Live Updates /

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse! Shpërthime në Tel Aviv e Jeruzalem! Katz: E djegim Teheranin nëse nuk ndalon

*Irani kreu gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm sulme të fuqishme ndaj Izraelit në formë hakmarrje për goditjen e aseteve bërthamore ku u vranë komandantë e shkencëtarë. *Qindra raketa balistike tronditën Tel Avivin dhe Jeruzalemin, duke shkaktuar 3 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur, ndërsa edhe Izraeli zhvilloi sulme me objektiv asetet bërthamore të Iranit. *Udhëheqësi suprem Iranian, Ayatollah Ali Kahmenei ka deklaruar se përgjigjia sapo ka filluar dhe se hakmarrja e Iranit do të shtrihet edhe ndaj bazave ushtarake të shteteve që tentojnë të mbrojnë Izraelin. *Konflikti rrezikon futjen e Lindjes së Mesme në luftë totale duke sjellë edhe pasoja më të gjera. Vetëm në orët e para të përplasjeve, tregjet ekonomike kanë pësuar goditje të forta me rritjen e çmimit të naftës për fuçi.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Irani kreu gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm sulme të fuqishme ndaj Izraelit në formë hakmarrje për goditjen e aseteve bërthamore ku u vranë komandantë e shkencëtarë. *Qindra raketa balistike tronditën Tel Avivin dhe Jeruzalemin, duke shkaktuar 3 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur, ndërsa edhe Izraeli zhvilloi sulme me objektiv asetet bërthamore të Iranit. *Udhëheqësi suprem Iranian, Ayatollah Ali Kahmenei ka deklaruar se përgjigjia sapo ka filluar dhe se hakmarrja e Iranit do të shtrihet edhe ndaj bazave ushtarake të shteteve që tentojnë të mbrojnë Izraelin. *Konflikti rrezikon futjen e Lindjes së Mesme në luftë totale duke sjellë edhe pasoja më të gjera. Vetëm në orët e para të përplasjeve, tregjet ekonomike kanë pësuar goditje të forta me rritjen e çmimit të naftës për fuçi.

11 Postime
2 ORE ME PARE

Irani kërcënon Anglinë dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni

 

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Tensionet në Lindjen e Mesme po arrijnë një tjetër pikë të nxehtë, teksa Irani ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe ndaj dy fuqive të tjera perëndimore — Britanisë së Madhe dhe Francës. Autoritetet iraniane kanë deklaruar se çdo ndërhyrje apo përpjekje për të penguar sulmet e Iranit ndaj Izraelit do të konsiderohet si akt armiqësor dhe do të ketë pasoja të rënda.

Sipas mediave shtetërore në Teheran dhe burimeve të sigurisë, bazat ushtarake të Britanisë dhe Francës në rajon janë përfshirë në listën e objektivave të mundshme në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Paralajmërimi i fundit është një sinjal i qartë se Irani është i gatshëm të zgjerojë spektrin e konfrontimit përtej kufijve të zakonshëm të përplasjes me Izraelin.

Nëse Britania apo Franca ndihmojnë në ndalimin e përgjigjes sonë ndaj Izraelit, do të konsiderohen palë aktive në agresion, dhe çdo aset ushtarak i tyre në Lindjen e Mesme do të jetë në shënjestër,” citohet të ketë thënë një zyrtar iranian i sigurisë nga agjencitë e lajmeve në vend.

Ngushtica strategjike e Hormuzit, përmes së cilës kalon mbi një e treta e naftës së eksportuar globalisht, mbetet një tjetër pikë kritike në tensionet aktuale. Çdo kërcënim për mbylljen e saj mund të shkaktojë pasoja dramatike në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke e thelluar krizën ekonomike globale. /Versus.al

3 ORE ME PARE

Përshkallëzohen tensionet në lindjen e mesme/ Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Brutal dhe i rrezikshëm

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë një tjetër përmasë ndërkombëtare, pasi Kina reagoi ashpër ndaj sulmeve të fundit të Izraelit ndaj Iranit.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, në një bisedë telefonike me homologun iranian Seyed Abbas Araghchi, dënoi me forcë atë që e cilësoi si një shkelje flagrante të sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit.

“Kundërshtojmë me vendosmëri sulmet brutale ndaj zyrtarëve iranianë dhe viktimave civile. Mbështesim Iranin në mbrojtjen e sovranitetit të tij kombëtar dhe të drejtave të tij legjitime”, deklaroi Wang. Ai shtoi se sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane “vendosi një precedent të rrezikshëm që mund të ketë pasoja katastrofike”.

Në një tjetër telefonatë me ministrin e Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar, Wang Yi përsëriti qëndrimin tradicional të Pekinit për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut dhe konsultimeve, duke theksuar se Kina kundërshton çdo përdorim të forcës dhe sanksioneve në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar me këtë sulm. Duhet vepruar menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të mos zhytur rajonin në trazira të thella,” paralajmëroi diplomati kinez, duke nënvizuar nevojën për rikthim të menjëhershëm te diplomacia.

Ky reagim i fortë nga Pekini vjen në një kohë kur përplasjet midis Izraelit dhe Iranit kanë ngritur shqetësime të mëdha për stabilitetin rajonal dhe rrezikun e një konflikti të gjerë me pasoja ndërkombëtare.

4 ORE ME PARE

Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani vendos të mbyllet?

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme kanë marrë një tjetër kthesë shqetësuese, teksa autoritetet iraniane po shqyrtojnë seriozisht mbylljen e ngushticës strategjike të Hormuzit, një prej pikave më kritike për tregtinë globale të energjisë.

Lajmi është raportuar nga mediat iraniane, të cilat citojnë Esmail Kosari, anëtar i komisionit për sigurinë në parlamentin iranian, sipas të cilit “çdo opsion mbetet mbi tryezë”, përfshirë bllokimin e kësaj rruge detare në rast të përshkallëzimit të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Ngushtica e Hormuzit, që ndodhet ndërmjet Iranit dhe Omanit, është korridori më i rëndësishëm detar për eksportin e naftës në botë. Rreth 20% e naftës së tregtuar globalisht kalon çdo ditë përmes saj.

Tronditje në tregjet e naftës

Vetëm përmendja e mundësisë së mbylljes së ngushticës ka shkaktuar tronditje në tregjet ndërkombëtare, me çmimet e naftës që kanë shënuar rritje të ndjeshme në bursat kryesore.

Analisti i pavarur i çështjeve gjeopolitike, Taufiq Rahim, deklaroi për Al Jazeera se:

“Izraeli është përmbajtur nga goditja në mënyrë të rëndë e infrastrukturës së naftës së Iranit. Nëse kjo ndryshon, pasojat do të jenë shumë më dramatike”.

Çfarë ndodh nëse ngushtica mbyllet?

Sipas skenarëve të ekspertëve të energjisë, nëse Irani ndërmerr hapin ekstrem të bllokadës së Hormuzit, ndikimi mbi ekonominë globale do të ishte i menjëhershëm dhe i ndjeshëm.
 Arabia Saudite, megjithatë, do të mund të eksportonte rreth 5 milionë fuçi naftë në ditë përmes tubacionit alternativ që e lidh me Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit, duke shmangur ngushticën.
 Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë mundësi të pjesshme eksportimi përmes rrugëve tokësore dhe detare alternative.
 Katari, nga ana tjetër, do të ishte ndër më të goditurit, pasi i gjithë eksporti i gazit natyror të lëngshëm të këtij vendi kalon përmes Hormuzit. Çdo bllokim do të prekte drejtpërdrejt furnizimin me gaz të shumë vendeve evropiane dhe aziatike.

Ngushtica e Hormuzit është jo vetëm një rrugë jetike për naftën dhe gazin, por edhe një pikë strategjike që ndikon fuqishëm mbi stabilitetin energjetik global. Një përshkallëzim ushtarak apo vendim politik i Iranit për bllokimin e saj do të mund të shkaktonte krizë të re energjetike dhe të ndikonte në inflacionin botëror.

Aktualisht, bota mban frymën për një de-përshkallëzim të situatës në rajon, ndërsa investitorët, qeveritë dhe tregjet e energjisë ndjekin nga afër çdo zhvillim në Teheran dhe Tel Aviv. /Versus.al/

5 ORE ME PARE

Izraeli paralajmëron sulme të reja nga Irani: Do të nisin mbrëmjen e sotme

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Ushtria izraelite vlerëson se bombardimet nga Irani do të rifillojnë në mbrëmje. Sipas IDF-së, një pjesë e qetësisë së orëve të fundit është për shkak të një feste që festohet sot në Iran.

IDF raportoi gjithashtu se e gjithë Komanda e Frontit të Brendshëm është mobilizuar: më shumë se 50 batalione ndihme janë vendosur në të gjithë vendin dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes.

Megjithatë, ende nuk është dhënë alarmi që banorët të rihyjnë në vendstrehime. Më herët Irani deklaroi se ka për të lëshuar 2 mijë raketa drejt Izraelit, por ekspertët ushtarakë thonë se kjo është e pamundur nga ana logjistike dhe një presion i Iranit, në mënyrë që vendi hebre të qëndrojë në mbrojtje dhe jo të sulmojë sërish.

9 ORE ME PARE

Sulmi pranë aseteve bërthamore, Izraeli: Eleminuam 9 shkencëtarë iranianë

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Komanda e Ushtrisë Izraelit njoftoi se nëntë shkencëtarë dhe ekspertë të lartë të përfshirë në programin bërthamor të regjimit iranian u vranë në sulmet e para nga Forcat Ajrore Izraelite në hapjen e operacionit në Iran.

“Sulmi u bë i mundur falë inteligjencës së saktë të mbledhur nga departamenti i inteligjencës ushtarake”, – tha zëdhënësi ushtarak.

Në sulmin izraelit të premten në mbrëmje në Iranin perëndimor dhe zonën e kryeqytetit, për të çaktivizuar aeroportin ndërkombëtar pranë Teheranit, u vunë në shënjestër edhe depot e armëve dhe avionët luftarakë iranianë të vjetëruar.

Ushtria e shtetit hebraik thuhet se u përqendrua kryesisht në sistemet anti-ajrore persiane. Shkatërrimi i sistemit lejoi “një fluturim pothuajse të pakufizuar të avionëve luftarakë izraelitë mbi kryeqytetin e Republikës Islamike”, në lartësi të ndryshme, në një mënyrë të paprecedentë. Versus.al

10 ORE ME PARE

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit paralajmëron Iranin: Do ju djegim kryeqytetin nëse vijoni sulmet

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!
Israel Katz

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të lartë” nëse Irani vazhdon me sulmet e tij me raketa, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.

“Diktatori iranian po i shndërron qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata - veçanërisht banorët e Teheranit - do të paguajnë një çmim të lartë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pasi zhvilloi një takim mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.

Aktualisht mes dy shteteve po shkëmbehen sulme të vazhdueshme me dronë e raketa. Izraeli është përqendruar tek sulmet e aseteve bërthamore, por ka shkaktuar më shumë viktima krahasuar me sulmet e Iranit në Tel Aviv. Versus.al

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!
Ndërtesë e shkatërruar në Teheran

10 ORE ME PARE

“Asnjëri nuk duhet të cënojë ekzistencën e tjetrit”, Papa Leoni reagon për sulmet Izrael-Iran

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Papa Leoni XIV bëri thirrje të shtunën që autoritetet në Iran dhe Izrael të veprojnë me "arsye" pasi sulmet ajrore midis dy vendeve vranë dhjetëra njerëz dhe dërguan civilë në strehimore, dhe u bëri thirrje kombeve të ndjekin dialogun.

Leo, në një nga thirrjet më të forta për paqe deri më tani gjatë pesë javëve të tij si papat, i tha një audience në Bazilikën e Shën Pjetrit se po e ndiqte situatën me "shqetësim të madh".

"Në një moment kaq delikat, dëshiroj fuqimisht të ripërtërij një thirrje për përgjegjësi dhe për arsye", tha Papa.

"Angazhimi për ndërtimin e një bote më të sigurt, të lirë nga kërcënimi bërthamor, duhet të ndiqet përmes takimeve respektuese dhe dialogut të sinqertë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme, të bazuar në drejtësi, vëllazëri dhe të mirën e përbashkët", tha ai.

"Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e një tjetri", tha Leoni XIV. "Është detyrë e të gjitha vendeve të mbështesin kauzën e paqes, duke filluar rrugë pajtimi dhe duke promovuar zgjidhje që garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë".

Leo u zgjodh më 8 maj për të zëvendësuar të ndjerin Papa Françesku dhe është papa i parë nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe nga Françesku, i cili shpesh fliste pa u menduar në ngjarje publike, Leo është më i kujdesshëm me fjalët dhe pothuajse gjithmonë flet nga një tekst i përgatitur.

Papa e lexoi me zë të lartë apelin e tij të shtunën në italisht nga një copë letër.

Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit herët të premten, duke synuar komandantët, objektivat ushtarake dhe vendet bërthamore në atë që e quajti një "sulm parandalues" për të parandaluar Iranin të zhvillojë një program armësh bërthamore.

Irani, i cili mohon se aktivitetet e tij të pasurimit të uraniumit janë pjesë e një programi sekret armësh, u hakmor duke lëshuar valë raketash drejt Izraelit, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Versus.al

11 ORE ME PARE

VIDEO/ Libanezët festojnë me muzikë e kërcim raketat balistike të Iranit ndaj Izraelit

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Qytetarët e Libanit janë shfaqur të kënaqur pasi Irani ndërmori sulme balistike ndaj Izraelit gjatë mbrëmjes së djeshme si hakmarrje për sulmet e mëparshme të Izraelit kundrejt aseteve bërthamore.

 

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, në një restorant të Libanit shfaqen disa të rinj libanezë të cilët kërcejnë e festojnë nën tingujt e muzikës ndërsa shohin raketat balistike të Iranit që lëshohen drejt Izraelit. Versus.al

13 ORE ME PARE

FOTOT/ Pasojat e hakmarrjes së Iranit në Izrael, ministri i mbrojtjes: Kanë kaluar vijën e kuqe

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Një valë e re sulmesh me raketa iraniane goditi Izraelin të shtunën, duke i dhënë fund një nate sulmesh midis dy palëve. Autoritetet izraelite thanë se sulmet vranë tre persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Sulmet e Iranit vijnë në përgjigje të sulmit të paprecedentë të Izraelit ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane. Sulmet vranë disa nga udhëheqësit më të lartë të vendit, përveç të paktën 78 të tjerëve. 320 persona të tjerë u plagosën, shumica e të cilëve ishin civilë sipas autoriteteve iraniane.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të premten vonë se Irani kishte "kaluar vijat e kuqe" duke qëlluar qendrat e popullsisë civile.

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse! Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!   Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!   Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!   Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!   Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!  

14 ORE ME PARE

Sulmi ndaj Iranit, ambasadori izraelit në OKB: Ishim të detyruar, kanë qëllim të na shkatërrojnë

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për operacionin ushtarak të vendit të tij kundrejt Iranit.

Danon deklaroi se qëllimi i Izraelit është që të parandalojë shkatërrimin e vendit, duke çmontuar programin bërthamor të Iranit.

“Ne i njohim armiqtë tanë. Ne e dimë ideologjinë e tyre. Dhe kur një regjim ndërton raketa balistike, pasuron uraniumin pothuajse në nivelin e armëve dhe deklaron hapur qëllimin e tij për të na shkatërruar, ne i besojmë ata”, thotë ai.

Ai shton se ndërhyrja e Izraelit ishte e detyruar për shkak të pasurimit të uraniumit nga Irani dhe punësimit të shkencëtarëve bërthamorë.

“Ne vepruam për të siguruar që populli ynë të jetonte. Ne vepruam në mënyrë që fëmijët hebrenj në Jerusalem të mos zgjoheshin nga tingulli i sirenave të sulmeve ajrore të shkaktuara nga një lëshim bërthamor”, thotë ai. Versus.al

14 ORE ME PARE

Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me raketa balistike, ka të vdekur në Tel Aviv e Jeruzalem! Khamenei: Do godasim edhe ata që i mbrojnë

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Kanë kaluar pak më shumë se 24 orë që kur Izraeli nisi një sulm masiv me dy drejtime kundër Iranit, që synonte shkatërrimin e centraleve bërthamore të vendit dhe rrëzimin e udhëheqësit suprem të vendit.

Irani, i cili u zotua për një "përgjigje shkatërruese" ndaj sulmit, nisi disa valë sulmesh vdekjeprurëse kundër vendeve në të gjithë Izraelin gjatë natës deri të shtunën me qindra raketa balistike që shkaktuan 3 vdekje dhe 80 plagosje.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në Izrael deri të shtunën në mëngjes dhe shpërthime u raportuan në Tel Aviv, Jerusalem dhe Teheran, ndërsa konflikti në rritje rrezikon ta tërheqë Lindjen e Mesme në një luftë më të gjerë.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se kishte në shënjestër qendrat ushtarake izraelite dhe bazat ajrore në sulmet me raketa. Ndërkohë, sistemi i mbrojtjes ajrore i Teheranit ishte aktiv deri të shtunën në mëngjes pas një raundi tjetër sulmesh izraelite.

Ushtria izraelite pretendoi se kishte parandaluar disa nga raketat e valës së fundit të sulmit iranian, por ka raportime për njerëz të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave, si dhe shtëpi të shkatërruara ose të dëmtuara. Shpërthime të forta u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 80 të tjerë.

Në Iran, të paktën 78 persona u vranë në sulmet izraelite, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, tha të premten i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani. Më shumë se 320 persona u plagosën, shumica prej tyre civilë, shtoi ai.

Irani dhe Izraeli “shkëmbejnë” sulme vdekjeprurëse!

Ushtria izraelite tha se goditi dy baza të forcave ajrore iraniane - të përdorura për operacione raketash dhe dronësh të premten. Ato përfshijnë bazën ajrore Hamadan në Iranin perëndimor dhe bazën ajrore Tabriz, një vend për lëshimin e raketave tokë-tokë, në veriperëndim të vendit.

Ndërkohë deri më tani nuk pritet të ketë ndonjë depërshkallëzim të situatës. Irani ka deklaruar se do të tregojë vendosmëri për hakmarrje dhe se do të goditen edhe bazat e aleatëve që mbrojnë Izraelin, duke nënkuptuar kështu SHBA-të. Versus.al

Poll