Live Updates /

Ngriti skemë mashtrimi me bursat amerikane, pranga studentit të Arteve! Ambasada e SHBA: Falsifikoi vulat tona

*Një 20 vjeçar i identifikuar si Ermes Hoxhalli është arrestuar nga policia si organizator i skemës së mashtrimit pre e së cilës kishin rënë qindra mësues, nxënës si dhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit të cilëve nëpërmjet disa programeve, i riu u kishte premtuar bursa falas për në SHBA. *Studenti i Arteve, e kishte ndërtuar skemën e mashtrimit duke u fshehur pas një profili me emër vajze “Klea Rama”. *Për arrestimin e tij, reagoi edhe ambasada e SHBA në Tiranë e cila bën me dije se i riu nga Devolli kishte arritur të falsifikonte vulën e zyrtarëve të saj në Shqipëri dhe kjo kishte bërë që institucionet të binin pre e mashtrimit të tij. *Në njoftimin e publikuar nga policia, nuk bëhet me dije një shifër zyrtare e përfitimit monetary që i riu mund të ketë pasur nga kjo skemë mashtrimi.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një 20 vjeçar i identifikuar si Ermes Hoxhalli është arrestuar nga policia si organizator i skemës së mashtrimit pre e së cilës kishin rënë qindra mësues, nxënës si dhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit të cilëve nëpërmjet disa programeve, i riu u kishte premtuar bursa falas për në SHBA. *Studenti i Arteve, e kishte ndërtuar skemën e mashtrimit duke u fshehur pas një profili me emër vajze “Klea Rama”. *Për arrestimin e tij, reagoi edhe ambasada e SHBA në Tiranë e cila bën me dije se i riu nga Devolli kishte arritur të falsifikonte vulën e zyrtarëve të saj në Shqipëri dhe kjo kishte bërë që institucionet të binin pre e mashtrimit të tij. *Në njoftimin e publikuar nga policia, nuk bëhet me dije një shifër zyrtare e përfitimit monetary që i riu mund të ketë pasur nga kjo skemë mashtrimi.

3 Postime
7 MUAJ ME PARE

FOTO/ Mashtrim me bursat amerikane, kush është studenti i Arteve që “futi në thes” zyrtarë të ministrisë! Shtirej si vajzë

Ngriti skemë mashtrimi me bursat amerikane, pranga studentit të

Personi që shihni në foto është 20 vjeçari Ermes Hoxhalli i cili u arrestua nga policia nën akuzën si organizator i një skeme mashtrimi me bursat në SHBA nëpërmjet projekteve të ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US23” and “Let’s Talk Together about US 24”, pre e të cilave kanë rënë edhe mësues dhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit.

Hoxhalli kishte përdorur profilin me emrin "Klea Rama" për të komunikuar me nxënës maturantë të cilët i mashtronte duke u thënë se mund të përfitonin bursa falas, skemë mashtrimi të cilën e kishte ngritur muaj më parë.

Skemën e mashtrimit e denoncoi edhe Ambasada e SHBA muaj më parë duke sqaruar se nuk ofronte një shërbim të tillë për bursa falas drejt SHBA për nxënës dhe mësues. I riu, student i Akademisë së Arteve dyshohet se ka bashkëpunuar me zyrtarë të ministrisë së Arsimit për realizuar këto programe mashtruese. Për arrestimin e tij reagoi edhe ambasada amerikane duke bërë me dije se i riu kishte arritur të falsifikonte vulat e zyrtarëve të ambasadës dhe kështu mashtronte zyrtarë të ministrisë së Arsimit. 

Hetimet për zbardhjen e skemës së mashtrimit kanë zgjatur rreth 6 muaj. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i 20 vjeçarit që mashtroi institucionet me bursa amerikane, ambasada e SHBA: Falsifikonte vulat tona

Ngriti skemë mashtrimi me bursat amerikane, pranga studentit të
Selia e ambasadës së SHBA në Tiranë

Ambasada amerikane ka reaguar për arrestimin e 20 vjeçarit Ermes Hoxhalli i cili akuzohet si organizator i skemës së mashtrimit të mësuesve dhe nxënësve duke u premtuar bursa falas për në SHBA.

Në reagimin e bërë, thuhet se i riu prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës duke mashtruar kështu edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të cilëve u paraqiste programe të caktuara sit ë lidhura me ambasadën.

“Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës dhe i përgëzon për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë. Njësia e Hetimeve Kriminale Ndërkombëtare dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Policisë së Shtetit kanë një njësi të posaçme që kryen hetime të përbashkëta. Një hetim gjashtë-mujor nga kjo njësi speciale kulmoi me arrestimin e djeshëm të një individi që mashtronte duke paraqitur programe si të lidhura me ambasadën dhe prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës. Ambasada falënderon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Policisë Kriminale Neritan Nallbati, kreun e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokuroren e çështjes Eloida Goxhi dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit për ndihmën e dhënë për këtë çështje”- thuhet në reagim. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Skandali me bursat amerikane, arrestohet 20 vjeçari që mashtroi ministrinë e Arsimit dhe qindra mësues e nxënës (EMRI)

Ngriti skemë mashtrimi me bursat amerikane, pranga studentit të

Një skemë mashtrimi me premtimin për bursa amerikane falas, është zbardhur pas përfundimit të hetimeve 6 mujore të policisë së shtetit. Në pranga i akuzuar si organizator i kësaj skeme ka rënë 20 vjeçari Ermes Hoxhalli.

Sipas njoftimit të policisë, Hoxhalli mashtronte institucionet arsimore, madje edhe ministrinë e Arsimit me programet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24” duke u premtuar qindra nxënësve dhe mësuesve udhëtime dhe studime falas për në SHBA. Pre e kësaj skeme mashtrimi për të cilën muaj më parë ambasada e SHBA mohoi të kishte programe të tilla, kanë rënë zyrtarë të lartë ministrie, mësues dhe nxënës në të gjithë vendin. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 22.07.2024, është arrestuar shtetasi Ermes Hoxhalli 20 vjeç, banues në Devoll.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar një masë sigurimi “Arrest në burg”, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

 Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm, i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga shtetasi tashmë i arrestuari E. H., i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.

Programet iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. I arrestuari E. H. kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë. Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese"- thuhet në reagimin e policisë.

Për ngjarjen ka pasur edhe një reagim nga ambasada amerikane ku thuhet se 20 vjeçari i arrestuar kishte arritur të falsifikonte vulat e zyrtarëve të institucionit dhe në këtë mënyrë ka arritur të mashtrojë edhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit. Versus.al

Poll