Live Updates /

Mbërrijnë emigrantët e parë afrikanë nga Italia, priten me protesta nga banorët e Lezhës

*16 emigrantët e parë kanë mbërritur sot me anijen “Libra’ nga Lampeduza e Italisë në portin e Shëngjinit, ku janë akomoduar në kampin e Gjadrit deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil. *Bëhet fjalë për 10 emigrantë nga Egjipti dhe 6 nga Bangladeshi të kapur në det të hapur, për të cilët u kryen procedura të përshpejtuara nga policia kufitare në portin e Shëngjinit ndërsa menjëherë pas kësaj, Italia mori në shqyrtim kërkesat e tyre për azil. *Me të mbërritur në Shëngjin, emigrantët u pritën nga një protestë e organizuar nga aktivistët të cilët mbanin banderolë gjigande në duar me mbishkrimin “Ëndrra europiane përfundon këtu” dhe po ashtu një pankartë të kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni të veshur si gardianë burgu. *Marrëveshja me Italinë për strehimin e emigrantëve është firmosur për 5 vitet e ardhshme ku përgjatë kësaj periudhe në Gjadër dhe Shëngjin kampet e ndërtuara do të shërbejnë si vendstrehim për 36 mije emigrantë në vit ndërkohë që Italia shqyrton kërkesat e tyre për azil. Nga kjo marrëveshje, e pakonsultuar me qytetarët, Shqipëria nuk ka asnjë përfitim ekonomik, por marrëveshja është konsideruar nga shtetet e mëdha si një model për t’u ndjekur për të menaxhuar krizën me emigrantët e paligjshëm.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
4 MUAJ ME PARE

Rama e Meloni të veshur si gardianë burgu, protestë në Shëngjin për mbërritjen e emigrantëve nga Italia

Mbërrijnë emigrantët e parë afrikanë nga Italia, priten
Banderola gjigande dhe pankarta me Ramën e Melonin të veshur si gardianë burgu

Lezhë- Emigrantët e parë të cilët mbërritën sot në portin e Shëngjinit ku do të qëndrojnë derisa tu shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në Itali, janë pritur me protesta nga aktivistët.

Në hyrjetë portit, me një banderolë gjigande të shkruajtur në anglisht “Ëndrra europiane përfundon këtu”, aktivistët e kanë cilësuar këtë kamp të ndërtuar në Gjadër si krim kundër njeriut, duke iu referuar kushteve në të cilat do të mbahen emigrantët e ardhur nga Afrika.

Ajo çfarë bie në sy janë imazhet e Ramës dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të dy të veshur me uniformën e gardianit të burgut, duke simbolizuar kështu kampin e ndërtuar që është përshkruar edhe nga vetë ministrat italianë i ngjashëm me “paraburgimin”. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“Misteri” i anijes me 16 emigrantë afrikanë që mbërriti në Shëngjin, admirali italian: Marrëveshja me Shqipërinë, operacion ushtarak

Mbërrijnë emigrantët e parë afrikanë nga Italia, priten

Mediat italiane i kanë kushtuar një tjetër artikull anijes së parë me 16 emigrantë afrikanë që mbërriti sot në brigjet e Shëngjinit ku do të akomodohen në kampe deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil në Itali.

Anija që solli sot emigrantët në Shqipëri rezulton të jetë anije ushtarake me pa kabina për të fjetur emigrantët, ndryshe nga sa ishte thënë më parë se do të përdoreshin tragetet për transportimin e tyre.

“Anija patrulluese “Libra” nuk ka kabina, përveç atyre të oficerëve, ndërsa marinarët flenë me radhë në vende me krevate marinari. Dhe gjithsesi ekuipazhi përbëhet nga vetëm 60 persona”, shpjegon admirali Vittorio Alessandro, ish-zëdhënës i Rojes Bregdetare. Ndaj, shton ai, “emigrantët e shpëtuar në det do të duhet ta bëjnë udhëtimin drejt Shqipërisë duke fjetur jashtë për të paktën dy ditë”.

Së fundi, ekziston hija e një ngjarjeje dramatike nga njëmbëdhjetë vjet më parë për këtë çështje. Në fakt, anija Libra është rikthyer në skenën e emigracionit, e cila më 11 shtator 2013 ishte në qendër të "masakrës së fëmijëve sirianë", mbytjes së një varke peshkimi në ujërat malteze e cila shkaktoi vdekjen e 268 personave, përfshirë më shumë se gjashtëdhjetë fëmijë. Autoritetet italiane përfunduan në gjyq për vonimin e shpëtimit, siç u përsërit më pas me masakrën e Steccato di Cutro, pavarësisht se vetë anija Libra ishte vetëm 17 milje larg. Një proces i cili në apel qershorin e kaluar konfirmoi kufizimet, por nënvizoi përgjegjësinë për ngjarjen nga ana e organeve shtetërore të shpëtimit italian. Tashmë anija ushtarake kthehet për t'u marrë me emigrantët, por sërish jo për të shpëtuar, por për të "deportuar" në Shqipëri. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Marrëveshja me Italinë, mbërrin në Shëngjin anija me 16 emigrantët e parë nga Egjipti dhe Bangladeshi

Mbërrijnë emigrantët e parë afrikanë nga Italia, priten
Momenti i ankorimit të anijes në portin e Shëngjinit

Ka mbërritur në Shëngjin anija e parë me emigrantë në bazë të marrëveshjes që Shqipëria ka firmosur me Italinë për strehimin e tyre deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Kontigjenti i parë i emigrantëve është i përbërë nga 16 persona në bordin e anijes "Libra", të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti, dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në det të hapur. Policia ka marrë masat për përshpejtimin e të gjitha procedurave kufitare të nevojshme. Mediat e huaja si “Reuters” e kanë cilësuar marrëveshjen për emigrantët si kontraverse, duke marrë parasysh edhe faktin që është marrëveshja e parë e bërë për emigrantët e vendeve të botës së tretë, e bërë nga një vend anëtar i BE dhe vend jo anëtar.

Marrëveshja e pakonsultuar nga Rama me qytetarët shqiptarë, është vlerësuar nga ndërkombëtarët të cilët kanë shprehur interes për të bërë marrëveshje të ngjashme mes vendeve që drejtojnë dhe shteteve jo anëtare të BE.

Kampi i Gjadrit është ndërtuar njëjtë me një “paraburgim të lehtë” ku i gjithë territori brenda kampit do të jetë nën juridiksionin italian dhe emigrantët nuk e kanë të lejuar të dalin deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil në Itali. Kapaciteti vjetor i këtyre qendrave të ndërtuara arrin deri në 36 mijë persona në një vit. Marrëveshja me Italinë është firmosur për 5 vite. Versus.al

Poll