Live Updates /

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi divorcohen pas 27 vjetësh! Deputetja: Unë jap jetën e jo më votën për babanë e fëmijve të mi!

*Nga sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nuk janë më të martuar. *Gjykata e Tiranës vendosi sot zgjidhjen e martesës me pëlqimin e dy palëve. *Meta i cili ndodhet i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar, u transportua në gjykatë me furgon policie, ndërsa Kryemadhi nuk ishte e pranishme në gjykatë *Kryemadhi kërkon nga të gjithë që ta mirëkuptojnë pasi dita e sotme nuk është një ditë e mirë për të dhe familjen e saj, teksa falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë. *Deputetja e PL-së shkruan se “unë jap jetën, e jo më votën për Ilir Metaj”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Nga sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nuk janë më të martuar. *Gjykata e Tiranës vendosi sot zgjidhjen e martesës me pëlqimin e dy palëve. *Meta i cili ndodhet i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar, u transportua në gjykatë me furgon policie, ndërsa Kryemadhi nuk ishte e pranishme në gjykatë *Kryemadhi kërkon nga të gjithë që ta mirëkuptojnë pasi dita e sotme nuk është një ditë e mirë për të dhe familjen e saj, teksa falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë. *Deputetja e PL-së shkruan se “unë jap jetën, e jo më votën për Ilir Metaj”.

2 Postime
1 DITE ME PARE

'Ditë jo e mirë për mua', zyrtarizuan sot divorcin, Kryemadhi: Unë jap jetën e jo më votën për Ilir Metaj!

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi divorcohen pas 27 vjetësh! Deputetja:
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Pas 27 vitesh martesë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta zyrtarizuan sot fundin e bashkëjetesës me divorc. Ka qenë Monika Kryemadhi e cila ka reaguar pas lajmit, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Kryemadhi kërkon nga të gjithë që ta mirëkuptojnë pasi dita e sotme nuk është një ditë e mirë për të dhe familjen e saj, teksa falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.

Ajo megjithatë, shton se lajmi i divorcit të saj me Metën nuk duhet të ndikojë hapjen e fushatës së koalicionit opozitar, teksa i bën thirrje të gjithë mbështetësve të dalin në sheshin “Nënë Tereza” për këtë eveniment.

Ndërsa ndër të tjera, Kryemadhi shkruan se “unë jap jetën, e jo më votën për Ilir Metaj”.

Statusi i Monika Kryemadhit:

Të dashur miq!

Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.

Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .

Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00./Versus.al

1 DITE ME PARE

Pas 27 vitesh martesë, divorcohen Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi! Kreu i PL u shoqërua në gjykatë, deputetja mungoi

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi divorcohen pas 27 vjetësh! Deputetja:

Nga sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nuk janë më të martuar. Gjykata e Tiranës vendosi sot zgjidhjen e martesës me pëlqimin e dy palëve.

Meta i cili ndodhet i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar, u transportua në gjykatë me furgon policie, ndërsa Kryemadhi nuk ishte e pranishme në gjykatë pavarësisht se ishte njoftuar, duke mos dhënë asnjë shkak ligjor për mungesën e saj.

Gjykata firmosi miratimin e kërkesës së dorëzuar nga Ilir Meta më 20 qershor të vitit 2024, kur edhe shprehej se marrëdhënia mes tyre kishte arritur në një pikë që nuk funksiononte më.

Sipas Metës ndarja mes tyre u bë e pashmangshme edhe si pasojë e zhvillimeve politike dhe veprimeve të Kryemadhit pa konsultimin e tij. Ndërsa dy javë më parë edhe pse në proces divorci, deputetja e uroi Metën për ditëlindje duke bërë thirrje që qytetarët e Tiranës ta votojnë si deputet në listën e hapur ku garon më 11 maj.

Kryemadhi dhe Meta u martuan në një cermoni të fshehtë në tetor të vitit 1998 në kohën kur kreu i PL, ishte zëvendës kryeministër. Në ceremoninë në gjendjen civile, të pranishëm ishin edhe deputeti Erion Braçe, këshilltari i Metës, Mustafa Muçi dhe për çudi edhe ambasadori zviceran në atë kohë në Shqipëri.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë

“Zgjidhjen e martesës ndërmjet paditësit I. M. dhe të paditurës M. K., pa u përcakuar fajësia.

• Urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi pas marrjes formë të prerë t’ia dërgojë për regjistrim Zyrës së Gjendjes Civile Njësia Administrative nr__, Bashkia Tiranë për të bërë ndryshimet në rregjistrat e saj. 

• Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për këtë vendim, i cili ekzekutohet nga shërbimi përmbarimor.

• Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të dy palëve në mënyrë të barabartë, që përfshijnë tarifën e regjistrimit dhe aktet e njoftimit, ndërsa shërbimi i avokatisë mbetet në ngarkim të palës që e ka zgjedhur.

• Kundër vendimit palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: