Live Updates /

Moti i keq në vend, dalin nga shtrati lumenjtë në Vlorë e Berat, disa banesa të përmbytura

*Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar në të gjithë vendin për të tretën ditë radhazi duke sjellë probleme në disa zona. *Në Lezhë është dëmtuar argjinatura e kënetës së Tales dhe për pasojë uji ka bllokuar disa prej rrugëve kryesore të zonës. Në rrezik janë edhe banesat. *Ndërkohë në jug të vendit lumenjtë “Vjosa” në Vlorë dhe “Osumi” në Berat, kanë dalë nga shtrati duke përmbytur disa banesa. Konkretisht në Vlorë në vendin pranë urës së Mifolit janë përmbytur 3 banesa dhe rreziku mbetet i lartë pasi priten reshje shiu edhe në vazhdim. Ndërsa në Berat, janë përmbytur 8 banesa si pasojë e daljes nga shtrati të lumit “Osum”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 ORE ME PARE

Lumi del nga shtrati edhe në Berat, përmbyten 8 banesa

Moti i keq në vend, dalin nga shtrati lumenjtë në Vlorë e
Lumi "Osum" në Berat

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Berat ku rritja e nivelit të ujit ka bërë që lumi Osum të dalë nga shtrati.

Në total 8 banesa raportohen të përmbytura në Dimal,. Moravë dhe fshatin Çiflik, ndërsa 80 hektarë tokë bujqësore mbetet nën ujë.

Në aksin Berat-Poliçan ka rënie inertesh pranë vendit të quajtur “Çezma e Thatë”. Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës. Versus.al

2 ORE ME PARE

Niveli i lumit mbi 7 metra, Vjosa del nga shtrati, përmbyten 3 banesa pranë urës së Mifolit

Moti i keq në vend, dalin nga shtrati lumenjtë në Vlorë e
Ura e Mifolit, Vlorë

Vlorë- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë poshtë vendit të njohur si Ura e Mifolit. Mësohet se nivel i ujit ka arritur deri në 7.10 metra duke bërë që tre banesa pranë kësaj ure të përmbyten.

Shtabi i emergjencave civile është në gatishmëri, por gjithashtu janë njoftuar edhe banorët që të bëjnë kujdes dhe të jenë vigjilentë pasi pritet që të ketë reshje të mëtejshme shiu të cilat mund të rrisin më tej prurjet e lumit të Vjosës. Versus.al

3 ORE ME PARE

Çahet argjinatura e kënetës në Tale, përmbyten rrugët, rrezikohen edhe banesat

Moti i keq në vend, dalin nga shtrati lumenjtë në Vlorë e

Lezha ka kaluar mbrëmë një tjetër natë të vështirë me mot të keq. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, rritja e nivelit të ujit në zonën e Tales shkaktoi dëmtim të argjinaturës duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara.

Disa rrugë janë përmbytur, ndërsa rrezikohet edhe përmbytja e banesave. Gjatë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar për forcimin e argjinaturës me qëllim minimizimin e pasojave të mëtejshme.

Situata ka qenë problematike edhe në Mirditë ku aksi rrugor Rrëshen-Bukmir është shembur në disa pika duke rrezikuar që të bllokohet qarkullimi. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe Prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, deklaruan se ky segment rrugor ka pasur prej kohësh problematika të shumta, të cilat janë përkeqësuar pas reshjeve intensive. Versus.al

Poll