Live Updates /

Moti i keq përfshin vendin, përmbytje në veri, evakuohen disa familje! Situatë e vështirë në Kurbin, rrugët kthehen në "lumenj"

*Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin që prej mesnatës së mbrëmshme. Reshjet e shiut në formë shtrëngatash dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në disa zona. *Në Lezhë ka patur përmbytje në disa lagje të qytetit për shkak të bllokimit të kanalizimeve. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Krujë ku bllokimet e kanaleve kanë shkaktuar përmbytjen e disa tokave bujqësore. *Në Mat një banesë është përmbytur duke sjellë evakuimin e familjes që banonte aty. *Në Vlorë era e fortë ka rrëzuar disa pemë në qytet duke shkaktuar bllokim të qarkullimit. Ndërsa në Shkodër, reshjet e shiut mbrëmjen e djeshme dhe era e fortë dëmtuan aksin rrugor Breg Lumi-Theth duke shkaktuar prani inertesh në rrugë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin që prej mesnatës së mbrëmshme. Reshjet e shiut në formë shtrëngatash dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në disa zona. *Në Lezhë ka patur përmbytje në disa lagje të qytetit për shkak të bllokimit të kanalizimeve. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Krujë ku bllokimet e kanaleve kanë shkaktuar përmbytjen e disa tokave bujqësore. *Në Mat një banesë është përmbytur duke sjellë evakuimin e familjes që banonte aty. *Në Vlorë era e fortë ka rrëzuar disa pemë në qytet duke shkaktuar bllokim të qarkullimit. Ndërsa në Shkodër, reshjet e shiut mbrëmjen e djeshme dhe era e fortë dëmtuan aksin rrugor Breg Lumi-Theth duke shkaktuar prani inertesh në rrugë.

6 Postime
5 ORE ME PARE

VIDEO/ Lumi "Drojë" del nga shtrati dhe përmbyt rrugët në Kurbin, banorët totalisht të izoluar

Moti i keq përfshin vendin, përmbytje në veri, evakuohen disa

Në fshatin Sherdhet të Kurbinit situata paraqitet tepër dramatike pasi lumi “Droje” ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të shumta duke shkatërruar rrugën që lidh fshatin me qytetin.



Pavarësisht premtimeve se rruga do të rregullohej me argjinatura, siç duket nuk janë marrë masat e domosdoshme duke lënë banorët në mëshirë të fatit sa herë që ka reshje të shumta shiu. Versus.al

5 ORE ME PARE

VIDEO/ Nënkalimi i bllokuar totalisht, fundoset makina në Mamurras! Qytetarët mezi shpëtojnë

Moti i keq përfshin vendin, përmbytje në veri, evakuohen disa

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mamurras ku një automjet është fundosur teksa përpiqej të kalonte nën urë.

Nënkalimi ishte bllokuar totalisht pasi nuk ka patur asnjë lloj kanalizimi për rrjedhjen e ujit. Ndërsa makina fundoset plotësisht teksa qytetarët që udhëtonin me të mezi ia arrijnë të dalin nga mjeti.

Situata në këtë zonë ka dalë jashtë kontrolli duke bërë që të ndalohet qarkullimi në këtë nënkalim. Versus.al

7 ORE ME PARE

Moti i keq, përmbytet një banesë në Mat, evakuohet familja! Prani inertesh në disa rrugë, si paraqitet situata në vend

Moti i keq përfshin vendin, përmbytje në veri, evakuohen disa
Banesë e përmbytur në Mat

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë detaje mbi situatën e reshjeve të shiut në vend dhe pasojat e sjella në qarqe të ndryshme. Në Shkodër vijon të mbetet i bllokuar segmenti rrugor Breg Lumi-Theth.

Në Fushë-Arrëz raportohen për ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi pritet të ketë reshje të vazhdueshme shiu me intensitet të lartë në disa zona të vendit. Përveç problematikave të raportuara nga agjencia e Mbrojtjes Civile, situata paraqitet e rënduar në bashkinë e Matit ku një banesë në fshatin Rreth Bazë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar.

Njoftimi i plotë:

Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.

Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë.

Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore! Versus.al

7 ORE ME PARE

Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë, bllokohet qarkullimi

Moti i keq përfshin vendin, përmbytje në veri, evakuohen disa

Moti i keq ka goditur edhe Vlorën gjatë orëve të para të mëngjesit. Erërat e fuqishme kanë rrëzuar një pemë shumëvjeçare në zonën pranë rrugës kryesore duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.

Në pyllin e Sodës disa pisha janë rrëzuar nga era e fortë duke shkaktuar bllokim të segmentit rrugor që të çon në fshatin Zvërnec. Për pasojë qarkullimi është vështirësuar, ndërsa pritet ndërhyrja e strukturave bashkiake.

Deri më tani në Vlorë nuk raportohet për problematika të përmbytjeve. Versus.al

8 ORE ME PARE

Kanalet kulluese të papastruara, përmbyten sipërfaqet e arave në Krujë, rrezikohen edhe banesat

Moti i keq përfshin vendin, përmbytje në veri, evakuohen disa

Reshjet e shiut pas mesnatës së mbrëmshme kanë shkaktuar përmbytje edhe në Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc etj. Si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese, sipërfaqet me të mbjella janë mbuluar nga uji.

Raportohet se sipërfaqe të mëdha toke janë nën ujë nga uji i kanaleve të bllokuara. NSipas banorëve, niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi rrezikohet që, nëse reshjet do të vijojnë me të njëjtin intensitet, të përmbyten përveç arave edhe biznese e banesa.

Shkak kryesor për përmbytjet është bërë mospastrimi i kanaleve prej dekadash tashmë. Versus.al

9 ORE ME PARE

Reshjet e dendura të shiut në Lezhë, përmbytje në disa lagje dhe mungesë e energjisë elektrike

Moti i keq përfshin vendin, përmbytje në veri, evakuohen disa

Lezhë- Reshjet e shiut kanë përmbytur disa lagje të qytetit gjatë mesnatës. Në lagjet “11 janari” dhe “Besëlidhja” sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë prurjet e mëdha të reshjeve të shiut duke shkaktuar përmbytje në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh.

Mësohet se niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Gjithashtu edhe në disa segmente të aksit Lezhë-Shëngjin ka patur përmbytje. Në pjesën më të madhe të territorit të qarkut raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës. Versus.al

Poll