Live Updates /

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht nën hetim! Ish-presidenti në telefon me gazetarët: U tradhtova nga brenda PL-së

*Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupionit ka përfunduar hetimet për dosjen Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. *Avokati Kujtim Cakrani i cili asiston avokatin Genc Gjokutaj në mbrojtjen ligjore të kreut të PL-së Ilir Meta, është paraqitur së fundmi në SPAK ku do t’i komunikohen akuzat që rëndojnë ndaj Metës. *Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia përmes një telefonate me gazetarët, ku është shprehur i vendosur për t’u përballur me drejtësinë, pa kërkuar asnjë tërheqje apo lehtësi procedurale. *Sipas Prokurorisë së Posaçme, Meta dyshohet se në kohën kur ishte ministër i Energjetikës ka abuzuar me detyrën për të favorizuar kompaninë DIA, e cila fitoi 6.5 milionë euro nga një kontratë për mbledhjen e borxheve të CEZ, ndonëse nuk plotësonte kriteret ligjore. *Ilir Meta hodhi akuza të forta edhe për tradhti nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmend emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së.*Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka reaguar me tone të ashpra pas daljes nga ambientet e SPAK, duke u shprehur se kreu I PL-së po përdoret si shënjestër politike, ndërsa persona të tjerë që kanë qenë pjesë e strukturave drejtuese të LSI-së, sipas tij, duhet të ishin objekt i hetimit. *Mbrojtja e Ilir Metës theksoi se ai nuk ka vepruar i vetëm brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë periudhës kur akuzohet për lobim me mijëra dollarë në SHBA.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupionit ka përfunduar hetimet për dosjen Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. *Avokati Kujtim Cakrani i cili asiston avokatin Genc Gjokutaj në mbrojtjen ligjore të kreut të PL-së Ilir Meta, është paraqitur së fundmi në SPAK ku do t’i komunikohen akuzat që rëndojnë ndaj Metës. *Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia përmes një telefonate me gazetarët, ku është shprehur i vendosur për t’u përballur me drejtësinë, pa kërkuar asnjë tërheqje apo lehtësi procedurale. *Sipas Prokurorisë së Posaçme, Meta dyshohet se në kohën kur ishte ministër i Energjetikës ka abuzuar me detyrën për të favorizuar kompaninë DIA, e cila fitoi 6.5 milionë euro nga një kontratë për mbledhjen e borxheve të CEZ, ndonëse nuk plotësonte kriteret ligjore. *Ilir Meta hodhi akuza të forta edhe për tradhti nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmend emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së.*Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka reaguar me tone të ashpra pas daljes nga ambientet e SPAK, duke u shprehur se kreu I PL-së po përdoret si shënjestër politike, ndërsa persona të tjerë që kanë qenë pjesë e strukturave drejtuese të LSI-së, sipas tij, duhet të ishin objekt i hetimit. *Mbrojtja e Ilir Metës theksoi se ai nuk ka vepruar i vetëm brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë periudhës kur akuzohet për lobim me mijëra dollarë në SHBA.

6 Postime
9 ORE ME PARE

Lobimi me mijëra dollarë në Amerikë, avokati i Metës akuza të forta: Nuk ka qenë vetëm, ish-zyrtarë të LSI duhet të ishin sot pas hekurave

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht nën hetim! Ish-presidenti në
Kujtim Cakrani

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka reaguar me tone të ashpra pas daljes nga ambientet e SPAK, ku ish-presidentit iu komunikua zyrtarisht akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai deklaroi se Meta po përdoret si shënjestër politike, ndërsa persona të tjerë që kanë qenë pjesë e strukturave drejtuese të LSI-së, sipas tij, duhet të ishin objekt i hetimit.

“Nuk ka patur ndonjë ndryshim nga ai materiali që është paraqitur kur është kërkuar masa e sigurimit personal. Akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar gjatë fazës hetimore, por dhe kur ai (Ilir Meta) është marrë në pyetje. Akuza përfundoi në momentin që përfunduan dhe zgjedhjet, për të hequr vëmendjen nga problemet që kanë zgjedhjet.

Këtu, persona që duhet të ishin të pandehur, janë dëshmitarë. Shumë persona të tjerë që kanë qenë pjesë e LSI të cilët duhet të ishin zyrtarisht të pandehur, dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë dhe funksione publike. Emrat do të vijë një moment që do t’i bëjmë publik”, është shprehur avokati Kujtim Cakrani.

Mbrojtja e Ilir Metës, në deklaratat për mediat jashtë SPAK, theksoi se ai nuk ka vepruar i vetëm brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë periudhës kur akuzohet për lobim me mijëra dollarë në SHBA. Avokati Kujtim Cakrani njoftoi se në një fazë të mëvonshme do të bëhen publike edhe emrat e tjerë të përfshirë.

“Po si thoni ju, zoti Meta ka qenë vetëm në atë parti? Ka pasur grup parlamentar, ka pasur deputetët, ka pasur ministra, pra një Kryesi, funksionarë të lartë në atë parti, të cilët kanë përgjegjësi direkte përsa i përket lobimeve, njohjeve, pagesave. Kjo është një çështje e montuar.

Janë të tjerë persona që mbajnë përgjegjësi dhe për lobimet, dhe kanë firmosur dhe kanë njohje në SHBA. Emrat do dalin, dhe pasi ju të lëxoni dhe dosjet. Kjo çështje do zgjasë, do thirren të gjithë ata persona që kanë firmosur. Ky do jetë procesi i shekullit”, është shprehur avokati i Ilir Metës./Versus.al

11 ORE ME PARE

Nuk fitoi mandatin e deputetit, Meta nga qelia: Falenderoj 8 mijë heronjtë! U tradhtova nga brenda PL

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht nën hetim! Ish-presidenti në

Pas zhvillimeve të bëra nga SPAK ku u shpall i pandehur së bashku me Monika Kryemadhin, Ilir Meta hodhi akuza të forta edhe për tradhti nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmend emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së. Sipas tij, ky person donte të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit. Ndër të tjera Meta u shpreh se falenderoj qytetarët që e votuan.

“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan Ilir metën, që u rrëmbye në mënyrë terroriste, me vetëdije, me blindat e e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij. I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara që me porosinë time dhe këtë e di sekretari i Përgjithshëm i PL, i cili dorëzoi listën me 12 mijë vetash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit që votonin Ilir Metën, duke ia dorëzuar patronazhistëve, sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, në bashkëpunim edhe me bashkëpunëtorët e tjerë.”- tha Meta. Versus.al

11 ORE ME PARE

Meta sfidon drejtësinë nga qelia: S'tërhiqem për asgjë! Mezi po pres të përballem me organizatën e Ramës

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht nën hetim! Ish-presidenti në
Fotomontazh: Meta dhe telefonata me gazetarët

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia përmes një telefonate me gazetarët, ku është shprehur i vendosur për t’u përballur me drejtësinë, pa kërkuar asnjë tërheqje apo lehtësi procedurale. Ai ironizoi autoritetet dhe akuzoi qeverinë për një fushatë të organizuar kundër opozitës.

“Çuditërisht nuk është paraqitur njeri të më shoqërojë atje, ndërkohë që avokati im rri kot. Mezi pres të shkoj vetë, t’i përshëndes për ‘83 mandatet’ që ua dhanë vetes me Task Forcën kundër opozitës. Po aq e fortë është edhe Task Forca tjetër – ajo që nuk vepron kundër terroristëve elektoralë,” deklaroi Meta me tone të ashpra.

Sipas tij, SPAK nuk është në gjendje të kuptojë krimet e “sofistikuara” të kryeministrit Edi Rama: “Nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Edi Ramës, si inceneratorët që nuk ekzistojnë.”

Meta tha se mezi pret të ketë gazetarë ndërkombëtarë që të shohin “shkrimet e Mero Bazes dhe të gjithë atyre që flasin si ai”, duke i cilësuar si prova të lidhjes së sistemit të drejtësisë me qeverinë. Ai e cilësoi SPAK-un si "pjellë të një votimi antikushtetues me 69 vota", që sipas tij, prodhoi një Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur në mënyrë të paligjshme, dhe më pas, një zinxhir emërimesh të diktuara nga politika.

“Çuditërisht nuk është paraqitur të më shoqërojnë atje dhe kam hallin e avokatit tim që po rri kot atje. Mezi po pres të shkoj që t’i uroj për 83 mandatet e tyre që ua dhanë me Task Forcën e tyre kundër opozitës. Po njëkohësisht edhe me Task Forcën e tyre për të mos vepruar kundër terroristëve elektoral. Nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Edi Ramës si inceneratorët që nuk ekziston.

Mezi pres dhe s’kam ndërmend të kërkoj asgjë, mezi po pres që të ketë gazetarë ndërkombatarë të shikoni shkrimet e Mero Bazes e shkrimet e atyre që janë si Mero Baze edhe të shikoni prova se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës. Pjellë e një votimi antikushtetues m 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm që zgjodhi KLP-në në mënyrë të paligjshme pastaj zgjodhi dhe këta.”- tha ai.

Në fund, Meta falënderoi publikisht mbështetësit e tij në zgjedhje:

“I falënderoj nga zemra 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën.”- tha ai.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupionit ka përfunduar hetimet për dosjen Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim e fshehje pasurie. Versus.al

12 ORE ME PARE

Meta u mor i pandehur për “CEZ DIA”-n, avokati i tij paraqitet në SPAK për komunikimin e akuzave

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht nën hetim! Ish-presidenti në
Foto: Avokati i Metës, Kujtim Cakrani (me syze) i shoqëruar nga një person tjetër

Avokati Kujtim Cakrani i cili asiston avokatin Genc Gjokutaj në mbrojtjen ligjore të kreut të PL-së Ilir Meta, është paraqitur së fundmi në SPAK ku do t’i komunikohen akuzat që rëndojnë ndaj Metës.

Ky i fundit, ish-bashkëshortja e tij dhe tre persona të tjerë në dosjen e njohur si “CEZ-DIA’ janë marrë sot të pandehur zyrtarisht nga SPAK që mbylli hetimet. Pas mbylljes së veprimeve hetimore, dosja do t’i kalojë Gjykatës së Posaçme ku do të vendoset një datë në të cilën do merret vendimi për nisjen e gjykimit, pushimin e çështjes, apo kthimin për veprime të mëtejshme hetimore.

Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar nën akuzë për tre vepra penale: mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Versus.al

13 ORE ME PARE

SPAK e mori të pandehur, Meta nga burgu: Pres me padurim, nisjen e gjykimit! Do ta shpartalloj këtë farsë ndaj meje!

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht nën hetim! Ish-presidenti në
Ilir Meta

Ish Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të bërë të ditur nga SPAK se së bashku me ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur për çështjen CEZ DIA.

Meta thotë se SPAK është një organizatë në shërbim të Edi Ramës. Sipas tij, SPAK garantoi fitoren e socialistëve duke mos u marr me krimin e inceneratorëve. Sipas tij këto zhvillime janë vetëm për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor. Ndër të tjera shpreh gatishmërinë se do përballet për këtë process të cilin e konsideron farsë.

“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.

Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.

Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.”- shkruan Meta.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupionit ka përfunduar hetimet për dosjen Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Brenda pak ditësh SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet. Versus.al

15 ORE ME PARE

SPAK finalizon hetimet: Meta dhe Kryemadhi përballë akuzave për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Ish Presidenti: Mezi po pres!

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht nën hetim! Ish-presidenti në

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupionit ka përfunduar hetimet për dosjen Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim e fshehje pasurie.

Ish-deputetes Kryemadhi do t'i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK ndërsa ish-presidentit Meta pritet ti komunikohen akuzat në orën 14. 

Akuzat do ti komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Brenda pak ditësh SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Meta dyshohet se në kohën kur ishte ministër i Energjetikës ka abuzuar me detyrën për të favorizuar kompaninë DIA, e cila fitoi 6.5 milionë euro nga një kontratë për mbledhjen e borxheve të CEZ, ndonëse nuk plotësonte kriteret ligjore.

Në këmbim, Meta dyshohet se ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash, ndërsa duhej të mbikëqyrte zbatimin e kontratës.

Një tjetër çështje që rëndon ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, lidhet me ndërhyrjet e tyre në vitin 2014 në institucione shtetërore dhe kompani celulare, për të favorizuar hyrjen në treg të një kompanie të huaj që ofronte shërbime me fibra optike.

Sipas SPAK, çifti ka përfituar fitime financiare dhe karta krediti nga kompania, të cilat janë përdorur për shpenzime të padeklaruara.

Në këtë skemë është përfshirë edhe ish-kreu i AKEP-it, Pirro Xhixho, i cili ka ndihmuar në realizimin e kontratës në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, SPAK nënvizon se gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta ka firmosur kontrata lobimi me dy kompani amerikane në emër të LSI-së, por një pjesë e pagesave nuk ka kaluar përmes llogarive zyrtare të partisë, dhe rreth 463 mijë dollarë nuk janë deklaruar në bilancet e paraqitura në KQZ.

Një tjetër episod që ngre dyshime për pastrim parash ka të bëjë me blerjen e një apartamenti me vlerë 310 mijë euro në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Apartamenti rezulton i justifikuar me një kredi të marrë nga nëna e Kryemadhit, por SPAK pretendon se shuma është paguar në cash, ndërsa kredia është përdorur si mbulesë për të fshehur origjinën e paligjshme të parave.

Së fundmi, SPAK akuzon çiftin Meta-Kryemadhi për mosdeklarim të shpenzimeve mjekësore, të kryera gjatë periudhës 2013-2019, që arrijnë një total prej 106 mijë eurosh, prej të cilave 86 mijë janë paguar në cash dhe nuk janë raportuar në deklaratat e pasurisë./Versus.al

Poll