Çfarë do të gjeni në brendësi
*Shkëmbime replikash janë regjistruar mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Posaçme. *Fillimisht, Rama, në hyrje të podcastit “Flasim”, tregoi një episod të ndodhur së fundmi në ambientet e Kryeministrisë. *Kreu i qeverisë deklaroi se disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kishin refuzuar të dorëzonin armët gjatë paraqitjes në godinën e qeverisë. *Nga ana e saj, BKH sqaroi se tre hetues të institucionit ishin paraqitur në Këshillin e Ministrave për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që lidhej me masën e pezullimit ndaj Belinda Ballukut. *Vetëm pak minuta pas këtij sqarimi publik, Rama reagoi sërish. *Përmes një postimi në rrjete sociale, ai theksoi se kritikat e tij nuk kishin të bënin me armëmbajtje pa leje, por me, sipas tij, padijen etike dhe ligjore që i kishte shtyrë hetuesit të tentonin të hynin në Kryeministri të armatosur, duke përdorur shprehjen “patllake”, ashtu siç thuhet edhe në deklaratën e BKH-së.
Rama vijon përplasjen me BKH: Trimoshat kishin padije etike dhe ligjore

Kryeministri Edi Rama vijon kritikat për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) pas deklaratës së sotme ku tregoi se hetuesit e këtij institucioni nuk kishin pranuar të dorëzonin armët tek punonjësit e gardës kur po futeshin në kryeministri.
Pas përgjigjes së BKH-së, se hetuesit e saj dorëzuan armët dhe nuk kishin debatuar ose të përplaseshin me punonjësit e sigurisë në kryeministri.
Edi Rama ka reaguar sërish, vetëm pak minuta pasi BKH sqaroi publikisht rrethanat e ngjarjes.
Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan “në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.
Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale - thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.”
Reagimi i plotë i Ramës
Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!
Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.
Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale - thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.
Gjithsesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrsesi të lejojmë që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit.
“Nuk dorëzuan armët në kryeministri”, BKH i përgjigjet Ramës: Ja si qëndron e vërteta

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kishin hezituar të dorëzonin armët tek punonjësit e gardës para se të futeshin në kryeministri, ka ardhur reagimi i këtij institucioni.
BKH bënë me dije se tre hetues të saj u paraqitën në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për masën e pezullimit ndaj Belinda Ballukut.
“Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.
Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale”, shpjegon BKH.
Gjithashtu BKH se deklaron se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.
Deklarata e BKH:
Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë:
Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.
Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.
Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.
Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.
E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre./Versus.al
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera...

Kryeministri Edi Rama duke komentuar sërish kthimin e Belinda Ballukut në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, theksoi se vendimi i mëparshëm për pezullimin e saj goditi organizimin demokratik të shtetit.
Gjatë një rrëfimi, Rama vuri në vëmëndje një episod të pazakontë me disa punonjës të BKH-së, të cilët, sipas tij, hynë në godinën e Këshillit të Ministrave pa respektuar rregullat e sigurisë dhe refuzuan të linin patllaken tek dera, duke treguar një sjellje që e përshkroi si “trimoshe dhe jashtë kornizës ligjore”.
"Për trimoshat e BKH-së kam dëgjuar shumë çudira, por kishin ardhur këtu një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave dhe nuk donin të linin patllakën te dera, sipas rregullores së sigurisë së lartë të Gardës së Republikës së Shqipërisë," - tha Rama gjatë podkastit "Flasim", ku dhe tregoi episodin e pazakontë...
View this post on Instagram
“Kjo nuk është thjesht një çështje incidente, por një sinjal i qartë se ka ardhur koha për një reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional. Duhet të ndajmë beben e sapolindur nga ujërat e pistë dhe të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi,” tha Rama.
Ai shtoi se pavarësia e gjyqësorit duhet të respektohet, por procesi nuk mund të lejojë që “kura të bëhet problem më i madh se sëmundja”, duke rrezikuar liritë, të drejtat, administratën dhe ekonominë e vendit.

