Çfarë do të gjeni në brendësi
*Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në fshatin Sulaj, të Fieritn në vendin e mbiquajtur 'Mbikalimi i Dërmënasit'. *E plagosur, ka mbetur 50 vjeçarja Suzana Mernica e cila në momentin e ngjarjes ka qënë duke ecur me motor me të birin. *Policia ka identifikuar dy autorët të cilët janë Afrim dhe Ali Cimili, babë e bir. *Bëhet me dije se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia. *Vrasja ndodhi në 13 Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. *Efektivi Novruz Cenalia ndodhej jashtë shërbimit në momentin kur u qëllua për vdekje, por ishte i veshur me uniformën blu, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin.
Detaje nga ngjarja në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes efektivit të Shqiponjave

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, ku e plagosur mbeti 50-vjeçarja Suzana Mernica. Bëhet me dije se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia.
Vrasja ndodhi në 13 Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ndodhej jashtë shërbimit në momentin kur u qëllua për vdekje, por ishte i veshur me uniformën blu, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin.
Ai ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka tërhequr vëmendjen. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin./Versus.al
EMRAT/ Atentat në Fier, plagoset me armë zjarri një grua, shpallen në kërkim babë e bir (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në fshatin Sulaj, të Fieritn në vendin e mbiquajtur 'Mbikalimi i Dërmënasit'.
E plagosur, ka mbetur 50 vjeçarja Suzana Mernica e cila në momentin e ngjarjes ka qënë duke ecur me motor me të birin.
Policia ka identifikuar dy autorët të cilët janë Afrim dhe Ali Cimili, babë e bir.
Nga burimet në media mësohet se 50 vjeçarja ka pasur një konflikt me autorët e ngjarjes vitin e kaluar.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrollinë në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë".
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Dërmënasit", në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë".
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve./Versus.al







