Live Updates /

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe rekordet në fushë/ VIDEO-FOTO

*Shqipëria do të luajë finalen e saj sonte në stadiumin e Duseldorfit. Përballë ekipit të Spanjës, kuq e zinjtë do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme të këtij ediconi që përcakton dhe ecurinë e skuadrës kombëtare të futbollit. *Tifozat e kombëtares kuqezi janë grumbulluar në Dyseldorf në prag të ndeshjes me Spanjën, sot në mbrëmje në orën 21:00. *Ne minutën e 13, Spanja ka shënuar golin e parë ndaj Shqipërisë me Torres. *Në minutën e ’45, mesfushori i kombëtares ka dridhur portën e Spanjës, por për fat të keq, portieri spanjoll e ndaloi gjuajtjen.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Shqipëria do të luajë finalen e saj sonte në stadiumin e Duseldorfit. Përballë ekipit të Spanjës, kuq e zinjtë do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme të këtij ediconi që përcakton dhe ecurinë e skuadrës kombëtare të futbollit. *Tifozat e kombëtares kuqezi janë grumbulluar në Dyseldorf në prag të ndeshjes me Spanjën, sot në mbrëmje në orën 21:00. *Ne minutën e 13, Spanja ka shënuar golin e parë ndaj Shqipërisë me Torres. *Në minutën e ’45, mesfushori i kombëtares ka dridhur portën e Spanjës, por për fat të keq, portieri spanjoll e ndaloi gjuajtjen.

12 Postime
8 MUAJ ME PARE

Mbaron ëndërra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe rekordet

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 për Spanjën, ndeshja e tretë e kombëtares tonë në Grupin B, të Europianit “Gjermani 2024”.

Një gol në minutën e ‘13 nga Torres, e ka vendosur ndeshjen ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria luajti më shumë në sulm duke kërkuar barazimin, por që nuk erdhi.

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Në këtë mënyrë, me vetëm 1 pikë në grup, kombëtarja jonë u rendit e fundit, duke i dhënë edhe lamtumirën kampionatit Europian.

Por ndërsa në fushë u eleminuam, Shqipëria e ka fituar Europianin e saj nëpër tribuna.

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Tifozët kuq e zi kanë qenë lojtari i 12 i skuadrës tonë dhe një mbështetje e madhe për të gjithë lojtarët.

Ata janë bërë edhe personazhe në të gjitha mediat nëpër Europë dhe më tej.

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shqipëria pranë barazimit, Broja rrezikon portën spanjolle

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Me futjen e Brojës në sulm në vend të Manajt, Shqipëria duket se është zgjuar pak dhe ka nisur të sulmojë portën spanjolle.

Ka qenë një shans i artë me Brojën, që ka detyruar portierin spanjoll të ‘fluturonte’.

64' - Broja tenton nga brenda zonës, por Raya grushton. Shqipëria para barazimit.



47' - Spanja shfaqet rrezikshëm në zonë me Joselu. Goditja e sulmuesit të Real Madrid krijon iluzionin e golit të dytë për iberikët.

8 MUAJ ME PARE

EURO 2024 / Kroacia kalon në avantazh me një gol të Modriç përballë Italisë

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Në minutën e 55-të, Kroacia ka kaluar në avantazh me një gol të shënuar nga Luka Modriç, i cili një minutë përpara golit humbi një penallti.

Ndërsa pjesa e parë e sfidës mes Italisë dhe Kroacisë u mbyll me rrjeta të paprekura nga të dyja skuadrat. Rastet nuk munguan dhe në minutën e 21 Një shans i madh për Italinë!

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Krosimi erdhi nga e majta dhe pasimi i Calafiorit është i përsosur pasi ai zgjodhi Reteguin, por sulmuesi dërgon topin jashtë portës pas një një goditje me kokë që mund të kishte shkaktuar një problem të vërtetë për Kroacinë.

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Susic nga ana tjetër krijoi disa raste për Kroacinë, e cila në përfundim të pjesëssë parë rezulton të jetë e rënditur në vendin e tretë të grupit B, duke patur më shumë shanse të kualifikohet. Të kryqëzojmë gishtat për pjesën e dytë të Shqipëri- Spanjë

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shqipëria e mbyll në sulm, supergjuajtje e Asllanit, shpëton Spanja

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

 

Ndërsa po luhej minuta e fundit zyrtare e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës, një supergjuajtje e Asllanit, ngriti peshë stadiumin e Duseldorfit.

Në minutën e ’45, mesfushori i kombëtares ka dridhur portën e Spanjës, por për fat të keq, portieri spanjoll e ndaloi gjuajtjen.



8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Minuta e 13, Spanja na ndëshkon

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Një zbritje e shpejtë e Spanjës në portën tonë dhe Torres na shënon golin e parë.

Edhe pse minutat e para ishin mjaft të mira për ekipin tonë, Spanja në mënyrë graduale e ka rikthyer lojën në favorin e saj, duke shënuar dhe golin e parë ndaj nesh.



8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në stadiumin e Dusseldorfit

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Kur duhen edhe pak minuta që të nisë ndeshja e madhe mes Shqipërisë dhe Spanjës, stadiumi Arena i Dusseldorfit është “pushtuar” nga shqiptarët.

Arena e Dusseldorfit, është thuajse i tejmbushur nga tifozët tanë.

Nga informacionet e fundit flitet se numri i tifozëve kuqezi do të kalojë 35 mijë, siç ishte parashikuar deri para ditës së sotme.

Sido që të shkojë, e sigurtë është që Shqipëria e ka me “vete” gjithmonë lojtarin e 12-të, publikun e mrekullueshëm, i cili ka mbërritur në Gjermani nga të katër anët e globit.

 

8 MUAJ ME PARE

Del formacioni, ja si luan Shqipëria ndaj Spanjës/ Spanjollët me ekipin e dytë

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Tekniku Silvinjo ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim në 11-en titullare që është fotokopje e asaj që hodhi në fushë përballë Kroacisë.

Ivan Balliu është e vetmja risi në formacion. Mbrojtësi i Rayo Vallecano do të startojë si titullar në mbrojtje duke i zënë vendin Elseid Hysajt në krahun djathtë. Edhe pse pritej një ndryshim në sulm, me rikthimin e Armando Brojës, trajneri nuk ka lënë vend për surpriza duke i besuar sërish Rey Manajt fanellën e titullarit në skemën 4-2-3-1.

Formacioni i Shqipërisë: Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Kristian Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Jasir Asani, Nedim Bajrami, Rey Manaj.

Asnjë surprizë nga ana e trajnerit spanjoll Luis De La Fuente, i cili nuk do të rrezikojë 11-en e tij titullare dhe do të zbresë në fushë me ekipin e stolit. Vetëm Aymeric Laporte do të luajë nga lojtarët që mposhtën Italinë, me Spanjën që zbret në fushë me 10 zëvendësues.

Formacioni i Spanjës: David Raya - Jesus Navas, Daniel Vivian, Aymeric Laporte, Alejandro Grimaldo - Mikel Merino, Martin Zubimendi, Baena - Ferran Torres, Joselu, Mikel  Oyarzabal.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tifozat kuqezi festojnë me lodra e curle, në mesin e tyre dhe 'Skënderbeu', atmosfera e flaktë në Dusseldorf

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Tifozat e kombëtares kuqezi po grumbullohen në Dyseldorf në prag të ndeshjes me Spanjën, sot në mbrëmje në orën 21:00.

I gjithë sheshi është veshur kuq e zi nga tifozat të cilët ja kanë marrë valles me lodra dhe curle ashtu siç e do zakoni për çdo ndeshje të Kombëtares Shqiptare në EURO2024. 

Në Dusseldorf ka mbërritur dhe 'Skënderbeu' që po feston me tifozat kuq e zi.  

Të organizuar ata po festojnë me brohoritje dhe duartrokitje për këtë ndeshje, ku me siguri si në çdo ndeshje dhe kjo festë do i shërbejë si një motivim për të dhënë maksimumin e tyre në ndeshjen, Kombëtares Shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

8 MUAJ ME PARE

Zabaleta tregon si e ftoi Sylvinho për të trajnuar Kombëtaren: Ja pse këta djem kanë shpirtin e fitores

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe
Pablo Zabaleta, ndihmës trajneri i Kombëtares Shqiptare

'Isha në Kupën e Botës në Katar, duke punuar si komentator për BBC, kur mora një mesazh whatsApp nga Sylvinho.'

"Si po ja kalon? Kam një intervistë me Federatën Shqiptare në ditët në vijim, për detyrën e trajnerit. Nëse zgjidhem, unë jam duke u mbështetur tek ju.”

Sylvinho dhe unë kemi pasur një miqësi të madhe për shumë vite. Ne u takuam për herë të parë në Mançester në vitin 2009. Ai u largua nga Barcelona atë verë, për të nënshkruar për një sezon me Manchester Cityn, dhe unë kisha qenë tashmë në klub për një vit. Unë kisha ardhur nga Espanyol.

Ishte një marrëdhënie shumë spontane. Unë isha shumë më i ri se ai – isha 23 vjeç, ndërsa Sylvio ishte 34. Shpesh përplaseshim me njëri-tjetrin – për shembull në mëngjes, ku ishim ndër të paktët lojtarë që e nisëm ditën shumë herët. Miqësia jonë u ndikua edhe nga fakti se Sylvio më parë kishte një marrëdhënie shumë të mirë me shokët e skuadrës argjentinase në klubet ku luante. Kjo përfshinte Lionel Messin në Barcelonë dhe, gjatë kohës së tij në Celta Vigo, me Gustavo López, Eduardo Berizzo dhe Pablo Cavallero.

Kjo është arsyeja pse ai flet spanjisht me një theks argjentinas.

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe
Zabaleta dhe Sylvinho

Gjatë asaj kohe bashkë në Mançester, kemi jetuar edhe shumë afër njëri-tjetrit, në periferi të qytetit. Pothuajse çdo të diel, Sylvio-s i pëlqente të gatuante pica. Ai do të më ftonte në shtëpinë e tij, së bashku me lojtarët brazilianë që ishin në Liverpool, Fábio Aurélio dhe Lucas Leiva.

Megjithatë, nuk e prisja atë mesazh për të cilin fola në Kupën e Botës në 2022. Ishte një surprizë, por thashë po.

Të nesërmen, në dhomën time të hotelit në Katar, dhe ende duke mos ditur nëse do të zgjidhej trajner i kombëtares apo jo, nisa të shikoja klipet e ndeshjeve të Shqipërisë. Unë kisha dy punë: me BBC, duke mbuluar ndeshjet e Kupës së Botës të Argjentinës; dhe në mëngjes duke parë videot e Shqipërisë.

Me mesazhin e Sylvios, ndjeva se kishte ardhur koha për të nisur një fazë të re në karrierën time. Ishte koha për të kaluar në stërvitje.

Në njëfarë kuptimi, gjithçka filloi në vitin 2020. Përfundova kontratën time me Ëest Ham në qershor të atij viti dhe shkova me familjen time për të jetuar në Barcelonë. Në moshën 35-vjeçare ndihesha mirë fizikisht, pa asnjë lëndim, por në muajt e fundit te Ëest Ham kishte filluar të më kalonte në mendje ideja e largimit. Edhe pse nuk ishte një vendim përfundimtar për të ndaluar lojën, ajo që ishte e qartë për mua ishte se po largohesha nga Anglia. Në atë kohë, unë kisha kaluar nëntë vjet në City dhe tre në West Ham.

Atë verë të vitit 2020, pandemia ishte atje. Kjo, plus fakti që nuk po dilte asgjë që mund të më bindte të vazhdoja të luaja, më bëri të merrja një vendim.

Një mëngjes u zgjova dhe i thashë gruas sime, Christel: “Kam jetuar tashmë gjithçka që kam ëndërruar të përjetoj si futbollist. Nuk ka asgjë që mund të më bindë të vazhdoj të luaj”.

Ajo më shikoi dhe më pyeti: "A je i sigurt?"

E di pse ajo më pyeste në këtë mënyrë, sepse nuk është e lehtë të ndalosh së luajturi kur ende mendon se mund të vazhdosh. Por nuk kisha dyshime.

Që kur kam filluar me Sylvion në Shqipëri, mund të jetoj ende në Barcelonë dhe të kaloj kohë me ta, por kam filluar të humbas gjëra të rëndësishme. Aq më tepër kur gjithçka ka shkuar kaq shpejt në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohore.

Nuk ishte e lehtë të merrje një ekip kombëtar ku e dinit se kishit një grup të vështirë kualifikues për Euro 2024. Polonia dhe Çekia, pa dyshim, ishin favorit të qartë në Grupin E. Por mendoj, kur bëmë analizën e ekipit në Janar 2023, ne pamë shumë potencial te lojtarët e rinj.

Çfarë dua të them me këtë?

Ka një brez shumë të rëndësishëm që emigroi nga Shqipëria 30 vjet më parë, dhe fëmijët i kishin jashtë. Ata fëmijë, sot kanë zgjedhur të luajnë dhe të përfaqësojnë vendin që është toka e prindërve të tyre. Pra, në ekipin kombëtar ka edhe një aspekt shumë emocional dhe një ndjenjë të madhe përkatësie për shumë nga këta fëmijë.

"Bëmë një punë vërtetë të mirë dhe bëmë të gëzuar një komb. Eshtë diçka emocionale"

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe
Momente pas golit të Shqipërisë në Euro 2024

Pastaj pamë që kishte një grup lojtarësh të rëndësishëm dhe u bindëm se kishim shanse për t'u kualifikuar në Europian. Sigurisht, më pyete para kualifikueseve nëse do të përfundonim të parët, nuk e di nëse ishim kaq optimistë. Por ne donim të paktën të luftonim për një vend dhe, po, përfunduam duke luajtur shumë mirë dhe duke fituar grupin.

Ne bëmë një punë vërtet të mirë dhe bëmë një komb të lumtur. Është diçka emocionale, sepse ky është vetëm kampionati i dytë europian që ka përjetuar Shqipëria.

Është një bekim për ne si staf stërvitor – me pothuajse të gjithë ne që jemi amerikano-jugorë – të përjetojmë një kampionat evropian. Për sa i përket skenës në Gjermani, stadiumeve dhe gjithçkaje që shkon me Euro 2024, është praktikisht gjëja më e afërt me atë që provon në një Botëror.

Mesazhi është se të gjithë do të jetojmë ëndrrën e Kampionatit Evropian, me respektin që meriton. Jemi gati të garojmë në maksimum, siç kemi qenë që nga dita e parë që kemi ardhur, sepse kemi një grup të vështirë – Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Por mendoj se duhet të shkojmë me ëndrrën dhe dëshirën që meriton një kampionat europian, të garojmë dhe të jetojmë sipas asaj që kërkon një kompeticion si ky.

“Ka një nivel përgjegjësi dhe një ngarkesë të punës që nuk ka ekzistuar në futboll”

Në nivel individual, këtë fazë të re si trajner e përballoj me të njëjtin entuziazëm si kur fillova të luaja. Por jam edhe i vetëdijshëm që kam 20 herë më shumë përgjegjësi.

Kur jam në kamp, ​​punoj pothuajse gjatë gjithë ditës. Filloj në mëngjes me video, duke u ulur pranë analistit, duke parë çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje, duke filtruar shumë informacion tek Sylvinho. Ka një nivel përgjegjësie dhe një ngarkesë pune që nuk ekzistonte si futbollist. Ky është një ndryshim i madh, por më pëlqen.

Zabaleta luajti më shumë se 600 ndeshje si lojtar në futbollin klub dhe ndërkombëtar, përpara se të bëhej trajner Andis Rado.

Nëse keni mundësi të punoni në një punë që e doni, mund t'i kushtoni asaj sa orë të jetë e nevojshme gjatë ditës së punës.

Sinqerisht, nuk më ka munguar asgjë kur ndalova së luajturi dhe kalova në stërvitje. Në asnjë moment nuk kam pasur ndjenjën se jam penduar.

Nuk e di sa larg do të shkoj, por jam plot energji për të shfrytëzuar sa më shumë çdo sekondë. Ajo kohë e rëndësishme me Asierin dhe Julen më ndihmoi të rinovoja forcat e mia, për ta jetuar këtë fazë të re në maksimum./ Coachesvoice

8 MUAJ ME PARE

Ndeshja Shqipëri-Kroaci vendos një tjetër rekord historik në ndeshjet e Europianit

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë e zhvilluar sot ka pasur një ritëm të pabesueshëm, me emocione dhe gjuajtje në të dy portat deri në sekondën e fundit të saj.

Dhe pikërisht ky ritëm mbresëlënës ka bërë që ndeshja e sotme të jetë e denjë për librat e rekordeve.

Shqipëria dhe Kroacia barazuan me rezultat 2-2, me golat e Qazim Laçit dhe Jurgen Gjasulës.

Sipas kompanisë për statistika, OPTA, sfida e sotme kishte regjistruar 17 gjuajtje në kuadrat nga të dy skuadrat bashkë.

Që kur kjo kompani mban statistika nga viti 1980, vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte duelit të sotëm të kuqezinjve.

Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshën Kroacia me Anglinë regjistruan plot 22 goditje në portë nga dy skuadrat.

Thomas Strakosha dhe Dominik Livakovic kishin shumë punë sot, duke bërë pritje të mëdha herë pas herë.

8 MUAJ ME PARE

Edhe Gjasula shënon rekordin e tij të vetëm në historinë e Europianit apo Botërorëve

 

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe

Jo vetëm Bajrami me golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, por edhe Gjasula me ndeshjen e sotme ka shënuar një rekord të veçantë.

Fillimisht i pafat, dukë shënuar në portën tonë në minutën e 76-të dhe në fund duke ‘shlyer’ gabimin dhe u bë heroi i kuqezinjve.

Në këtë mënyrë, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

8 MUAJ ME PARE

Goli më i shpejtë në Europian nga Bajrami, reagon ish-futbollisti që mbante rekordin: U habita shumë…

Mbaron ëndrra, Shqipëria e fitoi Europianin e saj me tifozët dhe
Dmitry Kirichenkos dhe Nedim Bajrami

Dmitry Kirichenkos iu deshën 67 sekonda për të shënuar gol dhe vendosur rekordin në një kampionat Europian. Mirëpo, shqiptari Nedim Bajramit i nevojitej vetëm një e treta e asaj kohe për të mundur portierin italian Donnarumma...dhe për t’i thyer rekordin e vendosur.

“Të luash me Shqipërinë në Europian është një ëndërr e realizuar. Kur e shënova, nuk e dija se ishte goli më i shpejtë i turneut, por ne humbëm dhe nuk kam kohë të mendoj për atë gol”, tha golashënuesi 25-vjeçar, i cili luan për Sassuolo-n.

Pas kësaj deklarate, nuk ka munguar edhe reagimi i Kirichenkos, i cili thotë se nuk e kishte menduar që rekordi i tij do thyej nga një shqiptar.

"E vërteta është se u befasova shumë kur pashë që Bajrami e theu këtë rekord. Unë mendoja se do të kalonte nga një ekip më i famshëm se Shqipëria. Bajrami shënoi gol pas 23 sekondash, ndaj urime”, ka thënë Kirichenkos.

 

Poll