder i madh që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson jo vetëm të ardhmen e Shqipërisë, por konkretisht atë çka në këtë kohë është e ardhmja e Shqipërisë me çuarjen pra të energjisë së pastër për forcimin e partnertiteteve ndërkombëtare specifikisht me Emiratet. Më lini të shpreh mirënjohjen më të thëllë për  lartësinë e tij Shei Muhamed Zayed për mbështetjen e vazhdueshme dhe kujdesen e veçantë dhe frymëzimin që ka qenë për mua dhe për ne në këtë rrugë përpara ku së bashku dhe falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes së shkëlqyer që ka për këtë ccështje ne po diversifikojnë dhe po ndryshojmë sektorin energjitik. Prodhimi energjitike në Shqipëri  është 100% nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë së përtëritshme në Shqipëri është 44%. Kjo e bën Shqipërinë pjesë të vendeve në që janë në krye të listës europiane së bashku me vendet skandinave kur vjen fjala për % e energjisë të përtëritshme.' u shpreh Rama. 

Më tej Rama u shpreh se partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik shumë i rëndësishëm për një rajon ku ka shumë luftëra dhe konflikte. Rama shtoi më tej se ky bashkëpunim mes kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga v energji të ripërtëritshme.

"Marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si një  instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme nga shpër të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon. Ky hap shuëm i rëndësishëm  për rajonin dhe Europën nuk do kishte qenë  i mundur pa bashkëpunimin e Emiratet dhe pa dikë që dua të përmend sepse ka qenë kyç në orientimin tonë drejt ktij rrugëtimi doktori Sulltan Axhav. Partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik është shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra dhe konflikte, shumë keqkuptime i kanë dhënë formë së shkuarës sonë dhe dëshira për të qenë pjesë e familje së madhe europiane duhet mbështetur me nisma konkrete dhe me hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën. Bashkëpunimi midis kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga vat prodhim të energjisë të ripërtëritshme.' u shpreh Rama. /Versus.al

3 JAVE ME PARE

Marrëveshja energjitike mes Italisë, Emirateve dhe Shqipërisë, Meloni: Ndihem krenare!

Firmoset marrëveshja energjitike mes Italisë-Emirateve-
Giorgia Meloni

 "Unë personalisht jam krenare për këtë nismë, e cila tregon në mënyrë të prekshme se si mund të ndërtohen forma të reja bashkëpunimi edhe midis partnerëve që mund të duken të largët, të paktën gjeografikisht".

Kështu u shpreh kryeministrja Giorgia Meloni, në fjalimin e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, kur foli për marrëveshjen mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të nënshkruar me presidentin e Emirateve Mohammed bin Zayed dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, për prodhimin e energjia e gjelbër në Shqipëri dhe transporti drejt Italisë.

“Një projekt ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikut”, e përkufizoi Meloni, “një ndërlidhje e re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablloje nëndetëse në Adriatik. Një projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe operatorët tanë të rrjetit.".

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama duke folur për shtypin italian përpara samitit, ku merr pjesë edhe kryeministrja Giorgia Meloni shpjegoi se vlera e infrastrukturws është rreth ''një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet”/Versus.al

3 JAVE ME PARE

Rama në Abu Dabi, firmos marrëveshjen për lidhjen nënujore energjitike me Italinë

Firmoset marrëveshja energjitike mes Italisë-Emirateve-

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Abu Dabi për të firmosur marrëveshjen trilaterale me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë për lidhjen nënujore energjitike me vendin fqinj. Marrëveshja përmban realizimin e lidhjes nënujore energjitike mes Italisë dhe Shqipërisë dhe do të mbështetet nga disa investime për të rritur kapacitetin prodhues të energjisë elektrike.

“Së bashku me kryeministren e Italisë miken e shtrenjtë Giorgia Meloni, me ftesë të Presidentit të EBA, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan, finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjitike mes Italisë dhe Shqipërisë. Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë dhe do mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë”- u shpreh Rama në videon e publikuar.

Më tej ai tha se marrëveshja bëhet në kuadër të ambicies së Shqipërisë për t’u bërë e pavarur nga importi i energjisë elektrike dhe më pas për të patur edhe rol eksportues në vendet e BE. Versus.al

Poll