Çfarë do të gjeni në brendësi
"Ju jap fjalën e nderit, anulojmë të gjitha ligjet e Ramës, ju shlyejmë borxhin", Berisha bën premtimin e fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mitingut përmbyllës të fushatës zgjedhore në Tiranë, lëshoi një sërë premtimesh të forta, duke u ndalur veçanërisht te çështja e ish-pronarëve, një nga temat më të debatueshme të tranzicionit shqiptar.Në prani të mijëra mbështetësve, Berisha deklaroi se nëse
Partia Demokratike vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit, “detyrimet ndaj ish-pronarëve do të shlyhen brenda mandatit të parë të qeverisjes”. Ai e cilësoi trajtimin e tyre nga qeveria aktuale si një padrejtësi të rëndë që ka zvarritur të drejtat legjitime të qytetarëve.
“Ne do t’i japim fund mashtrimeve dhe zvarritjeve. Brenda katër viteve të para, ne do të shlyejmë të gjitha detyrimet ndaj ish-pronarëve,” u shpreh Berisha.
Gjithashtu, ai premtoi anulimin e të gjitha ligjeve të miratuara nga qeveria Rama që, sipas tij, janë në kundërshtim me interesin publik dhe të drejtat kushtetuese. “Ligjet e Edi Ramës janë të krimit dhe korrupsionit. Ne do t’i fshijmë nga libri i shtetit,” theksoi ai. /Versus.al/
“S’e kuptojnë se do t’i mundim thellë e më thellë”, Rama në mbylljen e fushatës: 20 mandate në Tiranë
Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të PS në Tiranë theksoi se në zgjedhjet e 11 majit synojnë 78 mandate.
Rama: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë ku do qëndrojmë pas fitores historike të dielën e 11 majit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Asgjë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju. Ajo që kundërshtarët tanë nuk kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do na mundin dot po nuk kuptuan pse ne i mundim përherë e m thellë.
Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota. Se të marrësh më shumë vota se ne duhet të jesh më i mirë se ne. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Më të mirë kështu siç po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të dalin nga maternitetit se në sheshet e Shqipërisë. Edhe ata prurje të reja, nuk ngjajnë me ne. Ngjajnë me kundërshtarët tanë. Dava humbësash. Janë larg me ne. Ne edhe artimetikisht do ngjitemi më lart, më e pakta 78 mandate. Ky është blof, ky është truk, ky është propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit.
“Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, ”, Rama ironizon LaCivita: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit duke e bërë qesharak
Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli zyrtarisht fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit me një miting madhështor të mbajtur në Parkun Olimpik të Tiranës.
Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë, Rama mbajti një fjalim të gjatë ku, përveç premtimeve dhe mesazheve politike, nuk munguan as notat ironike në drejtim të opozitës.
Kreu i qeverisë shigjetoi veçanërisht Partinë Demokratike, duke përdorur tone therëse ndaj liderit të saj Sali Berisha dhe strategut amerikan të fushatës së PD-së, Chris LaCivita.
Rama ironizoi emrin e këtij të fundit duke e quajtur "Latifi", ndërsa për Berishën përdori një krahasim mjaft thumbues, duke e përshkruar si “bufin me kapelen e Donald Trump”.
“Në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë bezhë, ishte bufi me kapelën e Donald Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani me Latifin”, u shpreh Rama, duke iu referuar me përçmim përfaqësuesve të fushatës së PD-së.
“I vetmi që ka përfituar është vetë Latifi, që do largohet më i pasur se erdhi, në atë grumbull mbetjesh ku është i vetmi ‘rrot same’, siç thonë kosovarët”, shtoi ai.
Rama u shpreh i bindur për fitoren e socialistëve në zgjedhjet e së dielës, ndërsa parashikoi edhe reagimin e opozitës: “Bufi do falënderojë për fitoren, por të hënën do fillojnë ankesat për vjedhje votash ndërsa të martën do të fillojë revolucionin pa kthim”, tha Rama.
Kryeministri e mbylli fjalimin mes entuziazmit të simpatizantëve, duke deklaruar se “fushata ka mbaruar, tani është koha e sovranit – popullit”, duke ftuar qytetarët të votojnë PS-në për të vijuar “ngjitjen drejt Europës”.
View this post on Instagram
Partitë Politike "ndezin" Tiranën, mbyllin fushatën në kryeqytet! Premtimet e fundit nga Rama dhe Berisha përpara heshtjes zgjedhore. Populli "flet" të dielën
Në një atmosferë politike të ndezur dhe me pjesëmarrje masive, dy forcat kryesore politike në Shqipëri, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, mbyllën zyrtarisht fushatat e tyre elektorale në kryeqytet, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Edi Rama: “Tirana, simbol i transformimit europian”
Në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste, zhvilluar në qendër të Tiranës, kryeministri Edi Rama e cilësoi fushatën si një udhëtim të shpresës dhe zhvillimit. Ai theksoi arritjet e qeverisë në infrastrukturë, arsim dhe turizëm, duke i kërkuar qytetarëve një mandat tjetër për të “çuar përpara projektin europian të Shqipërisë”.
Rama u ndal veçanërisht tek ndryshimet që ka pësuar Tirana, e cilësuar nga ai si një qytet model për rajonin. “Sot jemi më pranë se kurrë anëtarësimit në BE. Shqipëria është një histori suksesi që duhet vazhduar, jo prishur”, deklaroi ai.
Berisha & LaCivita: “Koha për të rrëzuar regjimin e korrupsionit”
Në anën tjetër të qytetit, Partia Demokratike mbylli fushatën me një miting të madh ku mori pjesë lideri Sali Berisha dhe strategu amerikan Chris LaCivita. Fjalimet e tyre u përqendruan në akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë Rama, të cilën e quajtën “një regjim të kapur nga oligarkia dhe krimi”.
“LaCivita tha se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq historik dhe u bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë edhe një mandat tjetër për Edi Ramën, duke e cilësuar qeverisjen e tij si shkatërruese për ekonominë dhe familjen shqiptare. “Ju keni në dorë të shpëtoni vendin tuaj”, theksoi ai.
Berisha nga ana e tij ritheksoi angazhimin për një “qeveri transparente, të njerëzve dhe për njerëzit”, duke premtuar luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe rikthim të drejtësisë së vërtetë.
Pritshmëri të larta për zgjedhjet e 11 majit
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të Shqipërisë. Fushata ka qenë e ngarkuar emocionalisht, me retorikë të ashpër dhe ndasi të theksuara mes dy kampeve kryesore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar gatishmërinë për organizimin e votimit, ndërsa pritet një pjesëmarrje masive në votime.
Tashmë, fjalën e fundit e ka populli shqiptar. /Versus.al/
LaCivita mban fjalimin e fundit përpara heshtjes zgjedhore: Lëreni pa punë Edi Ramën!
Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm gjatë mitingut përmbyllës të fushatës zgjedhore, duke i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të refuzojnë edhe një mandat tjetër për kryeministrin Edi Rama. Në një atmosferë elektrizuese, LaCivita theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik dhe ka një mundësi historike për të zgjedhur ndryshimin.
“Faleminderit Shqipëri për mbështetjen që na ke dhënë,” u shpreh ai në nisje të fjalës së tij. “Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Jo vetëm për ëndrrat tuaja, por edhe për pozicionin e këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të lejojë më edhe një mandat tjetër për Edi Ramën.”
LaCivita, një figurë e njohur në fushatat republikane amerikane, e përshkroi gjendjen aktuale në vend si të rrezikuar nga korrupsioni dhe dështimet ekonomike. “Korrupsioni, gjendja ekonomike, ka shkatërruar familjet. Gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë,” tha ai.
Duke i drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë qytetarëve shqiptarë, ai u bëri thirrje që të mos dorëzohen përballë zhgënjimeve: “Ju keni tani një shans historik të tregoni që populli shqiptar e refuzon politikën e së kaluarës dhe ju nuk do të reshtni së luftuari për familjet tuaja.”
Apeli i LaCivita përfundoi me një thirrje të qartë për të mbështetur liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berishën. Ai e portretizoi këtë votë si një mjet shpëtimi për vendin nga kriza politike dhe morale që, sipas tij, ka thelluar qeverisja aktuale. /Versus.al/
VIDEO/ Stresi i palëkundur: “Berisha është doktori i zemrës sime”, "diss" Noizyt: Je në partinë e gabuar vëllai im!
Reperi i njohur Stresi ka qenë gjithmonë një përkrahës i zjarrtë i Partisë Demokratike dhe veçanërisht i liderit të saj historik, Sali Berisha.
Edhe pse PD ka kaluar momente të vështira dhe humbje elektorale, ai nuk ka hezituar të shprehë hapur mbështetjen e tij.
Mbrëmjen e sotme, Stresi mori pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së demokratëve, ku prezantoi edhe një këngë të re të krijuar posaçërisht për këtë rast.
Gjatë fjalës së tij, reperi deklaroi:
“Je doktori i zemrës time, Zoti ma ka dhënë këtë, nuk kam faj”, duke iu referuar Sali Berishës.
Më tej, ai shtoi edhe një thumb në drejtim të kolegut të tij Noizy, i cili është shprehur hapur pro Partisë Socialiste: “I thashë shokut tim Noizy: je në partinë e gabuar, miku im.”/ Versus.al
View this post on Instagram
Mitingu përmbyllës përpara heshtjes zgjedhore! Demokratët mbushin “Bulevardin e Ri”
Partia Demokratike ka përgatitur mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit.
Mbështetësit e PD-së janë mbledhur në Bulevardin e Ri, duke pritur mbërritjen e Sali Berishës, liderit të tyre.
Ky do të jetë tubimi i fundit i PD-së për këtë fushatë zgjedhore, ku priten të mbajnë fjalime kryedemokrati Sali Berisha, kryestrategu i fushatës së PD, Chris LaCivita si edhe politikani gjerman Elmar Brok
View this post on Instagram
Partitë Politike mbyllin fushatën, PS mbledh mbështetësit tek Parku Olimpik! Rama shoqërohet nga bashkëshortja (VIDEO)
Partia Socialiste mbyll sonte fushatën elektorale, në një miting te Parku Olimpik në Tiranë.
Siç shihet nga pamjet, parku është mbushur nga mbështetës të kësaj force politike, e cila kërkon mandatin e katërt qeverisës. Në tubim ka mbërritur dhe kryesocialisti Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Kujtojmë se në një videomesazh në rrjetet sociale, Rama shprehet se në takimin e sotëm do të jenë të pranishëm vetëm kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës dhe qytetarët e kësaj zone.
“Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhi, pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitje e fazëz tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve”, tha ai.
View this post on Instagram
Zgjedhjet e 11 majit/ Versus.al pubikon sondazhin! PS forcë e parë, por jo shumicë! ‘Të vegjlit’, ‘vendimtarë’ së bashku

Versus Media ka zhvilluar një sondazh në faqen zyrtare të internetit Versus.al mbi zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën më 11 maj. Sondazhi ka qenë i hapur përgjatë gjithë ditëve të fushatës zgjedhore dhe kanë marrë pjesë në total 1909 persona të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre mbi partinë që dëshirojnë të qeverisë vendin duke votuar të preferuarën mes 11 subjekteve në listë.
Në këtë sondazh kanë patur qasje qytetarë nga i gjithë vendi për të pasqyruar kështu një panoramë të përafërt me rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve që mbahen të dielën.
Partia më e votuar, rezulton të jetë Partia Socialiste me 806 vota ose përkthyer në përqindje, 42% të totalit. Ndiqet nga Partia Demokratike me 454 vota ose 24% të totalit.
Dy partitë e mëdha
Socialistët dhe demokratët të cilët kanë dominuar skenën politike gjatë pruralizmit, kanë marrë 1260 vota në total 64.04% të votave të pjesëmarrësve në sondazh, që është shifër më e madhe se të gjitha partitë e vogla të marra së bashku.
Nëse partitë e reja do bënin koalicion
Forca e tretë politike në përgjigjet e këtij sondazhi renditet ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ me 146 vota ose 8% të totalit. Më pas vjen një tjetër parti e re, ‘Lëvizja Bashkë’ me 114 vota ose 6% të totalit. Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, ka arritur të marrë 78 vota ose 4% të totalit të pjesëmarrësve. Nëse këto tre parti do të formonin një koalicion parazgjedhor, sipas këtij sondazhi do të merrnin 338 vota ose e thënë në përqindje 17.71%, duke u shndërruar në një forcë vendimtare për fatin e qeverisjes së vendit.
‘Të vegjlit’ forcë vendimtare
Pas një përllogaritje të thjeshtë të kryer, partitë e reja do të ishin vendimtare në këto zgjedhje nëse do të garonin në një koalicion të përbashkët. Gjendur në kushtet kur Rama dhe Berisha nuk do të bashkëpunonin për të formuar një qeveri as me njëri tjetrin dhe as me Bashën, partitë e reja do të kishin në dorë fatin e qeverisjes, duke marrë parasysh se partitë e vogla mezi kalojnë pragun. E vetmja alternativë e PS për koalicion qeverisës do të ishte PSD e Tom Doshit që në këtë sondazh ka marrë 3% të votave.
Lista e plotë sipas renditjes së partive politike në fletën e votimit me numrin konkret të votave të marra:
Partia Demokratike- Aleanca per Shqiperine Madheshtore - 454 vota (24%)
Levizja Bashke (Arlind Qori)- 114 vota (6%)
Levizja Atdheu - 57 vota (3%)
Koalicioni Euroatlantik- 92 vota (5%)
Partia Socialiste- 806 vota (42%)
Koalicioni Nisma Shqiperia Behet- 146 vota (8%)
Aleanca Kombëtare- 41 vota (2%)
Aleanca Demokracia e Re- 25 vota (1%)
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)- 38 vota (2%)
Partia Mundësia (Agron Shehaj)- 78 vota (4%)
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)- 58 vota (3%)
Duke marrë parasysh faktin se pragu kombëtar për të fituar ulëse në Kuvend është 3%, një pjesë e mirë e subjekteve politike garuese, nuk e kalojnë pragun, duke bërë që ndarja e mandateve të mbetet mes partive të tjera. Versus.al








