Live Updates /

“Probleme ka, por të mos humbim shansin për në BE”, Rama në Vlorë, kritika për deputetët aktualë: Nuk ishin pranë qytetarëve

*Kryeministri Edi Rama është ndalur së fundmi në qarkun e Vlorës për prezantimin e kandidatëve. Videon e parë e publikoi mbrëmjen e djeshme ku tregoi se ishte takuar me disa të rinj demokratë të FRPD. *Ndërsa gjatë mëngjesit ku zhvilloi takimin e prezantimit me kandidatët socialistë për Vlorën, pati kritika për deputetët aktualë për të cilët tha se nuk kanë krijuar lidhjen e duhur me njerëzit dhe nuk u janë gjetur pranë këtyre të fundit për problemet që kanë. *Përjashtim nga kritikat bëri për deputetët Damian Gjiknuri dhe Vullnet Sina të cilët janë të dy kandidatë në listën e hapur të qarkut. *Pas takimit me kandidatët, mblodhi operatorët turistikë për një plan të ri të zhvillimit të turizmit në qark. Në bisedimet që pati me ta, nuk la pa përmendur as ish-kryedemokratin Lulzim Basha të cilin e ironizoi për projektin e ndërtimit të Tramit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama është ndalur së fundmi në qarkun e Vlorës për prezantimin e kandidatëve. Videon e parë e publikoi mbrëmjen e djeshme ku tregoi se ishte takuar me disa të rinj demokratë të FRPD. *Ndërsa gjatë mëngjesit ku zhvilloi takimin e prezantimit me kandidatët socialistë për Vlorën, pati kritika për deputetët aktualë për të cilët tha se nuk kanë krijuar lidhjen e duhur me njerëzit dhe nuk u janë gjetur pranë këtyre të fundit për problemet që kanë. *Përjashtim nga kritikat bëri për deputetët Damian Gjiknuri dhe Vullnet Sina të cilët janë të dy kandidatë në listën e hapur të qarkut. *Pas takimit me kandidatët, mblodhi operatorët turistikë për një plan të ri të zhvillimit të turizmit në qark. Në bisedimet që pati me ta, nuk la pa përmendur as ish-kryedemokratin Lulzim Basha të cilin e ironizoi për projektin e ndërtimit të Tramit.

4 Postime
1 DITE ME PARE

“Tram në Vlorë”, Rama i përgjigjet operatorit turistik dhe ironizon Bashën: Na duhet Luli, se e ka bërë një në Tiranë

“Probleme ka, por të mos humbim shansin për në BE”,

Përveç prezantimit të kandidatëve për deputëtë të PS në Vlorë, Rama zhvilloi një takim edhe me operatorët turistikë të qarkut. Teksa tha se do të ketë një infrastrukturë më të gjerë në vijën bregdetare për parkime, kryeministri u ndal tek kërkesa e një prej operatorëve për të pasur një tram në Vlorë.

Në komentin e dhënë, Rama nuk la pa ironizuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha i cili vite më parë si kryebashkiak premtoi ndërtimin e një trami në Tiranë, gjë që nuk u realizua kurrë.

“E dyta është shumë e rëndësishme, se edhe unë të dëgjova me vëmendje, se ke edhe Vasilin këtu dhe Vasili ka shoqatën e tij. Unë të dëgjova me vëmendje. Duhet të biem dakord për një gjë: ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë. Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie”- tha Rama. Versus.al

1 DITE ME PARE

Përmbytjet në Vlorë vitin e kaluar, Rama: Kanalizimet problem, por mos ta humbasim trenin e BE

“Probleme ka, por të mos humbim shansin për në BE”,

Teksa mbajti takimin për të prezantuar kandidatët e PS për deputetë të Vlorës, kryeministri Edi Rama foli sërish për mundësinë që sipas tij Shqipëria ka për t’u anëtarësuar në BE.

Ai tha se problemet që mund të jenë për t’u zgjidhur janë të parëndësishme krahasuar me mundësinë që i është dhënë vendit për t’u anëtarësuar në BE.

“Si mund ta lëmë ne trenin e historisë që na ka ndaluar para syve pa e marrë se kemi ca probleme me kanalizimet në Vlorë, ose se kemi ca probleme me kush jam unë e kush je tin ë Sarandë. Probleme që janë të vërteta dhe po nuk i zgjidhëm ne nuk i zgjidh askush tjetër. Por janë hiç asgjë në krahasim me këtë oportunitet që na është dhënë”- tha Rama.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, Vlora u përfshi nga një situatë tepër e vështirë për shkak të shirave të dendur që shkaktuan përmbytje në disa zona të qarkut. Banorët u shprehën se shkak për dëmet e shumta që u janë shkaktuar nga përmbytjet, është fakti se kanalizimet nuk janë pastruar nga autoritetet përgjegjëse. Versus.al

 

1 DITE ME PARE

“Nuk iu gjendën pranë qytetarëve”, Rama i zhgënjyer me deputetët e PS në Vlorë: S’po flas për Damianin

“Probleme ka, por të mos humbim shansin për në BE”,
Edi Rama dhe Damian Gjiknuri

Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët për deputetë të PS në Vlorë. Në fjalën e mbajtur, ai u shpreh se me kandidatët aktualë, beson se do të arrihet një rezultat shumë i mirë në zgjedhjet e 12 majit në këtë qark.

“Besoj se këtë herë do marrim një rezultat edhe më të mirë, do dalim përtej atij volumit me të cilin jemi mësuar dhe do t’ju japim mundësinë shumë qytetarëve që deri dje kanë qenë simpatizantë të punës që ne mund të kemi bërë, por kanë qenë të ftohtë në zgjedhje për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre për ata që e përfaqësojnë Vlorën këtu”- tha Rama.

Më tej ai nuk i kurseu kritikat për deputetët aktualë të qarkut të Vlorës duke veçuar Vullnet Sinën. Sipas Ramës deputetët socialistë të këtij qarku, nuk i janë gjendur pranë qytetarëve duke mos dhënë shembull të mirë.

“Fakti që në të gjithë skuadrën e re, kemi vetëm një deputet që është aktualisht deputet, Vullnet Sina. Një deputet i lidhur me zonën dhe njerëzit. Erdhi dhe më tha kryetar këtu mbaron misioni im sepse besoj kam bërë gjithçka kam mundur, por nga ana tjetër, besoj se nuk e kam me tapi këtë punë dhe ta marrin të tjerët. Por përtej Vullnetit, na është dashur për t’I bërë një ndryshim total të skuadrës. Për t’ju thënë se ne e kuptojmë se çfarë na ka munguar neve për të na dhënë një mbështetje siç e kemi synuar. Deputetë që i konsideroj miq, por nuk kanë rrezatuar asgjë në raport me çfarë duhet të rezatonin këtu. Nuk kanë krijuar dot me njerëzit atë sinergji duke iu gjendur pranë e duke iu qarë hallin edhe kur nuk ua zgjidhin dot. Për këtë më vjen keq. Se çfarë ndodh këtu dhe si sillemi ne në këtë qytet, rrezaton edhe në qytetet e tjera. Më vjen keq që nuk kemi dhënë një shembull siç duhet”- deklaroi kryeministri.

Një veçim e pati edhe për Damian Gjiknurin i cili kandidon në listën e hapur të qarkut, duke thënë se nuk i kishte kritikat për të pasi ai ka qenë i angazhuar në Tiranë.

“Nuk kam parasysh këtu Damianin, sepse nuk është deputet i zonës, por i angazhuar në Tiranë me shumë detyra. Por kam parasysh përfaqësuesit e komunitetit këtu, që duhet të rrinë këtu dhe t’u gjenden pranë njerëzve. Dua të besoj se duke filluar nga ata në listën e mbyllur, do jenë pika referimi në qytet për njerëzit”- shtoi Rama. Versus.al

1 DITE ME PARE

"Kërkoj ndihmë, më morën peng të rinjtë e FRPD", Rama në Vlorë: Deti fle, armiqtë jo!

“Probleme ka, por të mos humbim shansin për në BE”,
Rama me të rinj të FRPD

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmë një takim me struktura të PS në Vlorë, nga ku më pas publikoi edhe një video ku sipas tij ndodhej më te rinj të FRPD të cilët i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Duke e nisur videon me batuta, Rama u bëri thirrje të gjithë të rinjve të PD që të votojnë për Partinë Socialiste, duke u përqendruar sërish tek retorika e tij e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Kërkoj ndihmë, jam peng i rinisë demokratike FRPD. Peng i një grupi terrorist nga Vlora. Domethënë unë mund të iki, nuk jam në rrezik? Se më morën peng, qenka gjë e bukur të jesh peng”- tha Rama.

“Le të jetë dhe Edona një model për gjithë Shqipërinë. Të gjithë të rinjtë e PD t’i bashkohen PS dhe vizionit të Edi Ramës”- u shpreh njëra prej anëtareve të PS në Vlorë.

“PS nuk ka nevojë t’i bashkoheni, po aty te numri 5 më votoni mua. Futemi në BE, thajmë kënetën dhe pastaj shpërndahuni prapë”- u shpreh kryeministri në videon të cilën e ka postuar me mbishkrimin "deti fle, Vlora jo dhe as armiqtë më të bukur në botë nuk flenë".

Gjatë ditës së sotme, pritet që të ketë një takim të Ramës me kandidatët për deputetë të Vlorës. Versus.al

 

Poll