Live Updates /

Pasi shkarkoi dy “besnikët” e Veliajt, Ristani nis me emërimet e reja në adminstratën e Bashkisë

*Kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të institucionit, Alban Dokushit, të dy njerëz të besuar të Veliajt. *Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit, por ky veprim ka ngjallur shumë polemika për shkak se vjen menjëherë pas përplasjes që u raportua më herët mes Veliajt dhe Ramës sa i takon drejtimit të bashkisë më të madhe të vendit. *Pas shkarkimit të Dokushit dhe Goxhajt, Anduela Ristani ka dal në një deklaratë për media, ku deklaroi se nuk ka asnjë krizë funksionale në bashkinë e Tiranës. *Ristani falënderoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i ka qëndruar pranë Bashkisë në këto kohë të vështira.* Pas shkarkimeve kanë nisru emërimet: në vend të Dokushit, është emëruar si Sekretare e Përgjithshme Jonida Halili, e cila më herët mbante postin e nënkryetares së Bashkisë. Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në sektorin juridik të institucionit. Berta Piro është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Juridikut, Aseteve dhe Licensimeve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
6 ORE ME PARE

Pas dy shkarkimeve të Ristanit në Bashkinë e Tiranës, nisin emërimet e reja (EMRAT)

Pasi shkarkoi dy “besnikët” e Veliajt, Ristani nis me

Lëvizje të shumta dhe ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës gjatë 48 orëve të fundit.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë disa shkarkime dhe emërime të reja në postet drejtuese. Ndër më të rëndësishmet është shkarkimi i nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushi.

Në vend të Dokushit, është emëruar si Sekretare e Përgjithshme Jonida Halili, e cila më herët mbante postin e nënkryetares së Bashkisë.

Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në sektorin juridik të institucionit. Berta Piro është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Juridikut, Aseteve dhe Licensimeve. Ajo ka shërbyer më parë si Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Menaxhimit. /Versus.al/

9 ORE ME PARE

Shkarkoi dy të besuarit e Veliajt, Anuela Ristani: Nuk ka krizë funksionale në bashkinë e Tiranës

Pasi shkarkoi dy “besnikët” e Veliajt, Ristani nis me

Kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka dalë në një deklaratë për media pas shkarkimit nga detyra të nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit, Alban Dokushit, të dy njerëz të besuar të Veliajt.

Goxhaj u shpreh në fjalën e saj në bashkinë e Tiranës nuk ka krizë funksionale duke theksuar se puna vazhdon me të njejtin vizion që e ka udhëhequr Erion Veliaj.

Ajo shtoi më tej se prej 10 vitesh punon përkrah Veliajt dhe respketin ndaj tij nuk ka asnjë media që mund ta shuajë. 

Në fund të fjalës së saj Goxhaj shprehu dhe mirënjohjen për kreun e qeverisë Edi Rama i cili i është gjendur në këtë ditë të vështira për bashkinë pranë tyre. 

'Nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin vizion që e ka udhëhequr Veliaj. Unë kam qenë 10 vite përkrah Veliajt, kam punuar kaq shumë kohë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë media, që të shuajë respektin për Veliajn dhe për respektin ndaj tij, duhet të punojmë e të punojmë. Në fund historia do kujtojë veprat dhe jo thashethemet. Dua të shpreh mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, që në këto ditë të vështira na është gjendur pranë. Të gjitha kanalet tona janë të hapura.' u shpreh ndër të tjera Ristani.

Pyetjes nëse ka një motivacion për shkarkimin e nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të përgjithshëm të institucionit Alban Dokushit, Ristani u përgjigj:

Unë drejtoj një institucion. Institucioni udhëhiqet mbi bazë të rregulloreve dhe legjislacionet dhe unë mbaj përgjegjësi për këto. Kështu që çdo lëvizje apo qarkullim stafi bëhet mbi bazë të këtyre dy parimeve./Versus.al

10 ORE ME PARE

Shkarkoi 2 'besnikët' e Veliajt, Ristani: Nuk ka krizë funksionale në bashkinë e Tiranës! Falënderoj kryeministrin Rama që na qëndroi pranë!

Pasi shkarkoi dy “besnikët” e Veliajt, Ristani nis me

Kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të institucionit, Alban Dokushit, të dy njerëz të besuar të Veliajt.

Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit, por ky veprim ka ngjallur shumë polemika për shkak se vjen menjëherë pas përplasjes që u raportua më herët mes Veliajt dhe Ramës sa i takon drejtimit të bashkisë më të madhe të vendit.

Me anë të një urdhri të firmosur nga qelia, Veliaj shkarkonte Ristanin si të deleguarën e tij dhe emëronte Sara Goxhajn në vend të saj. Mediat raportuan se ky urdhër i Veliajt shkaktoi ‘furtunë’ në bashkinë e Tiranës ku kishte mbërritur kryeministri Edi Rama i cili kishte urdhëruar moszbatimin e urdhrit dhe ndalimin e hyrjes në bashki për Dokushin dhe Goxhajn.

Pas këtyre zhvillimeve, Veliaj reagoi me një status në rrjetet sociale ku shprehej se nuk kishte asnjë përplasje me Ramën dhe bëhej fjalë për një keqkuptim duke shtuar se Ristani do të vijojë të mbetet kryetare e komanduar.

Ristani reagoi për emisionin ‘Opinion’ duke mohuar përplasjet dhe duke thënë se ndryshe nga çfarë ishte portretizuar si ‘besnikja’ e Ramës, me kryeministrin ishte takuar vetëm pasi ishte deleguar në krye të bashkisë Tiranë. Versus.al

Pasi shkarkoi dy “besnikët” e Veliajt, Ristani nis me

Pasi shkarkoi dy “besnikët” e Veliajt, Ristani nis me

Poll