Live Updates /

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes tyre shefi i krimeve në Durrës dhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, të lidhur me krimin

*SPAK ka zhvilluar sot një aksion në vijim të megaoperacionit “Plumbi i Artë” i nisur në 2022-in pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. *33 masa arresti janë zbardhur në urdhrin e SPAK në kuadër të të cilit u zhvilluan kontrolle nga RENEA në qytete të ndryshme të vendit si në Durrës, Elbasan dhe Rrogozhinë. Mes emrave ndaj të cilëve është lëshuar masë arresti janë edhe i shumëkërkuari Talo Çela dhe “Dari i Elbasanit’ i përfshirë në disa ngjarje kriminale. *Në pranga kanë rënë ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, shefi i krimeve në Durrës Agustin Cinari, ish-zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj si dhe 2 oficerë policie të dyshuar sit ë lidhur me krimin e organizuar. *Masat e arrestit vijnë pasi mësohet se janë zbardhur 3 ngjarje kriminale të ndodhura në Rrogozhinë, Elbasan dhe Bradashesh ku personat ndaj të cilëve janë lëshuar masa arresti, dyshohet se janë të përfshirë. * Nga operacioni ‘Plumbi i artë 2’ është zbardhur dhe vrasja në rrethana misterioze e Andi Zylyfit në 13 dhjetor 2019. Zylyfi u qëlllua me 27 plumba teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*SPAK ka zhvilluar sot një aksion në vijim të megaoperacionit “Plumbi i Artë” i nisur në 2022-in pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. *33 masa arresti janë zbardhur në urdhrin e SPAK në kuadër të të cilit u zhvilluan kontrolle nga RENEA në qytete të ndryshme të vendit si në Durrës, Elbasan dhe Rrogozhinë. Mes emrave ndaj të cilëve është lëshuar masë arresti janë edhe i shumëkërkuari Talo Çela dhe “Dari i Elbasanit’ i përfshirë në disa ngjarje kriminale. *Në pranga kanë rënë ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, shefi i krimeve në Durrës Agustin Cinari, ish-zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj si dhe 2 oficerë policie të dyshuar sit ë lidhur me krimin e organizuar. *Masat e arrestit vijnë pasi mësohet se janë zbardhur 3 ngjarje kriminale të ndodhura në Rrogozhinë, Elbasan dhe Bradashesh ku personat ndaj të cilëve janë lëshuar masa arresti, dyshohet se janë të përfshirë. * Nga operacioni ‘Plumbi i artë 2’ është zbardhur dhe vrasja në rrethana misterioze e Andi Zylyfit në 13 dhjetor 2019. Zylyfi u qëlllua me 27 plumba teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin.

7 Postime
7 MUAJ ME PARE

U qëllua me 27 plumba, ‘Plumb i Artë 2’ zbardh vrasjen e Andi Zylyfit

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes
Andi Zylyfi dhe vendi ku mbeti i vrarë

Nga operacioni ‘Plumbi i artë 2’ është zbardhur dhe vrasja në rrethana misterioze e Andi Zylyfit në 13 dhjetor 2019.

Zylyfi u qëlllua me 27 plumba teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin. 

Një person i maskuar i cili zbriti shumë pranë këtij ambienti qëlloi me breshëri plumbash ndaj Zylyfit atëherë 26 vjeç, ndërsa dyshohej për larje hesapesh mes bandash.

Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur.

Plumbat kapën gjithashtu edhe Ardit Uruçin, shokun e Zylyfit, që ishte me këtë të fundit në momentin e atentit por që arriti të mibjetonte.

Zylyfi ishte kthyer nga emigrimi për të festuar festat e fundvitit me familjarët e tij.

Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibeaj bosit të drogës i cili mbeti i vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit në vitin 2018.

 

7 MUAJ ME PARE

Nga masakra e Bradasheshit tek atentati ndaj dy vëllezërve në Elbasan, zbardhen 3 ngjarje kriminale

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes
Endrit Alibej, një prej 3 të vrarëve në masakrën e Bradasheshit

Disa vrasje mësohet se janë zbardhur në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” për të cilin SPAK lëshoi 23 masa arresti, mes të cilëve edhe një shef krimesh, ish-gjyqtare dhe ish.zv-drejtor burgu në Bradashesh.

Tre prej ngjarjeve kriminale të zbardhura janë edhe atentati ndaj vëllezërve Baho ku u vra njëri prej tyre, vrasja e Klevis Kapllanit dhe masakra e Bradasheshit e ndodhur në 29 dhjetor të vitit 2019 ku u vranë tre persona, mes tyre edhe Endrit Alibeaj, vëllai i Erion Alibej, emër i njohur në botën e krimit.

Vrasja e Klevis Kapllanit

Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.  Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.

Por, për hetuesit, vrasja e 33 vjeçarit kishte ndodhur gjatë natës, 14 shtator dhe se ishte ekzekutuar me një armë me silenciator. Viktima ishte me precedent penal dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja atëherë u tha se dyshohej të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.Dyshohet se Kapllani kishte njohje dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes
Viktima Klevis Kapllani

“Masakra” me tre të vrarë në Bradashesh

Ndërkohë ngjarja e rëndë u mbetën të vrarë 3 persona, e njohur dhe si masakra e Bradasheshit ndodhi në fund të dhjetorit në 2018. Viktimë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej,  xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi kësaj vrasjeje të trefishtë. Versus.al

Atentati ndaj vëllezërve Baho

Ngjarja kriminale ndodhi në korrik të 2019-ës në fshatin Murras të Elbasanit. Pas atentatit mafioz, shënjestër e të cilit ishte Aleksandër Baho, mbeti i vrarë vëllai i tij Klevi Baho, 22 vjeç i cili sapo ishte liruar nga burgu në Itali. Versus.al

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes
Aleksandër dhe Klevi Baho

7 MUAJ ME PARE

“Plumbi i artë 2”, zbardhen disa prej 33 masave të arrestit! Mes tyre i shumëkërkuari Talo Çela (EMRAT)

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes
Talo Çela

Versus.al ka siguruar emrat e 23 personave nga 33 ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar masa sigurie. Mes tyre është edhe Talo Çela i shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale si grabitja me armë zjarri në aeroportin e Rinasit në 2019-ën dhe vrasja e 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.

Konkretisht janë lëshuar 23 masa sigurie ndaj:

Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

U arrestua nga SPAK për lidhjet me grupet kriminale, bëmat e ish- gjyqtares Pajtime Fetahut në sistemin e drejtësisë

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes
Pajtime Fetahu

Ish-gjyqtarja e Elbasanit ishte një nga emrat që u arrestua sot nga SPAK gjatë megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”.

Pajtime Fetahu është vënë nën arrest shtëpie nga SPAK për shkak të lidhjeve të saj me grupet kriminale.

Po kush është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu që i bëri bisht Vetingut?

Ajo i dha fund karrierës së saj 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë duke dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022.

Ajo pretendoi në atë kohë se ishte sëmurë pasi i Komisioni i Vetingut e njoftoi për tu paraqitur në seancën dëgjimore për tu njohur me rezultatet e hetimit pasuror ndaj saj.

Në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtaren, pasi u kap nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, gjyqtarja kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.

Menjëherë pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Por Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale për gjyqtaren, me arsyetimin se nuk u provua përfshirja e saj në korrupsion.

Me mbylljen e dosjes, në maj të vitit 2018, KLD-ja e riktheu Pajtime Fetahun në drejtësi. 

Në vitin 2019, Dafina Peci, banore e fshatit Gjinar në Elbasan, akuzoi gjyqtaren, se ka falsifikuar një vendim, duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqen e tokës së saj në Gjinar.

Gjyqtarja u lakua sërish në prill të vitit 2020, pasi liroi nga burgu dy herë Artan Drizën, i kapur me 81 doza heroinë, të gatshme për t'u shpërndarë tek konsumatorët. Kur Dirza theu arrestin shtëpiak, Fetahu e liroi sërish.

7 MUAJ ME PARE

Megaoperacioni i SPAK ku u arrestua ish-gjyqtarja, masë edhe për “Darin e Elbasanit”! Në maj u kap në Dubai

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes
Hajdar Bako (Dari i Elbasanit)

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç i njohur si “Dari i Elbasanit” dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale, është njëri prej personave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar masa sigurie në kuadër të megaoperacionit që po zhvillohet ditën e sotme.

Mes 33 masave të sigurisë të lëshuara, në pranga për lidhje me grupet kriminale, kanë rënë ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, ish-zv.drejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj.

Në maj të këtij viti, “Dari i Elbasanit” u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

Kush është “Dari i Elbasanit”:

Ai shfaqet në dosjen e operacionit “Plumbi i Artë”. Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, ishin vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kiste mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehej Dumani asokohe. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK me 33 masa sigurie, arrestohet ish-gjyqtarja Elbasanit, shefi i krimeve në Durrës dhe ish-zyrtari i Burgjeve

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe shefi i krimeve në Durrës, Agustin Cinari

Detaje të reja janë zbardhur nga opeacioni me urdhër të SPAK në kuadër të të cilit janë lëshuar 33 masa sigurie. Mësohet se janë arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, shefi i krimeve në Durrës Agustin Cinari dhe ish-zv drejtori i burgut në Bradashesh, Martin Musaj. Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin e lidhjeve me grupet kriminale në Elbasan.

Në nëntor të vitit 2022, Fetahu dha dorëheqje nga detyra si gjyqtare e Elbasanit vetëm një ditë pas seancës ku duhej të paraqitej për të dëgjuar rezultatet e hetimit dyvjeçar ndaj saj nga ana e komisionit të vettingut duke iu shmangur kështu procesit të rivlerësimit.

Emri i saj përmendet si tepër problematik në sistemin e drejtësisë dhe për të ka pasur ankesa edhe nga vetë qytetarët e Elbasanit.

Mësohet se aksioni i sotëm është vazhdim i operacionit "Plumbi i artë" i nisur në 2022-in dhe në kuadër të tij janë arrestuar edhe oficerë policie në Durrës. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Operacion i SPAK kundër krimit të organizuar, kontrolle të RENEA-s në disa qytete! 30 masa sigurie

“Plumbi i Artë 2”, zbardhen disa vrasje! 33 masa arresti, mes

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar sot një operacion kundër krimit të organizuar në kuadër të të cilit janë lëshuar disa masa sigurie. RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Policia ka nisur ekzekutimin e masave të lëshuara nga struktura e posaçme antikorrupsion. Mësohet se masat e sigurisë lidhen me zbërthimin e mesazheve në aplikacionin "Sky ecc" dhe vazhdimin e operacionit "Plumbi i artë" të nisur në 2022-in. 

Masat e sigurisë janë lëshuar në disa qytete të vendit për ngjarje kriminale të ndodhura në Berat, Elbasan dhe Rrogozhinë. Mes personave të arrestuar, mësohet se ka ish-gjyqtarë, ofierë policie, ish-drejtorë burgjesh dhe emra të krimit të organizuar. Versus.al

Poll